
Që nga korriku i këtij viti, Ronela Hajati ka qenë në qendër të vëmendjes për jetën e saj private dhe fansat nuk po e lënë pa ndjekur në çdo lëvizje të saj.
Në fillim të verës, këngëtarja na surprizoi të gjithë kur publikoi për herë të parë një foto shumë të afërt me një djalë.
Vetëm një ditë më pas, Ronela u kap “mat” me partnerin e saj në Tiranë dhe paparacët nuk e lanë pa e dokumentuar këtë çast. Por, një muaj më pas, në fillim të muajit të kaluar, postimet e Ronelës në TikTok flisnin vetëm për ndarje, gjë që të shtynte të besoje se kishte ndodhur një krizë mes saj dhe partnerit.
Megjithatë, çfarëdo të ketë ndodhur, duket se Ronela dhe partneri e kanë gjetur sërish rrugën për te njëri-tjetri. Këngëtarja i ka dedikuar një postim me tre foto vetëm partnerit të saj misterioz, të cilit ndonëse i ka zbuluar portretin, vazhdojmë të mos ia njohim identitetin.
“Profil profesional, po fotot e zemrës aty, mundësisht me një bonus brenda,” shkruan Ronela poshtë fotove të ëmbla, pasi ka ndryshuar gjithë postimet e saj në Instagram, duke lënë vetëm ato që lidhen me punën.
View this post on Instagram
Komentet nuk vonuan: personazhe të njohur publikë i shprehën dashurinë me emoji zemrash dhe urime të përzemërta dhe duket se Ronela ka pëlqyer disa nga to, duke na dhënë edhe një tjetër shenjë se gjithçka është duke shkuar mirë në jetën e saj romantike.