Health

Pse nuk e shohim veten aq tërheqës/e sa jemi në të vërtetë?

Pse nuk e shohim veten aq tërheqës/e sa jemi në të

A e keni kapur ndonjëherë veten duke menduar se të gjithë rreth jush duken më të bukur, më të sigurt dhe më të lumtur me pamjen e tyre? Është një ndjesi që prek shumë prej nesh dhe shpesh lind nga mënyra kritike me të cilën shohim veten. Por pse ndodh kjo? Pse na duket sikur të tjerët kanë një shkëlqim që ne nuk arrijmë ta shohim tek vetja? E gjitha lidhet me mënyrën se si i perceptojmë të metat tona dhe se sa të njohur jemi me detajet më të vogla të pamjes sonë. 


Ka 2 arsye kryesore pse ne priremi të jemi kritikët më të mëdhenj të vetvetes:


1. Frika nga mospërmbushja e pritshmërive


Ne priremi të përqendrohemi më shumë te të metat tona se sa te pikat e forta. Çdo herë që shohim veten në pasqyrë, vëmendja shkon automatikisht te "defektet," duke lënë në hije bukurinë tonë. Kjo është një prirje natyrore që lidhet me frikën tonë për të mos përmbushur pritshmëritë.


2. Familiariteti me pamjen tonë


Askush nuk e njeh pamjen tonë më mirë se ne vetë. Kjo na jep aftësinë të dallojmë çdo detaj, përfshirë edhe ato që të tjerët nuk i vënë re fare. Problemi? Në vend që ta shohim veten në mënyrë të ekuilibruar siç bëjmë me të tjerët, pritemi të përqendrohemi te çdo "mangësi.
Si ta ndryshoni këtë perceptim?

Filloni duke kaluar kohë duke vlerësuar pikat tuaja të forta. Shikoni në pasqyrë dhe fokusohuni te ajo që pëlqeni, njësoj siç do të bënit kur shikoni një mik apo një të afërm. Mësoni të pranoni komplimentet e të tjerëve dhe shihni veten me sytë e tyre. 


Vetëm kur të balanconi vëmendjen mes të metave dhe cilësive tuaja, do të filloni të shihni bukurinë që të tjerët kanë parë gjithmonë. Pra, herën tjetër kur të ndiheni kritik ndaj vetes, mos harroni: bukuria juaj është shumë më tepër se ajo që shihni në pasqyrë.

Artikuj të sugjeruar:

 

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb

Why don't we see ourselves as attractive as we really are?

Pse nuk e shohim veten aq tërheqës/e sa jemi në të

Have you ever caught yourself thinking that everyone around you looks prettier, more confident, and happier with the way they look? It's a feeling that affects many of us and often arises from the critical way we see ourselves. But why does this happen? Why does it seem to us that others have a glow that we fail to see in ourselves? It all has to do with how we perceive our flaws and how familiar we are with the smallest details of our appearance. 


There are 2 main reasons why we tend to be our own biggest critics:


1. Fear of not meeting expectations


We tend to focus more on our weaknesses than on our strengths. Every time we look at ourselves in the mirror, attention automatically goes to the "flaws," overshadowing our beauty. This is a natural tendency related to our fear of not meeting expectations.


2. Familiarity with our appearance


No one knows our appearance better than ourselves. This gives us the ability to notice every detail, including those that others don't notice at all. The problem? Instead of seeing ourselves as balanced as we do with others, we are expected to focus on any "flaws.
How do you change this perception?

Start by spending time appreciating your strengths. Look in the mirror and focus on what you like , just as you would when looking at a friend or relative. Learn to accept compliments from others and see yourself through their eyes. 


Only when you balance attention between your flaws and qualities will you begin to see the beauty that others have always seen. So the next time you feel self-critical, remember: your beauty is much more than what you see in the mirror.

Suggested articles: