
Dafina s’rri dot pa muzikë! Këngëtarja do të rikthehet sërish në muzikë, pasi u bë nënë në korrik. Këngëtarja po punon për videoklipin e ri dhe këtë e ka bërë me dije përmes një postimi në TikTok.
“Jemi të lumtur sepse do të xhirojmë nesër videoklipin e parë, që pas lindjes (së djalit)", shkroi Dafina në mbishkrimin e videos.
Këngëtarja u bë nëna e Daskanit në korrik të këtij viti. Ajo dhe partneri, Kreshniku, ndanë lajmin e bukur në janar, duke treguar se do të bëheshin prindër. Që prej asaj periudhe, Dafina vijoi të jepte koncerte, duke mos hequr dorë nga muzika e performancat dhe tanimë, do të rikthehet sërish me projektin e ri.