A shkakton kryqëzimi i këmbëve variçe?
Sipas Dr. Heidi Waldorf edhe mundet. "Çdo gjë që pengon qarkullimin e gjakut nga këmbët në zemër ushtron presion tek venat. Venat janë strukutra të buta, nuk kanë muret mbrojtëse të arterieve dhe presioni i ushtruar shkakton zgjerimin e tyre, ndërsa kalon gjaku. Historia familjare dhe faktorët e riskut (si një shtatzëni, gjatë së cilës shtoni shumë në peshë) luajnë gjithashtu një rol të madh, prandaj jo të gjithë ata që kryqëzojnë këmbët rregullisht do të bëhen me variçe. Por, nëse prindërit tuaj i kanë, bëni mirë të mos i kryqëzoni ato."
Burimi: Harper's Bazaar