Showbiz

Ç’po ndodh? Katy dhe Orlando shfaqen bashkë në jahtin luksoz

Ç’po ndodh? Katy dhe Orlando shfaqen bashkë në jahtin
FilmMagic

Katy Perry dhe Orlando Bloom janë ribashkuar në një jaht që kushton sa e ardhmja ime dhe e jotja bashkë (500 milionë dollarë)!

Ç’po ndodh? Katy dhe Orlando shfaqen bashkë në jahtin
Backgrid

Dyshja është shfaqur e buzëqeshur dhe mesa duket i ka dhënë fund dramave, megjithëse nuk dihet nëse janë rikthyer sërish si çift, apo thjesht ruajnë një raport të mirë sepse bashkëprindërojnë për vajzën.

Në fotot e shkrepura nga paparacët e Page Six, dyshja ndodhej në jahtin e Jeff Bezos, mikut të tyre të përbashkët, së bashku me vajzën e tyre Daisy Dove.

Ç’po ndodh? Katy dhe Orlando shfaqen bashkë në jahtin
Backgrid


Një rikujtim i vogël: Orlando ndodhej në Itali që nga dasma madhështore e Bezos (ku ishin të ftuar edhe shumë të famshëm), ndërsa Katy ishte duke përfunduar turneun e saj në Vegas.

Ç’po ndodh? Katy dhe Orlando shfaqen bashkë në jahtin
Backgrid


Këngëtarja dhe aktori konfirmuan ndarjen dhe një zëdhënës i tyre foli për Us Weekly, ku u shpreh:

“Orlando dhe Katy kanë ndryshuar dinamikën e marrëdhënies së tyre gjatë muajve të fundit për t'u përqendruar te bashkëprindërimi. Ata do të vazhdojnë të takohen bashkë si një familje, pasi përparësia e përbashkët është dhe gjithmonë do të jetë rritja e vajzës së tyre me dashuri, qëndrueshmëri dhe respekt të ndërsjellë”.

Ç’po ndodh? Katy dhe Orlando shfaqen bashkë në jahtin
Backgrid

Gjithsesi, fakti që janë shfaqur bashkë është një hap i rëndësishëm, duke marrë parasysh thashethemet që qarkullonin se Katy nuk ishte shumë e lumtur që Orlando mori pjesë në dasmën e Jeff Bezos.

 

REELS

😂😂😂

Një kliente e irrituar i hodhi gotën me kafe të nxehtë punonjëses së McDonald’s në Saginaw, Michigan. Momenti u filmua nga dëshmitarët e rastit dhe u bë virale kudo në botë. Klientja ishte aq e njohur në komunitet, pra ishte një Karen, sa policia mori mbi 100 sinjalizime për identitetin e saj menjëherë pasi publikoi pamjet e incidentit. Videoja e regjistruar nga dëshmitarja Tara Martus tregon një pjesë të debatit të gjatë mes klientes dhe punonjëses. Në pamje, gruaja dëgjohet të thotë se kishte një orë që priste, ndërsa debaton me punonjësen, e cila i shpjegon se porosia e mëngjesit ishte anuluar automatikisht nga sistemi, pasi shërbimi ishte mbyllur. Punonjësja i përsërit disa herë se rimbursimi ishte bërë dhe do të kreditohej në llogari brenda 48 orësh.

Kjo videoja është shenja që e meritoni një copë nga kjo torta fantastike artizanale e @pasticerivittoria 🍰 Për çdo rast, thoni “Anabelin e ka fajin” pa merak 😋

Keni ndonjë ide më të mirë?

Keni shoqe!

Ajo që shohim dhe ajo që nuk shohim në kinema 🍿

Mëngjeset e mia me Tiranën e Re

Neda Balluku ka konfirmuar divorcin në emisionin “Goca&Gra”.

E meriton 😼

Këtë sezon, trendi quhet: “E di që dukem mirë, faleminderit.” 💋 @opal.shop.albania