Metropolitan

"Të shqetësuar nga zbulimet!" Kate Middleton & princi William reagojnë për herë të parë mbi çështjen Epstein

"Të shqetësuar nga zbulimet!" Kate Middleton & princi
Foto: Jeffrey Epstein/ Getty Images, Kate Middleton, Princ William/ Alamy

Zëdhënësi i princit dhe princeshës së Uellsit publikoi deklaratën e parë të çiftit mbi dosjet Epstein. Kate Middleton dhe princi William kanë shprehur mbështetjen e tyre për viktimat e Jeffrey Epstein. Sipas deklaratës, të dy ata janë shumë të shqetësuar për zbulimet e bëra pas publikimit të miliona faqeve dokumentesh nga dosjet Epstein, tha zëdhënësi i tyre.

“Mund të konfirmoj se princi dhe princesha janë thellësisht të shqetësuar nga zbulimet e vazhdueshme. Mendimet e tyre mbeten te viktimat,” tha zëdhënësi nga Arabia Saudite, ku princi William ndodhet në fillim të një vizite zyrtare tre-ditore.

"Të shqetësuar nga zbulimet!" Kate Middleton & princi

Kjo është hera e parë që William dhe Kate adresojnë drejtpërdrejt këtë skandal, i cili ka rikthyer vëmendjen e publikut ndaj lidhjeve të xhaxhait të William-it, Andrew Mountbatten-Windsor, ish-princit Andrew me Jeffrey Epstein. Xhaxhait të tij iu hoqën gjithë titujt mbretërorë për shkak të përfshirjes në këtë skandal, madje mediat raportuan së fundmi se ai ishte larguar fshehurazi nga shtëpia e tij, Royal Lodge, në mes të natës.

"Të shqetësuar nga zbulimet!" Kate Middleton & princi

Ky vendim u tha se u mor nga mbreti Charles dhe princi William pas një diskutimi urgjent që u zhvillua mes tyre. Sipas raportimeve të një burimi për Daily Mail, gjendja mendore e ish-princit nuk është aspak e mirë dhe qëndrimi i tij në pallat nuk do të pritej mirë nga publiku, pasi ai vazhdonte të shijonte privilegjet mbretërore.

"Të shqetësuar nga zbulimet!" Kate Middleton & princi

Burime pranë çiftit u shprehën se që prej fillimit të heqjes së titujve, Kate dhe William kanë mbështetur çdo vendim që është marrë ndaj ish-princit. Ndërkohë, deklarata e tyre përfundonte me fjalët:

“Lartmadhëritë e tyre dëshirojnë të bëjnë të qartë se mendimet e tyre kanë qenë dhe do të mbeten gjithmonë me viktimat dhe të mbijetuarit e çdo forme abuzimi.”

REELS

Nisja dhe vëre në sedër 🤨

Piss piss 🐱

“Deux Personnes échangeant de la Salive” (Dy persona duke shkëmbyer pështymë) me regji të Natelie Musteata dhe Alexandre Singh, fitoi çmimin “Oscar” për filmin e shkurtër live-action mé të mirë. Luana Bajrami, aktorja me origjine nga Kosova, ishte pjesë e kastit me 4 personazhe. Bajrami ka lindur në 2001 në fahatin Pleshinë, në Ferizaj të Kosovës dhe në moshën 7-vjeçare familja e saj emigroi në Francë. Ajo sot është një aktore e spikatur në Francë. Në 2020, Bajrami u nominua për cmimin “Cesar” si Aktoria më Premtuese.

🫠🫠

“One Battle After Another” nga regjisori Paul Thomas Anderson, fiton Oscar si filmi me i mire

Moderatori i edicionit të fundit të Oscars, komediani Conan O’Brien tallet mënyrën si gen z-gen alpha shohin video në Tiktok🤣🤣

Janë të gjithë njësoj 👀

👀 Si e gjykoni? 👀

E keni parasysh vetë se kush meriton tag ✨

Aktorja kineze Zhang Jingyi është bërë virale së në rrjetet sociale dhe në botën e modës, pasi u shfaq duke mbajtur një aksesor luksi të pazakontë nga Balenciaga, i cili ngjan shumë me një qese të zakonshme plehrash. Aksesori, që zyrtarisht kushton 1,790 dollarë, u kthye shpejt në një temë diskutimi mes adhuruesve dhe kritikëve të modës. Çanta është pjesë e qasjes eksperimentale të Balenciaga-s ndaj modës luksoze, ku objekte të përditshme rikonceptohen si pjesë dizajni të nivelit të lartë. E prodhuar me materiale premium dhe me estetikën minimaliste karakteristike të markës, çanta është krijuar qëllimisht për t’u dukur si një qese e thjeshtë plehrash, duke nxitur debat për kufijtë mes artit, modës dhe praktikës.

"Disturbed by the revelations!" Kate Middleton & Prince William react for the first time on the Epstein case

"Të shqetësuar nga zbulimet!" Kate Middleton & princi
Photo: Jeffrey Epstein/ Getty Images, Kate Middleton, Prince William/ Alamy

A spokesman for the Prince and Princess of Wales has released the couple's first statement on the Epstein files. Kate Middleton and Prince William have expressed their support for the victims of Jeffrey Epstein. According to the statement, the two are deeply concerned by the revelations made following the release of millions of pages of documents from the Epstein files, their spokesman said.

"I can confirm that the prince and princess are deeply troubled by the ongoing revelations. Their thoughts remain with the victims," ​​said the spokesman from Saudi Arabia, where Prince William is at the start of a three-day official visit.

"Të shqetësuar nga zbulimet!" Kate Middleton & princi

This is the first time William and Kate have directly addressed the scandal, which has brought public attention back to the links between William's uncle, Andrew Mountbatten-Windsor, the former Prince Andrew, and Jeffrey Epstein. His uncle was stripped of all royal titles due to his involvement in the scandal, and media outlets recently reported that he had secretly left his home, Royal Lodge, in the middle of the night.

"Të shqetësuar nga zbulimet!" Kate Middleton & princi

The decision was reportedly made by King Charles and Prince William after an urgent discussion between them. According to a source for the Daily Mail, the former prince's mental state is not good at all and his stay in the palace would not be well received by the public, as he continued to enjoy royal privileges.

"Të shqetësuar nga zbulimet!" Kate Middleton & princi

Sources close to the couple said that since the removal of titles, Kate and William have supported every decision that has been made regarding the former prince. Meanwhile, their statement concluded with the words:

"Their Highnesses wish to make clear that their thoughts have been and will always remain with the victims and survivors of all forms of abuse."