Showbiz

Flori publikoi një video dhe njerëzit mendojnë se ka lidhje me Elvanën!

Flori publikoi një video dhe njerëzit mendojnë se ka lidhje me

Nuk na e priste mendja se do përfshinim sërish pas kaq shumë vitesh në një artikull emrat e Florit dhe të Elvanës, por ja ku jemi! Flori, në një postim në Instastory, na ka bërë super konfuzë, pasi ka publikuar një video me sfond të errët, në të cilën dëgjohet ndër të tjera një zë që shumë njerëz e kanë cilësuar si ai i Evlanës.

“A do ta heqësh qafe si njeri, apo e do në jetën tënde? Thuaj të drejtën tani!”, dëgjohet në sfond zëri që ndezi aludime.

“S’e di”, përgjigjet kantautori. Më tej, në video përfshihet teksti i këngës “Pa jetë”, konkretisht vargu: “Si mund të të dojë dikush ty nuk e di, kur ti e hedh në plehra atë dashuri”.

Në fund, videoja përmbyllet me një shprehje nga Flori, i cili thotë: “Historinë nuk e bën dot vetë”.

Flori publikoi një video dhe njerëzit mendojnë se ka lidhje me

Megjithatë, në Facebook, Flori ka bërë tag Nora Gegës, (ish-bashkëshortes së Bledi Klosit), e cila është përfolur për një lidhje me kantautorin. 

Flori publikoi një video dhe njerëzit mendojnë se ka lidhje me

Sigurisht, njerëzit kanë menduar ç'kanë dashur dhe videoja, tanimë virale në TikTok ka komente të shumta që flasin për një ribashkim apo pendesë nga ana e Florit. 

"Ç'dreqin?! Flori dhe Elvana?"; "Janë ribashkuar, e ndiej"; "Hmmm, ok Flori, po me Elvanën ç'pate?"; "Më në fund! Elvana + Flori në një bashkëpunim"; "Çne ky? Zëri i Elvanës?"; "Uaaa! S'e prisja faaareeee. Flori dhe Elvana?!", ishin disa nga komentet.

Por që ja ku jemi, më të qartë se kurrë: Një tjetër zë dhe një tjetër tag! 

Ah more Flori, lëmsh na bën gjithmonë! 

 

REELS

MTV VMA 2025; Doja Cat ha buzëkuqin 💋

ChatGPT duke bërë xhiro për të mbledhur mendjen pasi ka kaluar gjithë ditën duke folur me mua:

Unë duke dëgjuar me vëmendje atë që më flet për fisin e tij, sikur nuk kam bërë kërkimet e mia në çdo rrjet social

Si duken ditëlindjet kur rritesh:

Patjetër që s’jam e vetmja😌

Në dasmën e Ksenia Borodinës dhe Nikolai Serdyukov ndodhi një moment që u komentua gjerësisht online. Teksa pozonin për foto, Serdyukov kapi për beli modelen Viktoria Lopyreva, ndërkohë që nusja e tij ndodhej pranë. Më pas, Borodina reagoi ndaj videos duke thënë: “Nuk jam xheloze për shoqet e mia. Sigurisht që një grua e bukur mund të të bëhet ‘shkak’, por ai përqafoi të gjithë të ftuarit. Edhe mua desh të më përqafonin burrat me të cilët bëra foto.”

Me pak fjalë i thotë: “Burri yt edhe kur ka qenë me ty, prapë te unë e kishte mendjen”

NË FESTIVALIN E FILMIT NË VENECIA, FILMI “THE VOICE OF HIND RAJAB” U PRIT ME NJË OVACION PREJ 23 MINUTASH, SHOQËRUAR ME THIRRJE “FREE PALESTINE”.

Po i juaji si ka reaguar?

Që sperma e salmonit është fantastike për rigjenerimin e lëkurës, me siguri e dini. Po a e dini që në Shqipëri ka ardhur Nucleofill, trajtimi më i avancuar me spermë salmoni që e përdorin VIP-at dhe njerëz mbi 100 vende në botë? Rinim, shkëlqim dhe efekt WOW, tani më afër se kurrë, falë @cfopharma_aesthetics