Ish-Kryebashkiaku i Dibrës, Shukri Xhelili, do të qëndrojë në burg. I përfaqësuar nga avokati Ferdinant Ndoja, Xhelili e dërgoi çështjen e shkarkimit të tij në Gjykatën Kushtetuese, si edhe dorëzoi një kërkesë në Gjykatën e Apelit për Krimet e Rënda për të lehtësuar dënimin në 'Detyrim Paraqitjeje' ose 'Arrest shtëpie'.
Por Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda e ka rrëzuar kërkesën e Xhelilit, duke lënë në fuqi masën e arrestit me burg. Shukri Xhelili e ka quajtur videoskandalin seksual të publikuar nga Ora News në 11 maj si një sulm politik me qëllimin për ta shkarkuar nga detyra. Për të hedhur poshtë vendimin e shkarkimit të tij nga drejtimi i Bashkisë së Dibrës, ai dërgoi një ankimim në Gjykatën Kushtetuese, kundër Kryeministrit Edi rama.
Burimi: BalkanWeb