
Fero ishte i ftuari i radhës në emisionin “Mirëmbrëma yje”, ku foli sërish për raportin me ish-bashkëshorten e tij, Arbenita Ismajli.
Ai ripërsëriti akuzat ndaj asaj, duke theksuar se e ka privuar për të qenë prezent në jetën e së bijës.
“Vajza nuk ka ardhur në Prishtinë që prej vitin e kaluar. Ajo është larguar edhe më ndihmën e motrës së presidentes. Unë jam vetë i lidhur me nënën time dhe nuk do doja që ajo të mos e kishte. Nënshkrova një marrëveshje që ajo të kishte të drejta dhe unë të takoja vajzën, aty u mashtrova nga motra e presidentes kur u takova më të. Premtimi që ajo më ka dhënë është që unë të takoj vajzën dhe unë në bazë të premtimin nënshkrova marrëveshjen që më ka kushtuar shumë sepse akoma nuk mund ta takoj vajzën.”
View this post on Instagram
Por, përtej të gjithave, ai theksoi se tanimë gëzon respekt për Arbenitën, duke shtuar se dikur e ka dashur shumë.
“Kam pas ndjenja shumë për atë. Momentalisht nuk kam, kam respekt sepse është nëna e vajzës time. Patjetër që me në një kohë të caktuar ka qenë gjithçka për mua. E kam dashur shumë, jam lënduar shumë, jemi divorcuar dhe më është dashur kohë për të marrë veten.”
Urojmë që kjo deklaratë të shënojë edhe armëpushimin mes dyshes.