Showbiz

E po, Loredana s’rri dot pa folur për Jozin: “Burri i vetëm që kam pasur këtë vit”

E po, Loredana s’rri dot pa folur për Jozin: “Burri i
Loredana/ Jozi/ Instagram

Loredana, e ftuar në “Shqipëria Live” ka folur edhe një herë tjetër për Jozefin Markun, me të cilin pati një marrëdhënie në “BBVA”. Ajo tregoi se pavarësisht se i kanë dhënë fund lidhjes, sërish i uron suksese, madje, pranoi se është i vetmi burrë që ka pasur këtë vit.

“Ka disa marrëdhënie që nuk shuhen kollaj dhe besoj që unë dhe Jozi pavarësisht se jemi munduar të mërzisim njëri tjetrin, prapë emrat tanë kanë për t’u lidhur gjithmonë. Është burri i vetëm që kam pasur këtë vit. E ka parë gjithë Shqipëria”.

Më tej, u shpreh se u gëzua për koncertet e tij dhe se kanë komunikuar nga pak.

“U gëzova shumë për koncertet. I uroj suksese. Kemi pasur pak komunikim”.

Loredana iu përgjigj edhe pyetjes se “çfarë ka mes saj dhe Don Xhonit”, pasi u përfolën për një lidhje. Modelja sqaroi se në fakt, miqësia e tyre lindi për shkak të një bashkëpunimi i cili ngeli i parealizuar.

“Ka lindur si një bashkëpunim, më ka kontaktuar vetë. Kemi ruajtur respekt për njëri-tjetrin. Nuk kemi pasur lidhje. Vetëm ruajmë një respekt të madh. Nuk mund të flas keq, është shumë i edukuar! Kënaqësi që e kam njohur dhe që ruaj kontakt. Bashkëpunimi nuk u realizua dot për fajin tim, por të shohim në vazhdim”, tha ish-banorja e “BBVA”.

Presim tani, mbase e lexon Jozi intervistën dhe ka ndonjë reagim, ose këngë si dedikim.

 

REELS

Një brand shumë ndryshe vjen për herë të parë në Shqipëri! @skin.care.albania

Prindërit më kanë krahasur gjithmonë me kushërirat, ndaj s’ndihem kurrë sikur bëj mjaftueshëm.

Si do reagonit po të merrnit një propozim të tillë? 🤨

Për të gjithë prindërit e rinj – @mamushe.co mendon për ju! Regjistrohuni brenda muajit Tetor dhe përfitoni 30% ulje. Kush tha që të bëhesh prind nuk vjen me përfitime?

Për ç’po flasin?

Vuan nga sëmundja e quajtur Lyme dhe depresioni

Me datë 22 Tetor, Ladies Night me “Regretting You” në @cineplexx_albania . Majde një ditë para premierës së tij zyrtare! Shihemi atje :)

Kujdes kujt i çoni dhurata 🤨

Bizhuteritë në muzeun e Luvrit (disa u vodhën) 👀

Në këtë Q&A me ekspertët tanë nga Lush, flasim për rëndësinë e thjeshtësisë, kujdesit natyral dhe produkteve që respektojnë lëkurën dhe planetin. Rreziqet e përdorimit të tepërt të produkteve kozmetike nga të rinjtë. #LessIsMore #LushSkincare #NatyraleMeLush #SkincareQandA #CleanBeauty #SimpleSkincare #LushLove