
Kemi një lajm fantastik për gjithë fansat e humorit të familjes Simpson! Dy dekada pas publikimit të fimit “The Simpsons”, do të vijë edhe një tjetër projekt, si vazhdimësi! Njoftimi u bë më 29 shtator 2025, nga “20th Century Studios” dhe filmi do të publikohet më 23 korrik të vitit 2027.
Posteri i filmit u publikua në Instagram dhe përfshin imazhin e një petulle, duke na treguar se Homer-i do të kthehet për një “raund të dytë”.
View this post on Instagram
Seriali, i krijuar nga karikaturisti Matt Groening në vitin 1989, ndjek familjen Simpson, me prindërit Homer dhe Marge, si dhe tre fëmijët e tyre, Bart, Lisa dhe Maggie.
Filmi i parë, i “The Simpsons” u publikua në korrik të vitit 2007 dhe tregoi historinë e Homeri-it, i cili aksidentalisht ndoti burimin ujor të qytetit. Kjo bëri që Agjencia e Mbrojtjes së Mjedisit të mbulonte qytetin me një kupolë, duke e detyruar Homer-in që të shpëtojë qytetin dhe familjen. Filmi, i cili fitoi mbi 500 milionë dollarë në arkën globale të kinemasë, përfundon me beben Maggie, e cila thotë fjalën e parë “Vazhdim?” në fund të krediteve të filmit.
Në vitin 2014, producenti ekzekutiv i “The Simpsons” dhe bashkëskenaristi i filmit, James L. Brooks, zbuloi se Fox e kishte kontaktuar për një vazhdim të filmit. Por në vitin 2024, shkrimtari dhe producenti ekzekutiv, Al Jean, tha se nuk kishte pasur bisedime formale apo zhvillim skenari, duke shpjeguar se diskutimet ishin pezulluar për shkak të pandemisë së Covid-19.
Për momentin, detajet e historisë së filmit të ri nuk janë zbuluar.
“The Simpsons” është seriali më jetëgjatë i animuar dhe i shkruar për “prime-time” në SHBA, me gati 800 episode, të transmetuara gjatë 36 viteve.