Metropolitan

Rasti shokues: Ish-aktori i filmave porno dënohet me 19 vjet burg për shfrytëzim seksual të fëmijëve

Rasti shokues: Ish-aktori i filmave porno dënohet me 19 vjet burg për
Getty

Ish-aktori i filmave për të rritur, Austin Wolf (emri i vërtetë i së cilit është Justin Heath Smith), është dënuar me 19 vjet burg nga një gjykatë federale në SHBA për shfrytëzim seksual të fëmijëve.
 
Justin, 44 vjeç, u arrestua në prill të vitit 2024, pasi autoritetet gjetën qindra video me pornografi fëmijësh në apartamentin e tij në Manhattan. Në qershor të 2025-ës, ai pranoi fajësinë për nxitje të një të mituri në aktivitete seksuale. Përveç dënimit me burg, ai do të jetë nën mbikëqyrje për 10 vite pas lirimit dhe duhet të paguajë një gjobë prej 40 mijë dollarësh.

Sipas prokurorëve, që nga viti 2023 ai ka tentuar të shfrytëzojë vazhdimisht të mitur. Ai u takua me adoleshentë të moshës 12–15 vjeç dhe planifikoi takime të tjera për abuzim me fëmijë edhe më të vegjël, përfshirë një 9-vjeçar dhe një 7-vjeçar. Në disa raste, takimet u ndërprenë ose u parandaluan nga autoritetet.

Rasti shokues: Ish-aktori i filmave porno dënohet me 19 vjet burg për

“Krimet e Justin Heath Smith ndaj fëmijëve janë të tmerrshme,” tha në një deklaratë prokurori i SHBA për Distriktin Jugor të New York-ut, Jay Clayton. “Ai shënjestroi fëmijë që nga mosha 8 vjeç. Çdo banor dëshiron që ai dhe të ngjashmit e tij të mos jenë më kurrë në rrugët tona dhe kurrë pranë fëmijëve tanë. Mesazhi ynë për këta tipa njerëzish është i qartë: I vetmi vend për ta në New York është burgu!”

Që prej janarit të vitit 2024, Smith dhe një burrë tjetër (i referuar si “mashkulli 2”), u takuan që të abuzonin seksualisht me një fëmijë 9-vjeçar, për të cilin “mashkulli 2” po kujdesej. Në momentin që ish-aktori i filmave për të rritur mbërriti në godinë, “mashkulli 2” ndërroi mendje.

Një muaj më vonë, Justin planifikoi të takonte një të mitur me qëllime seksuale dhe për të diskutuar për një akt specifik që adoleshenti do të performonte për Smith-in”.

Pala akuzuese u shpreh se ndër të tjera, ai posedonte edhe foto ekskplicite të një 12-vjeçari dhe të një 15-vjeçari. Gjithashtu, pretendohet se Smith planifikonte të takohej me një burrë që kishte një fëmijë 7 vjeç dhe ishte ofruar që fëmija e tij të përmbushte dëshirat e Smith. Fatmirësisht, autoritetet e arrestuan Smith para se kjo ngjarje të ndodhte.

Gjatë kontrollit, autoritetet zbuluan mbi 1,200 skedarë me pornografi fëmijësh, përfshirë video të rënda me viktima foshnja.

REELS

Hailey Bieber në YSL Show - Pranvere ‘26

Buqeta e dasmës për shenjën e 🐠

Java e Modës në Milano ✨

Bad Bunny është zyrtarisht i konfirmuar si artisti i halftime show në Super Bowl LX, më 8 shkurt 2026 në Levi’s Stadium, Kaliforni. Benito Antonio Martínez Ocasio (i njohur si Bad Bunny) do të bëhet artisti i parë latin që udhëheq skenën më të ndjekur në botë. Këtë performancë ai ia ka dedikuar kulturës dhe popullit të tij, duke thënë: ‘This is for my people, my culture and our history.’ (Kjo është për popullin tim, kulturën time dhe historinë tonë). Ai ka fituar 3 Grammy, dhjetëra Latin Grammy, është artisti më i dëgjuar globalisht në Spotify prej vitesh, dhe tashmë do të sjellë reggaeton e trap në skenën e Super Bowl-it. 🎶🌍 Bad Bunny nuk e ka për herë të parë Superbowl-in. Ai ka qenë i ftuar te Shakira & J.Lo në vitin 2020, por tani është momenti i tij si protagonist. Super Bowl 2026 do të transmetohet në NBC dhe platforma të tjera ndërkombëtare.

Meet Valeria, një nga trajneret më të buzëqeshura të Sunride! Si është një klasë çiklizmi sipas saj? @sunride.al

🥺🥺🥺🥺🥺

Çfarë talenti ke?

Prifti e nxjerr jashtë nga kisha

Miranda Priestly bëri një paraqitje të papritur në sfilatën e @dolcegabbana këtë pasdite në Milano. Ajo nuk ishte parë për gati 20 vite në sfilatat e modës, por thuhet se po përgatit një ndryshim të madh për “biblën botërore të modës”.

PRANK PRINDËRVE Gjeni fëmijët tuaj 😂