Anabelizim

Dhe pse në një lidhje të re, nuk i harroj dot kujtimet tona

Dhe pse në një lidhje të re, nuk i harroj dot kujtimet tona
Foto: iriswinnnow/ Pinterest

Letër për një diku(r)

Nuk e di pse ndiej nevojën ta shkruaj këtë letër. Ndoshta sepse ka gjëra që, sado vite të kalojnë, mbeten të pathëna, ose mbeten pezull diku midis kujtesës dhe zemrës.

Ne u njohëm në një ditë të zakonshme, në një plazh që për shumë njerëz ishte vetëm det e diell, por për ne u bë fillimi i një historie që s’e kisha menduar kurrë se do më ndryshonte aq shumë.

Me ty mësova çfarë do të thotë të jesh e gjallë në çdo kuptim, të qeshësh me shpirt, të grindesh me pasion, të përjetosh çdo ndjesi deri në fund. Kishim uljet dhe ngritjet tona, ndoshta më shumë se duhet, por ishin tonat. Ishin të sinqerta. Dhe për këtë, do të të jem gjithmonë mirënjohëse.

Tani jeta më ka çuar në një drejtim tjetër. Jam në një etapë të re, me dikë që e dua dhe që më do ndryshe, me qetësi, me siguri, me plane përpara. Por kjo nuk do të thotë se e kam harruar atë që kemi jetuar. Kujtimet tona nuk janë plagë, janë mësime. Janë kujtesë e një kohe ku zemra ime ishte e egër dhe e lirë, ku dashuria nuk kishte frikë, as logjikë.

Nëse ndonjëherë e mendon të kaluarën, dua të dish se nuk ka hidhërim në mendimet e mia për ty. Vetëm mirënjohje, respekt dhe një ndjenjë e butë që më kujton se disa njerëz hyjnë në jetën tonë për të na bërë versionin që duhej të bëheshim. Ti ishe një prej tyre.

Uroj që të jesh mirë, të jesh i qetë dhe i lumtur, me dikë që të kupton ashtu siç ndoshta nuk arrita unë. Dhe ndoshta, në një tjetër jetë, në një tjetër stinë, mund të ishim njohur ndryshe.

Por në këtë jetë… faleminderit për gjithçka që ishe. Dhe për gjithçka që më mësove të jem.

Me paqe,

Unë.

- Shkruar për Anabel nga një grua anonime, për rubrikën “Untold Stories” – streha ku rrëfejmë ato çaste kur zemra kërkon të flasë, qoftë për të mirat, qoftë për të vështirat, për ndjesitë më të thella që nuk duam t’i mbajmë brenda. Nëse edhe ju dëshironi të ndani historinë tuaj, na shkruani në [email protected].

REELS

Leku shkon te leku ore 🤓

Kripë në plagë 🤨

❣️👏

Ju kë do kishit përqafuar? Gruan apo fizioterapistin?

Nuk para marrim materiale nga rrëmujërat e TikTok-ut shqip, por kjo histori na bëri përshtypje, për më tepër që trajton një çështje delikate. Një ditë, ne mësuam se një vajzë, Pranvera Mollaj (30 vjeç), po vuante nga leucemia akute, ishte në prag vdekjeje dhe për shërim nevojitej transplant urgjent i palcës. TikToker-a të famshëm u angazhuan për rastin dhe njerëzit dhuruan në GoFundMe. Totali i mbledhur: 450,000 euro. Tani, ka dalë një teori e re nga një prej donatorëve dhe mbështetësve të saj (Mr. Eli), se e gjitha ka qenë mashtrim. Ai pretendon se ka folur me një mjek në spitalin ku ishte shtruar Pranvera dhe ai ka deklaruar se pacientja është e shëruar plotësisht dhe mund të jetojë normal si gjithë të tjerët. Eli dyshon se paratë e mbledhura po shfrytëzohen nga dy TikToker-a me banim në Dubai. Pranvera, nga ana e saj, e mohon të ketë mashtrim dhe thotë që pasi të dalë nga spitali (në Dubai), do të paraqesë gjithë dokumentacionin. E ëma e Pranverës, në një bisedë me Elin, ka pranuar se do t’u kthejë lekët shqiptarëve që kanë dhuruar, për aq kohë sa transplanti nuk u krye.

Flisni!

“The Passenger” (1975) është një nga filmat më të dashur për Jack Nicholson. Ai madje e ka quajtur “aventurën më të madhe kinematografike” të jetës së tij. Për të mbrojtur këtë vepër që e donte shumë, Nicholson bleu të drejtat e filmit dhe e mbajti për vite jashtë ekranit. Në vitin 2003 nisi negociatat me Sony-n për ta rikthyer sërish për publikun. Filmi ndjek historinë e një gazetari të lodhur, i cili gjatë një udhëtimi merr një vendim të papritur që i jep mundësinë të hyjë në një jetë krejt tjetër. Në fillim duket si liri. Një shkëputje e pastër nga gjithçka prej së cilës ka ikur. Por teksa lëviz në vende të panjohura, ajo jetë e re nis të rëndojë më shumë seç e kishte imagjinuar. Filmi kthehet në një udhëtim të heshtur dhe të ngadaltë mbi identitetin, arratisjen dhe pyetjen nëse mund t’i shpëtosh ndonjëherë vetes. Po, ia vlen ta shikoni!

Ju si do kishit folur? 🤓

Jeni gati për 11 korrik apo jo? 🤭

And why in a new relationship, I can't forget our memories

Dhe pse në një lidhje të re, nuk i harroj dot kujtimet tona
Photo: iriswinnnow/ Pinterest

Letter to someone somewhere

I don't know why I feel the need to write this letter. Maybe it's because there are things that, no matter how many years pass, remain unsaid, or remain suspended somewhere between memory and heart.

We met on an ordinary day, on a beach that for many people was just sea and sun, but for us it was the beginning of a story that I never thought would change me so much.

With you I learned what it means to be alive in every sense, to laugh with soul, to argue with passion, to experience every feeling to the end. We had our ups and downs, maybe more than we should, but they were ours. They were honest. And for that, I will always be grateful to you.

Now life has taken me in a different direction. I am in a new stage, with someone I love and who loves me differently, calmly, surely, with plans ahead. But that doesn't mean I have forgotten what we lived. Our memories are not wounds, they are lessons. They are memories of a time when my heart was wild and free, where love had no fear, no logic.

If you ever think about the past, I want you to know that there is no bitterness in my thoughts about you. Only gratitude, respect, and a gentle feeling that reminds me that some people come into our lives to make us the version we were meant to be. You were one of them.

I hope you are well, that you are at peace and happy, with someone who understands you in a way that perhaps I never could. And perhaps, in another life, in another season, we could have met differently.

But in this life… thank you for everything you were. And for everything you taught me to be.

Peacefully,

Me.

- Written for Anabel by an anonymous woman, for the  “Untold Stories”  column – the haven where we recount those moments when the heart wants to speak, whether about the good or the difficult, about the deepest feelings that we don't want to keep inside. If you too would like to share your story, write to us at  [email protected] .