Bota

Babai i 3 motrave të vrara "s'tregoi asnjë shenjë" dhe thuhet se "i donte shumë" vajzat e tij

Babai i 3 motrave të vrara "s'tregoi asnjë shenjë"

Travis Decker, babai i tre vajzave të mitura që u gjetën të pajeta më 2 qershor në shtetin e Uashingtonit, është ende në arrati dhe po kërkohet intensivisht nga autoritetet. Ai dyshohet se vrau vajzat e tij – 9 vjeç, 8 vjeç dhe 5 vjeç – gjatë një vizite të rregullt prindërore.

Avokatja e ish-bashkëshortes së tij, Whitney Decker, deklaroi për ABC News se Travis “nuk tregoi asnjë shenjë paralajmëruese” para zhdukjes dhe se “i donte shumë vajzat e tij”. Avokatja shtoi se ai kishte qenë një “baba aktiv” dhe se ndonëse kishte probleme me shëndetin mendor pas shërbimit ushtarak, marrëdhënia me ish-gruan kishte qenë e qetë dhe bashkëpunuese.

Babai i 3 motrave të vrara "s'tregoi asnjë shenjë"

Trupat e vajzave u gjetën pranë makinës së babait të tyre, pas disa ditësh kërkimi. Sipas raportit paraprak të mjekësisë ligjore, vajzat dyshohet të kenë vdekur nga asfiksimi.

Travis Decker u nda nga gruaja e tij në vitin 2023. Pas divorcit, ajo fitoi kujdestarinë e plotë të vajzave, ndërsa atij iu lejuan vizita të kufizuara – tre orë çdo të premte dhe tetë orë çdo fundjavë të dytë, me kusht që të mos largohej nga zona e afërt e banimit të tyre. Këto masa u morën për shkak të shqetësimeve për gjendjen e tij mendore.

Sipas avokates, “diçka u thye brenda tij” pas vendosjes së kufizimeve, duke e përshkruar aktin si një shpërthim i errët që lidhet me traumat dhe përgatitjen ushtarake që kishte marrë.

Babai i 3 motrave të vrara "s'tregoi asnjë shenjë"

Policia ka publikuar imazhe të fundit të Decker dhe ka ndërmarrë një operacion të gjerë kërkimi në terrenet malore të rajonit. Rajoni i njohur turistik, “The Enchantments”, është mbyllur deri më 18 qershor ose deri në një njoftim të dytë. Autoritetet paralajmërojnë se Decker është i aftë të mbijetojë për ditë të tëra në natyrë pa pajisje, pasi ka trajnim të avancuar për mbijetesë nga shërbimi në ushtri.

Banorëve në zonat malore pranë u është kërkuar të mbajnë dyert dhe dritaret të mbyllura dhe të njoftojnë menjëherë nëse kanë ndonjë informacion.

Ndërkohë, një faqe GoFundMe është hapur për të ndihmuar Whitney Decker me shpenzimet dhe mbështetjen ligjore pas kësaj tragjedie të rëndë. Deri më sot ajo ka mbledhur mbi 1 milion dollarë.

Artikuj të sugjeruar:

Burimi: People

REELS

Mommy & mini edition nga @perla.shop.albania ka “çmendur” rrjetin këto ditë! I krijuar për atë dashuri që s’ka nevojë për fjalë. Shkarkoni aplikacionin Perla në App/Play Store për të rezervuar. P.S.: Kanë menduar edhe për baballarët!🫠

Justin Bieber u ngjit ne skenen e “Grammy” vetem me te mbathura, kitarre dhe vokalin e tij. Kaq i duheshin per te bere nje performance te paharrueshme te hit-it te tij Yukon.

Bad Bunny eshte artisti i pare latin qe fiton Grammy per Albumin e Vitit

Prandaj dhe unë i them vetes, hë se do ma fal dhe këtë herë

U rikthyeeeeee

Gazetarja e njohur Rezarta Reçi eshte ndare nga jeta në moshën 64-vjecare, pas një beteje të gjatë dhe publike me kancerin. E njohur per ciklin jetegjate “Arratia e Peshkut te Kuq” në News24, Reçi në një intervistë të para një viti në Euronews, rrefeu me kurajo se edhe nese sëmundja e mposht, ajo nuk ka peng asgjë në jetë. Source @euronews_albania

Miri dhe makthi i ri🤣

*Po kendon Bruno e dimë, por kenga eshte e Fatjetes

@lavillabyandale mos ndaloni me këto videot 😂😂😂 e fundit lot

Më healthy se Brioshi është Paçja! Kaq ta dini!

Father of 3 murdered sisters "showed no signs" and reportedly "loved" his daughters very much

Babai i 3 motrave të vrara "s'tregoi asnjë shenjë"

Travis Decker, the father of three teenage girls who were found dead on June 2 in Washington state, is still at large and is being sought by authorities. He is suspected of killing his daughters — ages 9, 8, and 5 — during a routine parental visit.

His ex-wife's lawyer, Whitney Decker, told ABC News that Travis "showed no warning signs" before his disappearance and that he "loved his daughters very much." The lawyer added that he had been an "active father" and that although he had mental health issues after his military service, his relationship with his ex-wife had been calm and cooperative.

Babai i 3 motrave të vrara "s'tregoi asnjë shenjë"

The girls' bodies were found near their father's car after several days of searching. According to the preliminary forensic report, the girls are suspected to have died of asphyxiation.

Travis Decker separated from his wife in 2023. After the divorce, she gained full custody of the girls, while he was allowed limited visitation — three hours every Friday and eight hours every other weekend, provided he did not leave their immediate area of ??residence. These measures were taken due to concerns about his mental state.

According to the lawyer, "something broke inside him" after the restrictions were imposed, describing the act as a dark explosion related to the trauma and military training he had received.

Babai i 3 motrave të vrara "s'tregoi asnjë shenjë"

Police have released new images of Decker and launched a massive search operation in the mountainous terrain of the region. The popular tourist area, “The Enchantments”, has been closed until June 18 or until further notice. Authorities warn that Decker is capable of surviving for days in the wild without equipment, as he has advanced survival training from his military service.

Residents in nearby mountainous areas have been asked to keep their doors and windows closed and to report any information immediately.

Meanwhile, a GoFundMe page has been set up to help Whitney Decker with expenses and legal support following this devastating tragedy. To date, it has raised over $1 million.

Suggested articles: