Metropolitan

‘Rivalët prej një jete’ sjellin bashkëpunimin e tyre të parë

‘Rivalët prej një jete’ sjellin bashkëpunimin e tyre

Alban Skënderaj dhe Flori Mumajesi janë dy nga kantautorët më të njohur dhe të suksesshëm të muzikës bashkëkohore shqiptare, të cilët pavarësisht respektit reciprok për punën e njëri-tjetrit ndër vite, nuk kanë bashkëpunuar kurrë. Duke qenë se suksesi i ka ndjekur pothuajse njësoj, ku mjafton të kujtojmë këtu pjesëmarrjet e tyre nëpër festivale si “Festivali i Këngës”, “Kënga Magjike” apo “Top Fest” që kanë rezultuar në fitore, janë vlerësuar me çmime të rëndësishme dhe/ose kanë lënë gjurmë, është krijuar edhe një ide si “rivalë të përbetur”. “Flori apo Albani?” është një nga pyetjet që me gjasë jua kanë bërë edhe ju nëpër biseda mes miqsh.

‘Rivalët prej një jete’ sjellin bashkëpunimin e tyre

Më në fund, këngëtarët, të cilët bëjnë shaka me këtë idenë e rivalitetit, do të sjellin bashkëpunimin e tyre të parë. Në një video të filmuar nga moderatori Labinot Gashi gjatë festës së ditëlindjes së Arilena Arës, ata thonë me humor se “nuk e shohin dot me sy njëri-tjetrin” dhe “kanë një urrejte të brendshme prej një jete” ku shtojnë se “kënga do të bëhet”.  “Kënga do të bëhet. Se kush do e bëjë, ose ky ose unë, nuk e dimë,” thotë Flori.

Kënga me gjasë do të jetë një nga projektet e tyre më të suksesshme. Në një sondazh të Anabel.al në mars të 2019-s, bashkëpunimi i tyre u rendit në vendin e parë në listën “bashkëpunime që s’kanë ndodhur, por duhet të ndodhin”.

REELS

Ajo që shohim dhe ajo që nuk shohim në kinema 🍿

Mëngjeset e mia me Tiranën e Re

Neda Balluku ka konfirmuar divorcin në emisionin “Goca&Gra”.

E meriton 😼

Këtë sezon, trendi quhet: “E di që dukem mirë, faleminderit.” 💋 @opal.shop.albania

Prit se duhet lëviz içik shpatulla 💃 💅

JLo i bashkohet trendit 😍

😔

Ëndrra ime është që të bëhem avokate 👩‍⚖️

Evapify është më shumë se një brand është simbol i energjisë rinore. Një stil jetese që përfaqëson lirinë, kreativitetin dhe vetëbesimin. Çdo moment me @evapify.albania është një përvojë që lidhet me ritmin e brezit të ri.

'Rivals from a lifetime' bring their first collaboration

‘Rivalët prej një jete’ sjellin bashkëpunimin e tyre

Alban Skënderaj and Flori Mumajesi are two of the most famous and successful songwriters of contemporary Albanian music, who despite mutual respect for each other's work over the years, have never collaborated. Since the success has followed them almost the same, where it is enough to remember here their participation in festivals such as "Song Festival", "Magic Song" or "Top Fest" that have resulted in victory, have been awarded important prizes and / or have left traces, an idea has also been created as "conspiracy rivals". "Flori or Albani?" is one of the questions you have probably been asked in conversations with friends.

‘Rivalët prej një jete’ sjellin bashkëpunimin e tyre

Finally, the singers, who joke with this idea of ​​rivalry, will bring their first collaboration. In a video filmed by moderator Labinot Gashi during Arilena Arë's birthday party, they say with humor that "they can not see each other with their eyes" and "they have an inner hatred of a life" where they add that the song will to be done ”. "The song will be done. "We do not know who will do it, either him or me," says Flori.

The song will likely be one of their most successful projects. In an Anabel.al poll in March 2019, their collaboration was ranked first in the list of "collaborations that have not happened, but should happen".