
Millie Bobby Brown është vetëm 21 vjeç dhe tashmë një milionere e bërë me forcat e saj, ndaj nëse ke nevojë të ndalosh një moment dhe të ndjesh keqardhje për veten tënde adoleshente… të kuptojmë.
Ndërsa të tjerët shpenzonin vitet duke festuar ndoshta, Millie ka qenë duke aktruar në pesë sezone të “Stranger Things”. Përveç kësaj, ajo ka nisur një markë bukurie, ka bërë një mori bashkëpunimesh dhe është bërë aktore filmash; të gjitha këto super fitimprurëse.
Le t’i hedhim një sy pasurisë së saj.
Sa ka fituar nga seriali “Stranger Things”?

Shumë. Sipas raportimeve, Millie, bashkë me pjesën tjetër të kastit kryesor të fëmijëve, ka fituar rreth 30 mijë dollarë për episod në dy sezonet e para. Me tetë episode në sezonin 1 dhe nëntë në sezonin 2, shifra totale shkon rreth 510 mijë dollarë.
Por më pas kasti negocioi rritje të mëdha për sezonin 3, ku fituan rreth 250 mijë dollarë për episod, pra rreth 2 milionë gjithsej. Në sezonet 4 dhe 5, pagesa e Millie-t u rrit në 300 mijë dollarë për episod. Pra, po, ka bërë një pasuri të mirëfilltë.
Ajo është gjithashtu modele profesioniste

Millie u shfaq për herë të parë në një fushatë të famshme mode në vitin 2017. Ajo ka qenë në reklama për banka ndërkombëtare, syze me marka të njohura, bashkëpunime me marka si Pandora, kështu që po, Millie i ka të gjitha.
Fiton MILIONA nga filmat
Edhe pse e zënë me "Upside Down", Millie gjeti kohë për debutimin e saj në film në “Godzilla: Mbreti i Përbindëshave” në vitin 2019. Dhe do të habitesh sa fitoi: një milion dollarë, plus një përqindje nga fitimet e filmit.
Ajo u rikthye në vazhdimin “Godzilla kundër Kongut”, një nga filmat më të suksesshëm të periudhës së pandemisë, çka do të thotë fitime edhe më të larta.
Në filmin “Enola Holmes” (2019) ajo fitoi 6.1 milionë dollarë, plus rreth 800 mijë të tjera nga performanca e shkëlqyer e filmit. Për vazhdimin, Millie ishte e garantuar të merrte 7.5 milionë dollarë, por raportohet se ka marrë gati 10 milionë.

Fiton edhe si producente
Millie ka shtuar edhe titullin “producente” në CV-në e saj, veçanërisht për “Enola Holmes”. Përveç pagesës si aktore, ajo fitoi rreth 500 mijë dollarë shtesë për rolin e producentes.
Ajo do të prodhojë edhe projekte të tjera për platformën e filmave. Pra, fitimet vetëm sa do të rriten.
Ka botuar edhe librin e saj të parë

Në bashkëpunim me një shkrimtare, Millie publikoi romanin “Nineteen Steps”, i frymëzuar nga historitë e gjyshes së saj gjatë luftës. Për të, ky libër është shumë personal dhe i çmuar.
Ka edhe markën e saj të bukurisë

Nuk ka shumë të dhëna rreth fitimeve të saj, por në vitin 2020 familja e Millie-t u bë aksionere kryesore e kompanisë, që do të thotë shumë fitime.
Marka është zgjeruar nga grim dhe kujdes lëkure, në kujdes për flokët, kafe dhe tani parfum.
Sa është pasuria totale e Millie Bobby Brown?
Sipas vlerësimeve më të fundit, pasuria e saj kap shifrën 20 milionë dollarë (mbi 1.5 miliardë lekë), rreth 6 milionë më shumë se dy vite më parë. Dhe përsëri: ajo është vetëm 21 vjeç.