Showbiz

Pas ndarjes nga Blero, Afrona i zbulon të gjitha publikisht!

Afrona Dika dhe Blero i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre më shumë se një vjeçare. Çifti ndonëse nuk kanë dhënë asnjë deklaratë zyrtare, kanë dhënë shenja që të bëjnë të kuptosh se ka pasur një krisje mes tyre.

Afrona Dika, modele në Zvicër, ka zbuluar se ka në plan të shpërngulet në një vend të largët; mund të ketë qenë pikërisht kjo një prej arsyeve që i kanë shtyrë të ndahen. Të mërkurën ajo postoi një foto nga kryeqyteti kolumbian, Bogotaja, duke shkruar: 'Jeta fillon aty ku mbaron zona jote e rehatisë'. Sipas Prive, Afrona do të zhvendoset atje.

Ky vendim mund të ketë shkaktuar konflikt mes tyre, dhe duket të ketë shkaktuar zhgënjimin e saj, pasi siç shprehet, mund të bëhet fjalë për një refuzim nga ana e Bleros për ta ndjekur, duke dalë nga 'zona e rehatisë' mes trevave shqipfolëse dhe Zvicrës.

Së fundmi, modelja ka postuar në Instagram një thënie ku shkruhet: 'Duhet ta kuptojmë kush është flori, dhe kush është thjesht i larë në flori'. Këto postime erdhën një ditë pasi Blero shpërndau në Instagram një foto ku ishte i veshur me kostum dhe shkruante 'as s'e kam ndërmend' e u duk se e kishte fjalën për ceremoninë martesore që pritej të bënte me Afronën.

Por ishte Afrona ajo që reagoi e para; e para që zhduku fotot me Bleron, e hoqi nga Instagrami i saj, dhe bëri një postim që u duk se tregonte shumë për marrëdhënien e tyre:

'Një ditë ti do të zgjohesh në mëngjes, dhe do të pyesësh veten se çfarë i ndodhi vajzës që të qëndroi pranë pavarësisht sa shumë e refuzove. Do të kujtosh gjithçka ajo ka bërë për ty, dhe gjithë dhimbjen që e bëre të kalonte. Do të kuptosh se sa e rëndësishme është ajo në jetën tënde dhe sa e mrekullueshme ka qenë ajo gjithmonë; por kur kjo ditë të vijë, ajo do të zgjohet në krah të djalit që i di këto'.

REELS

Një brand shumë ndryshe vjen për herë të parë në Shqipëri! @skin.care.albania

Prindërit më kanë krahasur gjithmonë me kushërirat, ndaj s’ndihem kurrë sikur bëj mjaftueshëm.

Si do reagonit po të merrnit një propozim të tillë? 🤨

Për të gjithë prindërit e rinj – @mamushe.co mendon për ju! Regjistrohuni brenda muajit Tetor dhe përfitoni 30% ulje. Kush tha që të bëhesh prind nuk vjen me përfitime?

Për ç’po flasin?

Vuan nga sëmundja e quajtur Lyme dhe depresioni

Me datë 22 Tetor, Ladies Night me “Regretting You” në @cineplexx_albania . Majde një ditë para premierës së tij zyrtare! Shihemi atje :)

Kujdes kujt i çoni dhurata 🤨

Bizhuteritë në muzeun e Luvrit (disa u vodhën) 👀

Në këtë Q&A me ekspertët tanë nga Lush, flasim për rëndësinë e thjeshtësisë, kujdesit natyral dhe produkteve që respektojnë lëkurën dhe planetin. Rreziqet e përdorimit të tepërt të produkteve kozmetike nga të rinjtë. #LessIsMore #LushSkincare #NatyraleMeLush #SkincareQandA #CleanBeauty #SimpleSkincare #LushLove