Health

Pse varianteve të Covid do t’u vendosen emra nga alfabeti grek

Pse varianteve të Covid do t’u vendosen emra nga alfabeti grek

Variantet e koronavirusit do të emërtohen bazuar te shkronjat e alfabetit grek në vend të vendit të tyre të zbulimit, njoftoi Organizata Botërore e Shëndetësisë, një përpjekje kjo për të shmangur stigmën.

OBSH-ja ka emërtuar katër variante shqetësuese, të njohura për publikun si variantet e Mbretërisë së Bashkuar / Kentit (B.1.1.7), Afrikës së Jugut (B.1.351), Brazilit (P.1) dhe Indisë (B.1.617.2). Atyre do t'u jepen përkatësisht shkronjat Alpha, Beta, Gamma dhe Delta, për të pasqyruar rendin e zbulimit. Çdo variant i ri do të ndjekë këtë model.

Vendimi për të shkuar në këtë sistem emërtimi erdhi pas muajsh diskutimesh me ekspertë duke marrë parasysh një sërë mundësish të tjera, si perënditë greke. OBSH tha se emërtimet e reja nuk zëvendësojnë emrat ekzistues shkencorë që përfshijnë numra, shkronja romake dhe pika, të cilat përcjellin informacion të rëndësishëm shkencor dhe do të vazhdojnë të përdoren në kërkime.

“Ndonëse kanë avantazhet e tyre, këta emra shkencorë mund të jenë të vështirë të thuhen dhe kujtohen dhe janë të prirur për t’u raportuar keq. Si rezultat, njerëzit shpesh u referohen si variante të vendeve ku janë zbuluar, e cila është stigmatizuese dhe diskriminuese. Për të shmangur këtë dhe për të thjeshtuar komunikimet publike, OBSH inkurajon autoritetet kombëtare, organet e medias dhe të tjerët të miratojnë këto emërtime të reja."

Historikisht, sëmundjet janë emërtuar përgjithësisht sipas vendndodhjeve ku zbuloheshin, të tilla si virusi Ebola, i cili e ka marrë emrin nga lumi në Kongo. Sidoqoftë, këto emërtime mund të jenë të dëmshme për vendet dhe shpesh janë të pasakta, siç është rasti me "gripin spanjoll" të vitit 1918, origjina e të cilit nuk dihet.

Krimet që nxiten nga urrejtja ndaj aziatikëve janë rritur si rezultat i pandemisë dhe faktit që Covid u zbulua për herë të parë në Wuhan, Kinë.

Pse varianteve të Covid do t’u vendosen emra nga alfabeti grek

Burimet: Guardian, CNN

REELS

Magjia e festave vjen në përmasa të reja! 🎄✨ @hisense.albania prezanton televizorin e parë në botë RGB MiniLED 116” – aty ku inovacioni tejkalon çdo pritshmëri. 📺 Ky model revolucionar shënon një hap të madh drejt së ardhmes së përvojës vizuale në shtëpi, me teknologji që rrit standardet dhe e çon pamjen në një tjetër nivel. ℹ️ Më shumë informacion në stories / highlights.

Për herë të parë në Shqipëri brandi StylPro 💕! Një brand britanik 🇬🇧 inovativ që sjell zgjidhje teknologjike për kujdesin e bukurisë, duke adresuar problematika të përditshme në mënyrë të thjeshtë dhe efektive. @skin.care.albania

Vedat Ademi ka dyzimin e çdo prindi emigrant

Ema Andrea ndau disa reflektime të sinqerta të një nëne për fëmijën e vet, të mbushura me “më fal” e “faleminderit”, duke shprehur përgjegjësi për shqetësimet që mund t’i ketë shkaktuar së bijës. Duke folur për një moment të vështirë në jetët e të dyjave, Ema Andrea falenderoi në mënyrën më prekëse shpëtimtaren e saj, Sarën: “Dhe fjala jote që do të mbart derisa t’i fik sytë në këtë jetë, është e një nate, ku mua më dukej shumë bukur të fluturoja, jo për me i hap sytë, dhe ti the: ‘O ma, akoma s’ke fjetur?’ Unë jam sot këtu me ty prej asaj fjale dhe doja të të thosha, që ta mbyll se…Zoti më dha jetën, ti më mësove ta dua jetën. E midis Zotit edhe teje, unë të zgjedh ty.”

Hapi i parë drejt ëndrrave të mëdha nis këtu! ✨ Më 6 dhjetor, @integral.albania sjell eventin më të rëndësishëm të vitit për arsimin ndërkombëtar. Zbulo mundësi të reja studimi jashtë vendit dhe ndërto të ardhmen që ke ëndërruar. 📚 ℹ️ Për detaje të plota mbi eventin, vizito linkun në stories / highlights.

Konkurrentja e BBVK, Dolce, futet tek shtepia e Grande Fratello

🤔 Ç’mendim keni për këtë deklaratë?

Let the magic begin 🪄🎄 Anabel Advent Calendar ka çdo ditë një surprizë, deri në prag të 2026! 🎅🤫

Dafina Zeqiri i jep lamtumirën e fundit Shpat Kasapit

- Ne e quajmë shportë

Why Covid variants will be named after the Greek alphabet

Pse varianteve të Covid do t’u vendosen emra nga alfabeti grek

The coronavirus variants will be named based on the letters of the Greek alphabet instead of their place of discovery, the World Health Organization said in a bid to avoid stigma.

The WHO has named four disturbing variants, known to the public as the UK / Kent variants (B.1.1.7), South Africa (B.1.351), Brazil (P.1) and India (B.1.617) .2). They will be given the letters Alpha, Beta, Gamma and Delta, respectively, to reflect the order of discovery. Each new variant will follow this pattern.

The decision to go for this naming system came after months of discussions with experts considering a range of other options, such as the Greek gods. The WHO said the new designations do not replace existing scientific names that include numbers, Roman letters and periods, which convey important scientific information and will continue to be used in research.

"Although they have their advantages, these scientific names can be difficult to say and remember and tend to be misreported. As a result, people often refer to them as variants of the places where they were discovered, which is stigmatizing and discriminatory. "To avoid this and to simplify public communications, the WHO encourages national authorities, media outlets and others to adopt these new designations."

Historically, diseases have generally been named after the locations where they were detected, such as the Ebola virus, which got its name from the Congo River. However, these designations can be detrimental to countries and are often inaccurate, as is the case with the "Spanish flu" of 1918, the origin of which is unknown.

Crimes driven by hatred of Asians have increased as a result of the pandemic and the fact that Covid was first discovered in Wuhan, China.

Pse varianteve të Covid do t’u vendosen emra nga alfabeti grek

Sources: Guardian, CNN