Dieta mund të jetë shumë e rëndësishme për të ardhur në formë, por pa aktivitet fizik, zor se do shihni ndryshimet që prisni në trupin tuaj. Për dreq jemi njerëz prej mishi dhe gjaku dhe tundohemi nga gjërat e vogla, prandaj jo gjithmonë e kemi motivimin që duhet për të shkuar në palestër.
Por Sara dhe Ledioni, që të dy kanë patur marrëdhënie jo fort të mira me peshën, kanë gjetur mënyrën ideale për të mos i bërë bisht aktivitetit fizik. Prindërit e Londonit e nisin ditën në palestër, siç tregon fotoja e publikuar nga Sara në Snapchat, gati për të djegur kaloritë e tepërta dhe për të kthyer në maskë muskulore tulet e tepërta.
Kësaj valleje i kanë hyrë bashkë dhe nëse njëri prej të dyve zgjohet me mendjen për ta lënë palestrën një ditë, tjetri është aty për ta tërhequr me zor. Gjatë gjithë karrierës së tij televizive, kemi dëshmuar ulje-ngritjet e Ledionit në peshë, ndërsa Sara befasoi të gjithë me rënien drastike pas ndërhyrjes në stomak.
Megjithatë aksionerja e Top Media-s ka treguar se gëzon vullnet të hekurt, pasi edhe pas ardhjes në jetë të djalit, u kthye në shumë pak kohë në formën e mëparshme fizike.