Metropolitan

Selena Gomez hyn në histori pas nominimit për çmimet Emmy 2024

Selena Gomez hyn në histori pas nominimit për çmimet Emmy 2024
FOTO: Getty Images

Selena Gomez ka një arsye më shumë për t’u ndjerë krenare për veten dhe gjithë arritjet në karrierën e saj. Gomez ka fituar nominimin e saj të parë në aktrim me çmimet Emmy, ceremonia e së cilave do të zhvillohet më 15 shtator. Sel është nominuar si aktorja më e mirë në serialin komik "Only Murders in the Building".

Selena është zyrtarisht producentja latine më e nominuar në serialet e zhanrit komedi, me tre produksione nën emrin e saj.

Gomez është e njohur edhe për angazhimin e saj si producente, ndërsa në ceremoninë e çmimeve Emmy, ajo do të jetë përballë Quinta Brunso me serialin “Abbott Elementary”, Jean Smart të “Hacks”, Maya Rudolph në “Loot” dhe Kristen Wiig të “Palm Royale”.

Nominimi i këngëtares/aktores është i katërti për një këngëtare latine në një kategori si serialet e zhanrit komedi, kjo pas Rita Morena-s në vitin 1985, dy nominimet për “Ugly Betty” me protagonsiten America Ferrera në vitin 2007 dhe 2008 dhe vitin e kaluar ishte aktorja Jenna Ortega.

Sipas “Variety”, ylli me origjinë meksikane vjen përpara producentit kuban Marlis Pujol dhe Salma Hayek, e cila u nderua për produksionin e saj “Ugly Betty”.

Artikuj të sugjeruar: 

 

Burim: Marie Claire

REELS

💍

Pakëz art ✨

Ministrja e Shtetit për Sigurinë Ekonomike në Qeverinë e Japonisë, Kimi Onoda u vonua rreth pesë minuta në mbledhjen e Kabinetit të mbajtur në Zyrën e Kryeministrit mëngjesin e datës 6 mars, teksa momenti është bërë viral, duke dëshmuar edhe njëherë korrektesën e japonezëve.

Provojeni 😈

Nëse s’je regjistruar ende në @sunride.al , çfarë po pret? 🚴‍♀️ Tani me kodin ANABEL20, mund të përfitosh ulje për të përjetuar një super eksperiencë! ;)

🤓

😂😂😂

Më 3 mars, në skenën madhështore të Palais Garnier në Paris, mes shkëlqimit dhe solemnitetit të modës së lartë, një 10-vjeçar do të ngjitej në pasarelë për të sfiduar çdo pritshmëri. Në mesin e pëlhurave prej mëndafshi, xhaketave, fustaneve të qepura deri në detaj dhe vrullit të ethshëm të prapaskenës, ishte edhe Max Alexander. Rrugëtimi i tij nisi pothuajse shtatë vite më parë. Në një kohë kur mezi formonte shkronja në fletore, gishtat e tij të vegjël dinin të palosnin, të qepnin dhe të krijonin. Fillimisht, e ëma mendoi se ishte një fazë kalimtare, ku fëmijët priren të ëndërrojnë, por rezultoi se po rriste një talent. I lindur në Kaliforni nga Jack Alexander dhe Sherri Madison, Max gjeti frymëzimi te motra e tij, Samantha, sot 14 vjeçe. Ajo u bë muza dhe modelja e tij e parë. “Rrobat e para i krijova për të. Kur e shihja t’i vishte, ndihesha më i lumturi në botë,” tha ai në një intervistë për NDTV, me sytë që i ndriçonin nga entuziazmi. Sot, ndërsa shumë bashkëmoshatarë të tij sapo zbulojnë pasionet e para, Max Alexander po hyn në tempullin e modës botërore, duke dëshmuar se talenti nuk njeh moshë, por vetëm përkushtim, guxim, imagjinatë dhe pakëz bekim nga Perëndia.

E mbani mend besoj 🤨🤨🤨

Le të themi se interneti nuk e priti edhe aq mirë 🤓 🎥 : Friends Keep Secrets Podcast

Selena Gomez makes history after being nominated for the 2024 Emmy Awards

Selena Gomez hyn në histori pas nominimit për çmimet Emmy 2024
PHOTO: Getty Images

The star Selena Gomez has one more reason to feel proud of herself and all the achievements in her career.

Gomez has finally earned her first acting nomination at the Emmy Awards. The nominations for the 2024 Emmy Awards were announced yesterday, with Selena nominated for Outstanding Lead Actress in a Comedy Series.  

But, Gomez is also known for her commitment as a producer, while at the Emmy awards ceremony that will be organized this year in September, she will be opposite Quinta Brunso with the series "Abbott Elementary", Jean Smart of "Hacks", Maya Rudolph in "Loot" and Kristen Wiig in "Palm Royale".

The nomination of the singer/actress is the fourth for a Latin singer in a category such as comedy genre series, this after Rita Morena in 1985, the two nominations for "Ugly Betty" starring America Ferrera in 2007 and 2008 and last year was actress Jenna Ortega.

While Gomez's admirers are busy expressing their virtual support on social media through various comments and posts, Selena is officially the most nominated Latina producer in comedy series, with three productions under her name.

According to "Variety", the star of Mexican origin comes ahead of Cuban producer Marlis Pujol and Salma Hayek, who was honored for her production "Ugly Betty".

Suggested articles: 

 

Source: Marie Claire