Armina Mevlani, përmes një “Ask me a Question” në Instagram, na ka shuar ca kuriozitete, duke iu përgjigjur pyetjeve të ndjekësve. Armina ka folur për tematika të ndryshme, duke nisur që nga “perfeksioni” e deri te planet për një fëmijë.
Kur dikush i kërkoi të jepte një mesazh për gocat e kolme, pasi të gjithë po rreken të shkojnë drejt perfeksionit, ajo u shpreh:
"Perfeksioni është shumë subjektiv! Kush e tha që pesha na definon? Një njeri ka shumë gjëra të tjera që duhet të kenë komplekse për të krijuar idealen (që në fakt, nuk ekziston). Duajeni trupin sepse bën shumë gjëra për ju, sigurisht, duke u munduar të hani shëndetshëm, të ecni në natyrë dhe të bëni ushtrime, por jo (duke pasur) si objektiv peshën, por të ndjerit mirë me veten".
Cila pjesë e trupit i pëlqen më shumë te vetja Arminës? Buzët! Ajo theksoi se nuk ka bërë ndërhyrje dhe se i është falenderuese natyrës.
Armina na tregoi edhe se ka idhull Barbara Mori-n, ose Rubin. :)
Një mesazh për gabimet që bëhen kur je +30 vjeç?
"Jeta është një leksion i vazhdueshëm. Çdo gjë është mësim dhe do e kuptosh më vonë se për çfarë shërbeu ky gabim. Thjesht fal veten dhe lëre të ikë me erën".
Sa i përket planeve për fëmijë, Armina tha:
"Për momentin, po shijoj jetën...ta shohim. Më bëhet shpesh kjo pyetje, por kur të jetë e shkruar. Nuk kam asnjë presion, ndihem shumë e lumtur kështu. Kam edhe pak kohë".