Relationships

Një listë e gjatë me pyetje që mund t’ia bësh të dashurit, për biseda më interesante (& romantike)

Një listë e gjatë me pyetje që mund t’ia bësh

Edhe nëse e njeh partnerin tënd prej vitesh, apo sapo keni filluar të dilni bashkë, është e rëndësishme të mbetesh kureshtare ndaj tij duke i bërë pyetje. Pse?

“Sepse kureshtja ju lejon të lidheni, të zhvilloni intimitet dhe të zbuloni gjëra të reja për njëri-tjetrin që e mbajnë marrëdhënien të freskët”, shpjegon psikologia klinike Aura De Los Santos.

Prandaj kemi përgatitur një listë me shumë pyetje për t’i bërë të dashurit! Disa janë të thella, të tjerat më të lehta dhe argëtuese.

Pyetje për biseda të thella:

-  Cili është kujtimi yt më i hershëm?
-  Cilat janë ëndrrat e tua për të ardhmen?
-  Çfarë të bën më të lumtur në jetë?
-  Çfarë vlerëson te miqësitë e tua?
-  Si ndihesh rreth prindërimit?
-  Cila është frika jote më e madhe?
-  Mund të më thuash çfarë ke në listën tënde të dëshirave?
-  Me kë je më i afërt në jetë?
-  Si është marrëdhënia jote me rrjetet sociale?
-  Si ka qenë fëmijëria jote?
-  Si e përkufizon suksesin në jetën tënde?
-  Ç’kuptim ka emri yt?

Pyetje për biseda argëtuese:

-  Cili është filmi yt i preferuar i të gjitha kohërave?
-  Cilën këngë pëlqen të kërcesh kur je krejt vetëm?
-  Cili është kujtimi yt më i turpshëm?
-  Nëse mund të kishe çdo superfuqi, cilën do zgjidhje?
-  Cila është gjëja e parë që bën kur zgjohesh në mëngjes?
-  Çfarë do bëje nëse do fitoje 1 milion dollarë?
-  Nëse mund të udhëtoje kudo në botë, ku do shkoje?
-  Cili është snack-u yt i preferuar në kinema?
-  Do të quaje veten zog nate apo njeri të mëngjesit?
-  Cili është sportisti yt i preferuar i të gjitha kohërave?
-  Cila mendon se është cilësia jote më e mirë?
-  Cilin serial do mund ta shikoje gjithë ditën pa u lodhur?

Pyetje flirtuese:

-  Cili është tipari më i bukur në fytyrën time?
-  Cili është veshja jote e preferuar?
-  Kur e kuptove për herë të parë që të pëlqeja?
-  Cila është batuta jonë që e do më shumë?
-  Cila ngjyrë më shkon më shumë?
-  Çfarë po mendoje gjatë puthjes sonë të parë?
-  Çfarë mendove për mua herën e parë që u takuam?
-  Kur ishte hera e fundit kur mendove se dukesha seksi?
-  Cili është aktiviteti yt i preferuar që bëjmë bashkë?
-  Cila mendon se është cilësia jote fizike më e mirë?
-  Sa shpesh mendon për mua gjatë ditës?
-  Kur ke ftuar dikë për herë të parë në një takim?
-  Cilat janë gjërat e tua të preferuara në lidhjen tonë?

Pyetje romantike:

-  Cili është takimi më i bukur që kemi pasur ndonjëherë?
-  Cila është gjuha jote e dashurisë?
-  A ëndërron ndonjëherë për mua?
-  Si e kuptove që ishe i dashuruar me mua?
-  Nëse beson në martesë, si e imagjinon ditën tënde të dasmës?
-  Cilin takim do të doje shumë ta provonim e nuk e kemi bërë ende?
-  Cila është dhurata më romantike që ke marrë ndonjëherë?
-  Kush ishte dashuria jote e parë dhe pse?
-  A të jap ndonjëherë “flutura në stomak”?
-  A ke marrë ndonjëherë letër dashurie?
-  Cila është gjëja jote e preferuar rreth të qenit në një marrëdhënie?

  •  

    Mos humbisni edhe

    REELS

    Postimi i Selvijes për Shpatin 😭

    U prehsh në paqe, Shpat! 🪽

    🔥🔥🔥🔥🔥🔥🔥🔥

    Hahaha gjendja ditëve të fundit @shiladukaaa

    @veneralumani, @lind_islami & bebushi Drin 🥹

    Sofia Vergara my spirit animal😂😂 PS. Manolo eshte i biri:)

    ✨Lëkura jonë është herë pas herë pak kapriçoze - ndonjëherë e yndyrshme, ndonjëherë e thatë, ndonjëherë me akne. Dhe nuk është gjithmonë e lehtë të gjesh balancën mes hidratimit, mbrojtjes dhe ndjesisë së lehtë që kërkon lëkura mikse. Por @jeclaire.al ka tre produkte që i japin lëkurës çfarë i duhet, kur i duhet - as më shumë, as më pak. 🥰 Nëse edhe ti je në kërkim të këtij “glow”, shiko videon për më shumë detaje. @ledismile_estetike @dr_ledi

    ANABEL @ THE MOVIES

    Quiz: Çfarë i tha???

    Arditi dhe e bija Anna, rikthehen pas 7 vitesh me një duet

    dy>