Showbiz

Njerëzit në internet po e quajnë Oltën “bullizuese”, por mos po harrojnë ca gjëra të rëndësishme?

Njerëzit në internet po e quajnë Oltën

Ky “BBVA” sapo ka nisur, por është bërë super i diskutuar, prej sjelljes së banorëve brenda në shtëpi. Një prej banoreve që ka marrë të gjithë peshën e urrejtjes së publikut është Olta Gixhari, e cila ndez në çdo bisedë shkëndija. Disa njerëz e quajnë “të fortë” dhe “stratege”, e disa të tjerë “bullizuese”.
 
Termi i tretë, lindi gjatë dhe pas përplasjes pasivo-agresive që Olta pati me Zhaklina Gjollën, ish-konkurrenten që vendosi të lërë shtëpinë në mënyrë të papritur, pas gjendjes së rënduar psikologjike. Pas kësaj, komente të tjera, ironikisht bullizuese, shpërthyen më shumë se kurrë ndaj Oltës, duke bërë përmes rrjeteve sociale një gjyq publik.
 
Është e vërtetë, Olta ka një natyrë provokative, shpeshherë edhe e tepron, ama pse po merremi të gjithë me Oltën? Nuk e shohim Kejvinën që i thotë Efit: “Kur unë shëtisja botën, ti haje fara”?; Jemi verbuar para diskriminimit dhe po e injorojmë bindshëm faktin që Herioni gjykon Ronaldon për prirjet seksuale, kur ky i fundit nuk ka dhënë asnjë deklaratë dhe për më tepër, është një çështje krejtësisht personale.
 
Pse nuk flasim për ngacmimet që Luizi i shkakton Kiarës? Apo ato janë gallatë, sepse Luizi bën batuta? Pse po e injorojmë Kiarën që duket qartazi e bezdisur, por ka mjaftueshëm edukatë sa të mos reagojë keq?
 
Mund të flasim për faktin që opinionistët, të cilët paguhen për të analizuar dhe bërë punën e tyre si opinionistë, bazohen nëpër komentet tuaja në Instagram dhe flasin për edukatë dhe etikë, kur e dinë shumë mirë me çfarë personazhesh dhe situatash kanë të bëjnë? A nuk ka Arbri dhe Zhaklina ndonjë argument më të qëndrueshëm se: “Nuk di se çfarë përgjigje t’i jap Oltës” dhe “Ju nuk keni edukatë”?
 
Por, ne nuk jemi aq të painformuar dhe të paditur sa të mos e dimë që bullizmi ekziston dhe është mëse prezent, jo vetëm ndaj fëmijëve, por edhe ndaj të rriturve, por në raste të tilla, kur kemi të bëjmë me një eksperiment social siç është “Big Brother” jo vetëm në Shqipëri e Kosovë, por kudo nëpër botë, ku persona të rritur mbi 30 vjeç, të cilët janë përballur me qindra situata të ngjashme në jetë, zgjedhin të mbajnë një sjellje pasivo-agresive, të viktimizohen dhe të mos mbrojnë veten e tyre, duhet të largohen nga mendësia e "presë" dhe "viktimës", në mënyrë që t'i dalin për zot vetes dhe parimeve të tyre. Si mund ta realizojnë? Duke folur dhe duke vendosur kufijtë e duhur, me këdo që kanë përballë, pasi qartazi, heshtja nuk është gjithnjë përgjigjja më e mirë, veçanërisht në "Big Brother".

Kushtet e programit janë të tilla, me situata ekstreme, karaktere të panjohura, që ashtu si Olta zgjedhin të bëjnë lojën dhe të ndjekin strategjinë e tyre, me izolim total nga rrjetet sociale dhe nga bota e jashtme, si dhe me një kohëzgjatje të atillë ku del çdo grimcë e personalitetit të vërtetë të dikujt dhe ku çdo sulm duhet të ketë një kundërsulm, në mos një reagim.
 
Pra, nëse ne duam t’i hedhim gurë Oltës, le të kemi standarde të barabarta e t’ia hedhim çdo të rrituri, qoftë ai aktiv e pasiv. Le të nisim nga Zhaklina, që fare qartë tha se e la shtëpinë sepse kishte nevojë për dashuri, hapësirë personale dhe për të bërë yoga, a thua se nuk e dinte që po hynte në një shtëpi që vëzhgohet 24/7.
 
Le të vijojmë me Luizin që nuk merr erë nga refuzimi; me Amosin që do të krijojë një lidhje me Dea Mishelin sa për sy e faqe; me Herionin që gjykon dikë për prirjet seksuale.
 
Le ta kryqëzojmë edhe Armandon, që flet pas krahëve të Oltës e me radhë!
 
Edhe të mos harrojmë se vëmendjen maksimale ua jep publiku! Nëse në atë shtëpi, Olta do të ishte një barrë kaq e rëndë, konkurrentët mund ta nominojnë dhe publiku mund ta nxjerrë nga shtëpia. I njëjti publik që ashtu siç pretendon për Oltën, e bullizon online, duke i thënë fjalë nga më të rëndat.

Shënim: Ky artikull nuk ka si qëllim të mbrojë dhe justifikojë sjelljet e askujt. Thjesht vë në dukje standardin e dyfishtë të gjykimit, në një program ku Olta nuk është i vetmi person që përdor të tilla teknika apo të tillë nivel bisede. Nëse duam të gjykojmë, të mos përqendrohemi te një person i vetëm, por të identifikojmë të gjitha rastet e bullizmit dhe ofendimeve, qofshin ato të thëna me zë të lartë, nëpër cepat e shtëpisë, apo në internet.

- Ky artikull është një qëndrim personal, shkruar nga A. Shehu, redaktore kontribuese në Anabel Media.

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb

People on the Internet are calling Olta "bullying", but aren't they forgetting some important things?

Njerëzit në internet po e quajnë Oltën

This "BBVA" has just started, but it has become super discussed, due to the behavior of the residents inside the house. One of the residents who has taken the brunt of the public's hatred is Olta Gixhari, who ignites sparks in every conversation. Some people call her "strong" and "strategist", and some others "bullying".
 
The third term was born during and after the passive-aggressive clash that Olta had with Zhaklina Gjolla, the former competitor who decided to leave the house unexpectedly, after a difficult psychological state. After that, other comments, ironically bullying, exploded more than ever against Olta, making a public trial through social networks.
 
It is true, Olta has a provocative nature, often even overdoing it, but why are we all dealing with Olta? We don't see Kevin saying to Eff: "When I was traveling the world, you ate seeds"?; We are blinded by discrimination and are convincingly ignoring the fact that Herion is judging Ronaldo for his sexual orientation, when the latter has not given any statement and, moreover, it is a completely personal matter.
 
Why don't we talk about the harassment Louis inflicts on Kiara? Or are they funny because Luiz makes jokes? Why are we ignoring Kiara who looks clearly annoyed but is polite enough not to react badly?
 
Can we talk about the fact that pollsters, who are paid to analyze and do their job as pollsters, are basing your Instagram comments and talking about politeness and ethics, when they know very well what characters and situations they are dealing with? Don't Arbri and Zhaklina have a more stable argument than: "I don't know what answer to give to Olta" and "You have no education"?
 
But, we are not so uninformed and clueless as not to know that bullying exists and is more present, not only towards children, but also towards adults, but in such cases, when we are dealing with a social experiment such as is "Big Brother" not only in Albania and Kosovo, but everywhere in the world, where adults over 30 years old, who have faced hundreds of similar situations in life, choose to maintain a passive-aggressive behavior, become victimized and do not defend themselves, maybe the person who attacks them is not to blame, but the person who welcomes the attack.
 
The conditions of the program are such, with extreme situations, unknown characters, that, like Olta, choose to play the game and follow their own strategy, with total isolation from social networks and the outside world, as well as with such a duration where every bit of one's true personality comes out and where every attack must have a counterattack, if not a reaction.
 
So, if we want to throw stones at Olta, let's have equal standards and throw them at every adult, whether active or passive. Let's start from Zhaklina, who clearly said that she left the house because she needed love, personal space and to do yoga, don't you think she didn't know she was entering a house that is watched 24/7.
 
Let's continue with Luiz who doesn't reek of rejection; with Amos, who will create a relationship with Dea Micheli as far as eye and cheek; with Dean himself thinking that the best value is being beautiful; with Herion judging someone on sexual inclinations.
 
Let's also crucify Armando, who talks behind Olta's arms and so on!
 
Let's not forget that the audience gives them maximum attention! If in that house, Olta would be such a heavy burden, the contestants can nominate her and the audience can kick her out of the house. The same public that, as it claims about Olta, bullies her online, saying some of the worst words to her.

- This article is a personal opinion, written by A. Shehu, contributing editor at Anabel Media.

 

Copyright Anabel.al / Reprinting without the permission of the editors is prohibited.