Metropolitan

"Absolutisht e tmerrshme!" Donald Trump sulmon ashpër Bad Bunny-n

"Absolutisht e tmerrshme!" Donald Trump sulmon ashpër Bad Bunny-n
Foto; Bad Bunny, Donald Trump/ Getty Images

Shfaqja e Bad Bunny-t gjatë Super Bowl-it pritet të mbahet mend për një kohë të gjatë. Por, përpos reagimeve pozitive, kishte edhe të tjerë që nuk e pritën fare mirë mënyrën se si u organizua i gjithë spektakli. Një ndër ta ishte pikërisht presidenti i SHBA-së, Donald Trump. Në një postim në Truth Social, Trump shkroi:

“Shfaqja e Super Bowl-it është absolutisht e tmerrshme, një nga më të këqijat, NDONJËHERË!”

"Absolutisht e tmerrshme!" Donald Trump sulmon ashpër Bad Bunny-n

Presidenti e cilësoi performancën një “fyerje ndaj Madhështisë së Amerikës” dhe pretendoi se ajo “nuk përfaqëson standardet tona të suksesit, kreativitetit apo ekselencës”, pa shpjeguar më tej arsyet.

Trump u ankua gjithashtu se pjesa më e madhe e performancës ishte në spanjisht, duke thënë:

“Askush nuk kupton asnjë fjalë nga ajo që thotë ky tipi.”

Pa dhënë detaje, ai e konsideroi kërcimin gjatë shfaqjes si të neveritshëm, veçanërisht për fëmijët e vegjël që po e shikonin.

Më pas, Trump lavdëroi sukseset e administratës së tij dhe tha se performanca e Bad Bunny-t ishte një “shuplakë në fytyrë” për këto arritje. Në postimin e tij, Trump nuk shpjegoi konkretisht arsyet e kritikave. Kjo ndodhi, ndonëse këngëtari nuk e përmendi në asnjë moment presidentin apo administratën e tij gjatë shfaqjes.

"Absolutisht e tmerrshme!" Donald Trump sulmon ashpër Bad Bunny-n

Performanca e Bad Bunny-t arriti të marrë përmasa historike. Ai është këngëtari i parë që zgjedh të performojë thuajse vetëm në spanjisht gjatë shfaqjes. Reperi u sigurua të organizonte një spektakël që përfaqësonte prejardhjen e tij më së miri.

Reagimet pozitive erdhën jo vetëm nga bashkëatdhetarët e reperit, por edhe nga të tjerë, të cilët edhe pse nuk e njihnin kulturën e Puerto Rico-s, e adhuruan atë.

REELS

Nisja dhe vëre në sedër 🤨

Piss piss 🐱

“Deux Personnes échangeant de la Salive” (Dy persona duke shkëmbyer pështymë) me regji të Natelie Musteata dhe Alexandre Singh, fitoi çmimin “Oscar” për filmin e shkurtër live-action mé të mirë. Luana Bajrami, aktorja me origjine nga Kosova, ishte pjesë e kastit me 4 personazhe. Bajrami ka lindur në 2001 në fahatin Pleshinë, në Ferizaj të Kosovës dhe në moshën 7-vjeçare familja e saj emigroi në Francë. Ajo sot është një aktore e spikatur në Francë. Në 2020, Bajrami u nominua për cmimin “Cesar” si Aktoria më Premtuese.

🫠🫠

“One Battle After Another” nga regjisori Paul Thomas Anderson, fiton Oscar si filmi me i mire

Moderatori i edicionit të fundit të Oscars, komediani Conan O’Brien tallet mënyrën si gen z-gen alpha shohin video në Tiktok🤣🤣

Janë të gjithë njësoj 👀

👀 Si e gjykoni? 👀

E keni parasysh vetë se kush meriton tag ✨

Aktorja kineze Zhang Jingyi është bërë virale së në rrjetet sociale dhe në botën e modës, pasi u shfaq duke mbajtur një aksesor luksi të pazakontë nga Balenciaga, i cili ngjan shumë me një qese të zakonshme plehrash. Aksesori, që zyrtarisht kushton 1,790 dollarë, u kthye shpejt në një temë diskutimi mes adhuruesve dhe kritikëve të modës. Çanta është pjesë e qasjes eksperimentale të Balenciaga-s ndaj modës luksoze, ku objekte të përditshme rikonceptohen si pjesë dizajni të nivelit të lartë. E prodhuar me materiale premium dhe me estetikën minimaliste karakteristike të markës, çanta është krijuar qëllimisht për t’u dukur si një qese e thjeshtë plehrash, duke nxitur debat për kufijtë mes artit, modës dhe praktikës.

"Absolutely terrible!" Donald Trump harshly attacks Bad Bunny

"Absolutisht e tmerrshme!" Donald Trump sulmon ashpër Bad Bunny-n
Photos; Bad Bunny, Donald Trump/Getty Images

Bad Bunny's Super Bowl performance is expected to be remembered for a long time. But, in addition to the positive reactions, there were also others who did not take well to the way the whole spectacle was organized. One of them was US President Donald Trump. In a post on Truth Social, Trump wrote:

"The Super Bowl show is absolutely terrible, one of the worst, EVER!"

"Absolutisht e tmerrshme!" Donald Trump sulmon ashpër Bad Bunny-n

The president called the performance an "insult to the Greatness of America" ​​and claimed that it "does not represent our standards of success, creativity, or excellence," without further explaining the reasons.

Trump also complained that most of the performance was in Spanish, saying:

"Nobody understands a word this guy says."

Without giving details, he considered the dancing during the show to be disgusting, especially for the young children who were watching.

Trump then praised the successes of his administration and said Bad Bunny's performance was a "slap in the face" for those achievements. In his post, Trump did not specifically explain the reasons for the criticism. This happened even though the singer did not mention the president or his administration at any point during the performance.

"Absolutisht e tmerrshme!" Donald Trump sulmon ashpër Bad Bunny-n

Bad Bunny's performance reached historic proportions. He is the first singer to choose to perform almost exclusively in Spanish during the show. The rapper made sure to put on a show that represented his background in the best possible way.

Positive reactions came not only from the rapper's compatriots, but also from others, who, although they did not know Puerto Rican culture, adored it.