Sipas të dhënave të nxjerra nga NHS meshkujt që konsumojnë një ose dy filxhanë kafeje në ditë janë më pak të predispozuar të preken nga disfunksioni erektil.
Një filxhan i madh me kafe të pafiltruar përmban 100 mg kafeinë ndërkohë që një filxhan normal me kafe të filtruar përmban 140 mg. Një filxhan çaji përmban 75 ndërsa një kanaçe me coca-cola 40 mg kafeinë.
Studiuesit zbuluan se meshkujt që konsumojnë mes 85 mg dhe 170 mg kafeinë në ditë ishin 42% më pak të predispozuar për të raportuar impotencë sesa ata që nuk pinin fare, ndërsa grupi mes 171 dhe 303 mg, 39% më pak i rrezikuar.
Kafeina gjithashtu ndihmonte meshkujt të cilët ishin mbi peshë ose ata me presion gjaku të lartë. Ajo ndihmon në relaksimin e arterieve të penisit duke rritur qarkullimin e gjakut.
Burimi: Daily Mail