Showbiz

Luiza Gega qenka fejuar para ca kohësh dhe ne tani e morëm vesh! *.*

Luiza Gega qenka fejuar para ca kohësh dhe ne tani e morëm vesh! *.*
Luiza Gega/ Instagram

Luiza Gega dhe trajneri dhe partneri i saj, Taulant Stërmasi qenkan fejuar! Ata ndanë lajmin e bukur teksa ishin të ftuar në TV Klan, përballë Rudina Magjistari. Ata folën fillimisht për jetën e tyre, bashkëjetesën dhe për një propozim që është bërë, por ne s’e paskemi ditur.

Rudina e pyeti se kur do e bëjë propozimin Taulanti dhe ai iu përgjigj:

“Unë propozimin ia kam bërë, por ju nuk e keni marrë vesh”.

Më tej, Luiza shtoi se një vit më parë kanë bërë fejesën, edhe për qejfin e prindërve.

“Ne kemi një vit që e kemi bërë familjare, kemi bërë fejesën. Ne jemi një familje tradicionale, mami insistonte shumë dhe e bëmë edhe për t’iu bërë qejfin prindërve”.

Sa i përket dasmës, Taulanti tha se do ketë, sigurisht, por jo tani afër.

Luiza Gega qenka fejuar para ca kohësh dhe ne tani e morëm vesh! *.*

Rudina e pyeti edhe për privatësinë e lidhjes dhe se ç’duhet të dimë më shumë se ta. Ndërsa Taulanti u tregua i rezervuar, duke thënë thjesht: “Ne jetojmë bashkë”, Luiza i ra pak më gjatë:

“Arsyeja pse unë kam folur për raportin është se nuk doja që t’i jepja vëmendje kësaj gjëje më shumë se sa asaj që unë bëja dhe përpiqesha. Mendoja që do vinte momenti i duhur!”.

Një gjë tjetër që duhet të dini? Luiza nuk e sheh dot veten pa krijuar familje, sepse i adhuron fëmijët!

Sportistja dhe trajneri kanë vite së bashku. Ata u përfolën për një romancë që prej vitit 2019, por gjithsesi, e kanë mbajtur tejet private lidhjen.

REELS

Për të gjithë prindërit e rinj – @mamushe.co mendon për ju! Regjistrohuni brenda muajit Tetor dhe përfitoni 30% ulje. Kush tha që të bëhesh prind nuk vjen me përfitime?

Për ç’po flasin?

Vuan nga sëmundja e quajtur Lyme dhe depresioni

Me datë 22 Tetor, Ladies Night me “Regretting You” në @cineplexx_albania . Majde një ditë para premierës së tij zyrtare! Shihemi atje :)

Kujdes kujt i çoni dhurata 🤨

Bizhuteritë në muzeun e Luvrit (disa u vodhën) 👀

Në këtë Q&A me ekspertët tanë nga Lush, flasim për rëndësinë e thjeshtësisë, kujdesit natyral dhe produkteve që respektojnë lëkurën dhe planetin. Rreziqet e përdorimit të tepërt të produkteve kozmetike nga të rinjtë. #LessIsMore #LushSkincare #NatyraleMeLush #SkincareQandA #CleanBeauty #SimpleSkincare #LushLove

Unë dhe shoqja e ngushtë, kudo dhe kurdo 🤍

Sa e mila.

Art dhe dashuri 🤍