Metropolitan

Madonna rrëfen momentet më të vështira të jetës së saj: “Pa spiritualitetin, s'do të isha gjallë”

Madonna rrëfen momentet më të vështira të jetës
Getty Image

Madonna, 67 vjeç, dha një nga intervistat më të ndjera të jetës së saj në podcast-in On Purpose të Jay Shetty-t, duke reflektuar mbi udhëtimin e saj shpirtëror, përvojat e vështira që ka kaluar dhe fuqinë e faljes.

Ajo rrëfeu se lidhja me spirtualitetin nisi pak para lindjes së vajzës së saj të parë, Lourdes Leon, në vitin 1996, kur u njoh me mësimet e Kabalah. Prej atëherë, spiritualiteti është bërë thelbësor në jetën dhe artin e saj.

“Duhet të kesh një jetë spirtuale për të pasur sukses. Suksesi nuk është fama apo paratë, por të jetosh me kuptim. Nëse nuk do ta kisha këtë lidhje me spirtualitetin, nuk do të isha këtu sot,” – tha ajo.

Fituesja e çmimeve Grammy, e njohur për angazhimin e saj në të drejtat e njeriut, theksoi se mirësia është ajo që e mban gjallë.

“Çfarë kam bërë për të tjerët? Kjo është pyetja që më udhëheq. Qëllimi i shpirtit tim është të sjell dritë në botë përmes gjithçkaje që bëj. Nuk dua ta mbaj vetëm për vete, dua ta ndaj.”

Ajo e përshkroi jetën si një dhomë me errësirë, ku ne jemi thirrur të ndiznim dritën, jo të fshiheshim prej saj.

Madonna rrëfen momentet më të vështira të jetës

Në një reflektim të sinqertë, Madonna pranoi se dikur ishte e robëruar nga mendimet e të tjerëve për të.

“Dikur isha skllave e asaj që njerëzit mendonin për mua. Por e vërteta është që unë nuk përshtatem dhe kjo është ajo që më ka shpëtuar.”

Në qershor 2023, Madonna u shtrua në spital për një infeksion të rëndë bakterial dhe kaloi disa ditë në koma të induktuar. Ajo përshkroi atë që e quan “përvojë shpirtërore”, që ndryshoi mënyrën si e sheh jetën dhe marrëdhëniet me të tjerët.

“Isha pothuajse në anën tjetër. Nëna ime u shfaq dhe më pyeti: ‘A do të vish me mua?’ Dhe unë thashë jo. Asistentja ime më dëgjoi ta thosha këtë, edhe pse isha pa ndjenja. U zgjova. Dhe e kuptova: ajo ‘jo’ ishte nevoja ime për të falur.”

Në tetor 2024, vëllai i saj më i vogël, Christopher Ciccone, ndërroi jetë në moshën 63-vjeçare. Marrëdhënia e tyre kishte qenë shpesh e tensionuar dhe për vite me radhë nuk kishin pasur kontakt.

Ajo tregoi se për vite të tëra ndjente zemërim ndaj tij dhe se kur ai u sëmur e i kërkoi ndihmë, nuk ishte e sigurt nëse do ta ndihmonte.

“Kur dikush që e do tërësisht të lëndon, është shumë e vështirë ta pranosh. Mendova: ‘A do ta ndihmoj armikun tim?’ Por e bëra. Dhe ndjeva çlirim.

Ishte sikur më ishte hequr një barrë nga shpina. Fola me të, i mbajta dorën, dhe i thashë: ‘Të dua dhe të fal.’”

Në fund të intervistës, Madonna u bëri thirrje njerëzve që të mos marrin asgjë për të mirëqenë dhe të jetojnë me përulësi.

 

REELS

Hailey Bieber në YSL Show - Pranvere ‘26

Buqeta e dasmës për shenjën e 🐠

Java e Modës në Milano ✨

Bad Bunny është zyrtarisht i konfirmuar si artisti i halftime show në Super Bowl LX, më 8 shkurt 2026 në Levi’s Stadium, Kaliforni. Benito Antonio Martínez Ocasio (i njohur si Bad Bunny) do të bëhet artisti i parë latin që udhëheq skenën më të ndjekur në botë. Këtë performancë ai ia ka dedikuar kulturës dhe popullit të tij, duke thënë: ‘This is for my people, my culture and our history.’ (Kjo është për popullin tim, kulturën time dhe historinë tonë). Ai ka fituar 3 Grammy, dhjetëra Latin Grammy, është artisti më i dëgjuar globalisht në Spotify prej vitesh, dhe tashmë do të sjellë reggaeton e trap në skenën e Super Bowl-it. 🎶🌍 Bad Bunny nuk e ka për herë të parë Superbowl-in. Ai ka qenë i ftuar te Shakira & J.Lo në vitin 2020, por tani është momenti i tij si protagonist. Super Bowl 2026 do të transmetohet në NBC dhe platforma të tjera ndërkombëtare.

Meet Valeria, një nga trajneret më të buzëqeshura të Sunride! Si është një klasë çiklizmi sipas saj? @sunride.al

🥺🥺🥺🥺🥺

Çfarë talenti ke?

Prifti e nxjerr jashtë nga kisha

Miranda Priestly bëri një paraqitje të papritur në sfilatën e @dolcegabbana këtë pasdite në Milano. Ajo nuk ishte parë për gati 20 vite në sfilatat e modës, por thuhet se po përgatit një ndryshim të madh për “biblën botërore të modës”.

PRANK PRINDËRVE Gjeni fëmijët tuaj 😂

Madonna reveals the most difficult moments of her life: "Without spirituality, I wouldn't be alive"

Madonna rrëfen momentet më të vështira të jetës
Getty Images

Madonna, 67, gave one of the most heartfelt interviews of her life on Jay Shetty's On Purpose podcast, reflecting on her spiritual journey, the difficult experiences she's gone through and the power of forgiveness.

She confessed that her connection with spirituality began shortly before the birth of her first daughter, Lourdes Leon, in 1996, when she was introduced to the teachings of Kabbalah. Since then, spirituality has become essential in her life and art.

"You have to have a spiritual life to be successful. Success is not about fame or money, but living with meaning. If I didn't have this connection to spirituality, I wouldn't be here today," she said.

The Grammy Award winner, known for her commitment to human rights, emphasized that kindness is what keeps her alive.

“What have I done for others? That is the question that guides me. My soul's purpose is to bring light to the world through everything I do. I don't want to keep it to myself, I want to share it.”

She described life as a dark room, where we are called to turn on the light, not hide from it.

Madonna rrëfen momentet më të vështira të jetës

In a candid reflection, Madonna admitted that she was once captive to others' opinions of her.

"I used to be a slave to what people thought of me. But the truth is, I don't fit in, and that's what saved me."

In June 2023, Madonna was hospitalized for a severe bacterial infection and spent several days in an induced coma. She described what she called a "spiritual experience" that changed the way she viewed life and relationships with others.

“I was almost on the other side. My mother appeared and asked me: ‘Will you come with me?’ And I said no. My assistant heard me say this, even though I was unconscious. I woke up. And I realized: that ‘no’ was my need to forgive.”

In October 2024, her younger brother, Christopher Ciccone, passed away at the age of 63. Their relationship had often been strained, and they had not had contact for years.

She said that for years she felt anger towards him and that when he got sick and asked for help, she wasn't sure if she would help him.

“When someone you love completely hurts you, it's very hard to accept. I thought, 'Am I going to help my enemy?' But I did. And I felt liberated.

It was like a weight had been lifted off my back. I talked to her, held her hand, and said, 'I love you and I forgive you.'”

At the end of the interview, Madonna urged people to not take anything for granted and to live with humility.