
Drama Egli – motra e Gjestit (Blerina) – Gjesti
Egli publikoi një video ku shfaqet me një Labubu në ngjyrë gri. Ajo dëgjohet të thotë: “Me kë ju ngjan?” dhe njerëzit, sigurisht s’e kanë lënë pa përmendur Gjestin.
Blerina, motra e Gjestit postoi gjithashtu një video (të cilën e ka publikuar Prive), me një lodër prej pellushi dhe pyeti një tjetër person që nuk shfaqet në kamera se çfarë është lodra që mban në dorë (Spoiler: Gomar. E pritshme, apo jo?). Kur personi tjetër i tha se ishte një gomar, Blerina u shpreh “si ca njerëz”.
Menjëherë komentuesit aluduan se Blerina thumboi Eglin, duke zgjedhur edhe “klanin” ku bëjnë pjesë.
Egli dhe Gjesti i bënë unfollow njëri-tjetrit, pas “përplasjes” mes ish-banores së “BBVA” dhe motrës së fituesit të edicionit të 4-rt të reality shoë-t.
Albina Kelmendi kundër Eglit
Dramat këtë javë s’kishin fund për Eglin. Ajo u vu në qendër të kritikave, pasi “performoi” në një club në Kosovë këngën “Mora Fjalë” nga Shkurte Fejza (“performoi” në thonjëza, pasi kënga ishte playback”).
Fillimisht, këngëtarja Albina Kelmendi publikoi videon në Instastory dhe u shpreh: “Uroj të jetë një montazh i keq”. Më tej, pas reagimeve të ndjekësve, e thelloi mendimin e saj, duke u shprehur ndër të tjera:
“Të dëgjosh këngën 'Mora fjalë' me zërin e Shkurte Fejzës dhe një këngëtar që del në skenë dhe lëviz vetëm buzët, bën sikur po këndon, është turp, sidomos kur bëhet fjalë për një këngë për një hero të Kosovës. Vëmendja shkon te 'playback'-u dhe paraqitja e ekzagjeruar.”
Reagimin e plotë e gjen këtu.
Pas Albinës, tha diçka edhe Nita Latifi
Nita Latifi publikoi të njëjtën video dhe u shpreh: “Hajde, br*kët jemi mësuar t’i shohim, ama pse nuk është duke e kënduar këngën?”, duke vënë theksin se kënga ishte playback.
Shumë njerëz e cilësuan si “të papërshtatshme” veshjen e saj, sidomos për faktin që këndon një prej këngëve më patriotike shqiptare.
Dafina flet për mëmësinë
Dafina ka bërë reagimin e parë pasi u bë nënë. Ajo, përmes një postimi në Instagram, rrëfeu dashurinë dhe emocionin për këtë kapitull të ri në jetën e saj.
“Faleminderit nga zemra! Ju falenderoj të gjithëve për dashurinë e madhe e mirëseardhjen që i keni bërë djalit tonë Daskan Gjergji në këtë botë. Të bëhesha nënë është një zhvillim i ri në të gjithë jetën, shpirtin, zemrën, karrierën (time)…gjithçka ndihet më ndryshe, më thellë. Jam super e emocionuar për gjithçka që po vjen!”, shkroi ajo.
Mandej, u shpreh: “Nder e respekt për krejt nënat që sakrifikojnë gjithçka. Ju jeni superheroinat e kësaj bote. Edhe për baballarët që qëndrojnë para grave të tyre, si mbështetja më e madhe, ju përulem”.
Ajo më tej falenderoj Kreshnikun, bashkëshortin e saj, duke shtuar se e di që ka për të qenë shembulli më i mirë për djalin e tyre. “Ju dua të gjithëve shumë. Le ta nisim këtë kapitull të ri bashkë”, përfundoi ajo postimin.
Arrestimi i Meritonit dhe vëllait
Meriton Mjekiqi dhe vëllai i tij, Rinor Mjekiqi janë arrestuar nga Policia e Kosovës dhe ndodhen në ndalim policor prej 48 orësh.
Lajmi u raportua fillimisht nga burime ekskluzive për "Sinjalin", të cilat bënë me dije se arrestimi ka ndodhur dje, më 22 korrik 2025, në Stacionin Policor të Obiliqit, ku dy vëllezërit u paraqitën vullnetarisht dhe u intervistuan në prani të avokatëve të tyre.
Sipas informacionit të publikuar nga Klan Kosova kur u lajmërua se vëllezërit Mjekiqi ndodheshin nën kërkim, rasti lidhet me një përleshje fizike të ndodhur më 11 korrik, në të cilën viktima, një djalë 29-vjeçar, ka pësuar lëndime të rënda trupore.
Përplasja Jozi – Loredana – Don Xhoni
Jozi, i ftuar në “TAR”, s’e kurseu një mendim për miqtë e Loredanës:
“Ka marrë nje rrugë jo te mirë mendoj unë. Po shoqërohet me njerëz me njerëz të padëshirueshëm. Bën gjeste aspak të mira dhe të hijshme. Le të bëjnë çfarë të duan fundja. Secili ka jetën e vet thjesht janë disa gjëra që më duken shumë të vogla. Ata mendojnë sikur çfarë po bëjnë, por ne i lëmë të bëjnë çfarë të duan,” tha ai, ndërsa Loredana, e cila e dëgjoi intervistën, reagoi me disa postime në Instastory, ku pozonte me miqtë e saj dhe i prezantonte si “shoqëria e keqe”.
Por, në këtë valle, meqë u përmend gjatë intervistës së Jozit se i kishte komentuar nja dy herë zemra Loredanës, u fut edhe Don Xhoni, i cili publikoi një foto, ku shkroi: “Na ishte seç na ishte…”
S’e dimë ku fle lepuri, por duam që si dramë të shkojë më tej.
U bë pjesë e trendit viral: Eliona Pitarka reagon ndaj kritikave
Eliona Pitarka u përfshi në qendër të vëmendjes pas një videoje që postoi në Instagram, ku iu bashkua trendit më të fundit të rrjeteve sociale, #NickiMinajChallenge. Në video, ajo shfaqet duke pozuar me taka mbi një tenxhere, me vajzën 1-muajshe në krah, ndërsa i jep gji dhe në të njëjtën kohë mban një shishe.
Videoja u bë virale brenda pak orësh dhe ndau ndjekësit në dy “kampe”. Disa e vlerësuan për guximin dhe për mënyrën si portretizoi forcën e nënave në jetën reale, por nga ana tjetër, pati edhe komente të ashpra që e cilësuan veprimin si të pamatur dhe të rrezikshëm për një foshnje të vogël.
“E kuptoj që duket e frikshme - një bebe mbi tavolinë dhe një mama me taka, por njerëz mos harroni, përpara se të shqetësoheni për një tavolinë dhe një pozë me taka, kujtoni që mama ime ka vite që ngre pesha më të rënda se unë dhe s’ka lënë palestër pa shkelur. Gjithashtu të dyja bashkë kemi ngritur shtanga çdo muaj të shtatzënisë. Prandaj, ju lutem, pak respekt për një supermama të certifikuar! Relaksohuni, më rrezikon më shumë ndonjë koment i pavend sesa balanca e mamit mbi tavolinë!”, shkruhet në reagim.
S’e kemi kuptuar siç duhet: Kajdi Musabelliu sqaron 'dashurinë' për Elvana Gjatën
Klajdi Musabelliu dha së fundmi një intervistë në emisionin "Pushime on Top" në Top Channel, ku ndër të tjera, ai na qartësoi edhe për "dashurinë" që shprehu në Big Brother VIP Albania 4 se ndjente për Elvana Gjatën.
Kur Eni Shehu e pyeti për mundësinë e një bashkëpunimi me Elvanën, Klajdi tha me shaka:
“Më ka marrë shumë herë në telefon, por kam qenë i zënë.”
Por më pas, Klajdi u bë pak më serioz dhe zbuloi një lidhje të hershme artistike me Elvanën që i kishte mbetur në kujtesë:
“Elvana është një dashuri më vete. Së bashku me Elvanën, në vitin 2003 kemi debutuar për herë të parë publikisht në skenën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit. Sigurisht që çdokujt do t’i pëlqente një bashkëpunim me Elvanën.”
Armina flet për dashurinë, trupin e saj dhe vendimin për ngrirjen e vezëve
E ftuar në podcastin “Zë me Mirën” nga gazetarja Mira Kazhani, Armina Mevlani ndau jo vetëm historinë e saj të dashurisë me Shkëlzen Berishën, por edhe mendimet dhe përvojat personale për shtimin në peshë, komentet në rrjet, ngrirjen e vezëve dhe shëndetin e saj.
Rrëfimin e saj të plotë e gjeni këtu.
Klodiana Lala flet për atentatin: “Më vranë aludimet, s'flija dot më te prindërit”
Gazetarja Klodiana Lala ishte e ftuar në emisionin “The Dalina Show”në Andale Media, ku foli hapur për atentatin me kallashnikov ndaj shtëpisë së prindërve të saj, një ngjarje e rëndë që ndodhi gjashtë vite më parë dhe që la pas tronditje në jetën e saj dhe familjes.
Ngjarja ndodhi 6 vite më parë, ku shtëpia e prindërve të saj u qëllua me 10 plumba kallashnikovi. Klodiana vetë nuk ndodhej në banesë në atë moment, por brenda ishin vajzat e saj, prindërit dhe katër persona të tjerë. Fatmirësisht, nuk pati të lënduar.
E pyetur nga Dalina Buzi nëse çështja është zgjidhur, Klodiana tha:
“Jo, vijon nën hetim. Është një çështje që u përket autoriteteve. Patjetër që autoritetet kanë punuar fillimisht me sa jam informuar.”
Ajo tregoi më pas për përjetimin e saj emocional dhe ndikimin që kjo ngjarje pati në jetën e saj personale:
“Ka qenë një ngjarje tronditëse patjetër. Më është dashur kohë e gjatë ta marr veten pavarësisht se nuk e kam shfaqur në ekran.”
Intervista e plotë:
Ilnisa flet për lidhjen me Meritonin: "Nuk ishte dashuri"
Në një intervistë për UëTëFë Show, gazetarja dhe ish-banorja e Big Brother VIP Albania 3, Ilnisa Agolli, foli për herë të parë që pas ndarjes rreth lidhjes së saj me Meriton Mjekiqin. Si fillim, Ilnisa u pyet nëse kishte dashuruar ndonjëherë marrëzisht.
“Mendoj që ne dashurohemi në momente të ndryshme dhe në forma të ndryshme. E dua ndjenjën, por është ndryshe në kushtet e izolimit,” tha ajo, duke i lënë hapësirë interpretimit se lidhja me Meritonin kishte një natyrë të veçantë, por jo domosdoshmërisht ishte dashuri e thellë.
E pyetur konkretisht nëse ajo marrëdhënie mund të quhej dashuri, Ilnisa u shpreh:
“Nuk besoj. Ishte një çast i vështirë për mua, kisha njerëz kundra, doja një mbështetje. Askush nuk më kuptonte. Unë e ndieja që nuk më donin dhe në një moment shumë të dobët timin pashë një njeri që ndoshta edhe ai aty brenda mund të ketë qenë i vërtetë. Por realiteti ta transkripton ndryshe të vërtetën dhe ta zbardh ndryshe historinë. Se po flas me terma gazetareske, ngjarja shpaloset në terren dhe aty nuk funksionoi. Për aq sa zgjati, u kënaqa.”
Në stilin e saj, Oriola Marashi sapo na prezantoi me partnerin
Oriola Marashi është një nga ato figura që di ta ruajë veten mes dy botëve, asaj publike dhe asaj personale, me një finesë që nuk të lë vend për thashetheme të kota.
Në një seri story-sh të postuara së fundmi në Instagram, modelja ka ndarë disa pamje që kanë nxitur kuriozitet. Në një prej tyre, ajo shfaqet duke mbajtur dorën me një djalë, ku shkrimi i thjeshtë “date night” shoqëron momentin.
Por ajo që ka marrë vëmendjen kryesore është unaza që Oriola mban në gishtin e unazës në dorën e majtë, që duket qartësisht si një unazë fejese. Pra, jo vetëm që Oriola nuk është më beqare, por mund të jetë duke hedhur hapat drejt një martese.
Erjona Rusi rrëfen ndër lot momentin çnjerëzor kur babai i sëmurë u neglizhua nga mjekët
Në një intervistë ndryshe për emisionin "S'e Luan Topi", ishte Erjona Rusi kësaj radhe që rrëfeu një prej momenteve më të vështira në jetën e saj. Ajo ndau me publikun përvojën e dhimbshme që kaloi familja e saj, duke theksuar padrejtësitë dhe mungesën e mbështetjes që babai i sëmurë përjetoi nga sistemi shëndetësor.
Erjona nisi rrëfimin duke përmendur problemet që hasin njerëzit me aftësi të kufizuara, përfshirë edhe babanë e saj të ndjerë, në sistemin shëndetësor të vendit tonë:
“Kam një kujtim të keq që lidhet me sëmundjen e babit. Momenti mbase më i vështirë si qenie njerëzore dhe që ka të bëjë pak me politikat e këtij shteti. Njerëzit të cilët janë të paralizuar ose me aftësi ndryshe përfitojnë kemp, është një lloj ndihme qesharake. Mirëpo pas një viti, që të përfitosh kemp, mjekët duhet të vërtetojnë që i sëmuri vazhdon të jetë i sëmurë,” tregoi ajo.
Në vijim, ajo rrëfeu vështirësitë që kaluan për të siguruar këtë ndihmë, duke u lutur vazhdimisht që mjekët të shkonin në shtëpinë e tyre për të vlerësuar gjendjen e babait të saj, i cili nuk mund të lëvizte:
“Unë u jam lutur, po lutur, se ekziston kjo shprehja ‘si Krishti’, atyre mjekëve që të vinin ta shihnin babin te shtëpia. Unë sa kisha marrë dhe një makinë të vogël dhe u thashë ‘ju marr unë me makinë dhe hajdeni shiheni se babin nuk e lëvizim dot,’ sepse ishte në atë gjendje që nuk mund të lëvizte.”