Bota

Teoritë konspirative rreth Zonjës së Parë të Francës: Si qëndron e vërteta

Teoritë konspirative rreth Zonjës së Parë të

Bota ka vluar nga reagimet pas një momenti të pazakontë midis çiftit presidencial francez gjatë mbërritjes së tyre me avion në Vietnam. Kamera televizive kapi Zonjën e Parë të Francës, Brigitte Macron, duke (mbase) goditur në fytyrë bashkëshortin e saj, presidentin Emmanuel Macron.

Pasi pamjet u përhapën me shpejtësi, Macron u përpoq të qetësonte situatën, duke e përshkruar gjithçka si një gjest lozonjar mes bashkëshortëve:

“Ndoshta po bënim shaka dhe po ngacmonim njëri-tjetrin, siç bëjmë shpesh me gruan time. Por një video u publikua dhe u shndërrua në një katastrofë planetare,” tha ai.  “Në botën ku jetojmë, nuk kemi kohë për të humbur me gjëra të tilla. E gjitha kjo është absurde. Njerëzit thonë shumë budallallëqe. Të gjithë duhet të qetësohen.”

Teoritë konspirative ndaj Brigitte Macron

Teoritë konspirative rreth Zonjës së Parë të

Por kjo nuk është hera e parë që Brigitte Macron gjendet në qendër të vëmendjes. Në javët e fundit, “Elysée” ka ndryshuar strategji dhe ka filluar të kundërshtojë në mënyrë më aktive përhapjen e lajmeve të rreme dhe dezinformimin online, kryesisht ato që shënjestrojnë Zonjën e Parë.

Prej vitesh, Brigitte Macron është përballur me teori konspirative të pabaza, përfshirë një ndër më të çuditshmet: pretendimin se ajo është transgjinore. Sipas kësaj teorie të rreme, ajo ka lindur si mashkull me emrin Jean-Michel Tronier dhe ka bërë tranzicion gjinor në moshën 30-vjeçare. Madje, disa teori thonë se identiteti i saj është "sajuar" nga i vëllai.

Kjo histori u bë virale në rrjetet sociale në Francë, çka detyroi Brigitte Macron të ndërmarrë hapa ligjorë. Avokati i saj, Jean Enoch, konfirmoi për agjencinë AFP se procedurat ligjore janë duke vazhduar.

Përhapja ndërkombëtare e teorive

Burimet e këtyre dezinformatave dyshohet të jenë profile të ekstremit të djathtë, kundërshtarë të presidentit Macron. Sipas gazetës Libération, gjithçka nisi nga një artikull i botuar nga Natasha Rey në një revistë të ekstremit të djathtë dhe më pas u përhap në një emision në YouTube të njohur për qëndrime të djathta dhe narrativat konspirative.

Një nga “provat” që përmendin teoricienët është një foto e fëmijërisë së Jean-Michel Tronier që ngjan me Brigitte, por duke qenë vëlla e motër, kjo është e kuptueshme. Megjithatë, në shtator, një gjykatë franceze vendosi t’i japë Brigitte Macron një dëmshpërblim prej 8,000 eurosh dhe vëllait të saj 5,000 euro, si viktima të shpifjeve.

Mbështetja nga figura ndërkombëtare pro-Trump

Teoritë nuk mbetën vetëm në Francë. Ato u përvetësuan dhe promovuan edhe nga figura të njohura të krahut të djathtë në SHBA, përfshirë Candace Owens dhe Tucker Carlson, mbështetës të Donald Trump.

Owens publikoi një video në YouTube me titullin “A është Zonja e Parë e Francës burrë?”, duke e quajtur këtë një nga “skandalet më të mëdha politike në histori”.

Si përfundim, asnjëra nga këto teori nuk është provuar kurrë, duke i kthyer thjesht e vetëm në një narrativë politike me qëllim dezinformimim.

Si është historia mes tyre

Teoritë konspirative rreth Zonjës së Parë të

Brigitte Macron, bashkëshortja e presidentit francez Emmanuel Macron, është 70 vjeç, ndërsa Emmanuel Macron është 47 vjeç. Pra, ajo është 24 vite më e madhe se ai.

Brigitte dhe Emmanuel Macron janë njohur në qytetin Amiens, në Francë, kur ajo ishte mësuese e letërsisë dhe teatrit në një shkollë private dhe ai ishte nxënës 15-vjeçar në klasën e saj. Në atë kohë, Brigitte ishte e martuar dhe kishte tre fëmijë.

Macron ka thënë në intervista se ishte i dashuruar me të që në adoleshencë dhe i premtoi se do ta martoheshin një ditë. Familja e tij e dërgoi për të studiuar në Paris për ta ndarë nga Brigitte, por ata mbajtën lidhje të fshehtë. Më vonë, ajo u divorcua nga burri i parë dhe u martua me Emmanuel Macron në vitin 2007, kur ai ishte 29 vjeç dhe ajo 54.

Artikuj të sugjeruar:

 

REELS

JETOJ NË EUROPË DHE FUNKSIONON NDRYSHE PËR VAJZAT E NDRYSHE PËR DJEMTË

Stresohesh vetëm nga mendimi që vera na tha “mirupafshim” dhe duhet të bësh gati kostumin e të rriturit për rutinën vjeshtake? Ugh, s’je vetëm. Zgjidhjen s’e kemi ne, por dimë një vend ku hallet e një viti të tërë zgjidhen për punë minutash: në @toptanishoppingcenter Shkoni me vrap, ka plot ofertaaa!

Gjyqi, që u zhvillua për një incident të pretenduar në vitin 2018, u ngrit nga një ish-rojë sigurie, Emani Ellis, e cila pretendonte se reperja e kishte sulmuar me fyerje racore. Vendimi i trupit gjykues e liroi Cardi-n nga çdo detyrim për të paguar dëmet në shumën 24 milionë dollarë.

Sa lekë duhen për të shtyrë muajin në Monaco

Si do e përshkruanit verën tuaj? 🌊

Si ju duk 💍 Georgina 💍 në Festivalin e Filmit në Venecia?

Fatmirësisht, cikli po thyhet! 🤣

Unë nuk jam natyrë dramatike Prapë unë:

Aktori i madh Timo Flloko, tenori dhe soprano me famë botërore, Saimir Pirgu dhe Ermonela Jaho, u bënë bashkë në një mbrëmje të jashtëzakonshme në kalanë e Kaninës në Vlorë. “Yjet mbi Kaninë” është edicioni i dytë i një aktiviteti i konceptuar nga regjisorja e njohur Vera Grabocka, që nisi në Butrint dy vjet më parë. *E ftuar speciale e natës ishte Aurela Gaçe, e cila i zhveshi interpetuesit e mëdhenj nga “ngurtësia” e operës, për pak muzikë popullore vlonjate.

Një burrë shkaktoi zemërim në rrjet, pasi u kap nga kamera duke i rrëmbyer kapelen e tenistit polak, Kamil Majchrzak, nga duart e një tifozi të vogël në US Open. Skena e pahijshme ndodhi të enjten pasdite, ndërsa Majchrzak përshëndeste tifozët dhe shpërndante autografe pranë fushës, pas fitores epike me pesë sete kundër tenistit numër 9 në renditje, Karen Khachanov, sipas pamjeve të transmetimit live.