Bota

Videoja ku e shoqja e gjuan me shuplakë: Macron tregon si qëndron e vërteta

Shkruar nga Anabel

26 Maj 2025

Videoja ku e shoqja e gjuan me shuplakë: Macron tregon si qëndron e

Një video që qarkulloi masivisht në rrjete sociale të dielën mbrëma ndezi të gjitha alarmet në internet. Në momentin kur presidenti francez Emmanuel Macron dhe bashkëshortja e tij Brigitte zbresin nga avioni presidencial në Hanoi, Vietnam, kamera e Associated Press kap një moment që duket si një “shuplakë e lehtë në fytyrë” që Brigitte i jep të shoqit.

Interneti shpërtheu, teoritë u shtuan, dhe Elysée (Presidenca e Republikës Franceze) fillimisht u përpoq ta mohojë ngjarjen. Pastaj, e minimizoi.

Në pamjet, Brigitte shfaqet duke i shtyrë me të dyja duart fytyrën Macron-it në një gjest që ngjall konfuzion dhe shumë vend për interpretim – presidenti duket i befasuar, por menjëherë e kalon situatën me një buzëqeshje të përmbajtur dhe përshëndet turmën.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Anabel Entertainment (@anabel.entertainment)

Në një deklaratë për mediat në Hanoi, Macron tha se gjithçka ishte keqkuptuar:

“Ishim duke u ngacmuar. Ishim duke bërë shaka dhe më zuri në befasi. Tani është kthyer në një katastrofë planetare, me teori konspirative që dalin përditë,” – u shpreh ai me ironi.

Ai e lidh ngjarjen me një valë të re dezinformimi ndaj Francës, që sipas tij ka ardhur paralelisht me tensionet në Ukrainë. Paralelisht me ngjarjen, Macron përmendi edhe një tjetër video që u bë virale, ku disa thanë se ai po ndante kokainë në një tren me liderët Merz dhe Starmer (e pavërtetë), apo një tjetër moment të pretenduar të tensionuar me presidentin Erdogan gjatë një shtrëngimi duarsh.

“Në tre javët e fundit, më kanë shpallur 'kokainoman', pastaj më kanë treguar duke u zënë me Erdogan-in, dhe tani – burrë që mer shuplakë nga gruaja. Asgjë nga këto nuk është e vërtetë,” – tha ai.

Videoja ku e shoqja e gjuan me shuplakë: Macron tregon si qëndron e

Fillimisht, zyrtarët e Macron e mohuan që videoja ishte autentike, më pas pranuan që pamjet ishin reale, por “të stërmadhuara”. Një burim pranë presidentit tha për mediat se bëhej fjalë për një “ngacmim të padëmshëm në çift”. Megjithatë, pamjet vazhduan të qarkullojnë me ritëm të çmendur në internet – veçanërisht nga llogari që zakonisht janë anti-Macron.

Në momentin e zbritjes nga avioni, Brigitte nuk pranoi dorën që i ofroi Macron për të zbritur shkallët, gjë që, për shumë komentues në rrjet, “vetëm e përforcoi dramën”.

Marrëdhënia mes çiftit ka qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes: Brigitte, 72 vjeç, dikur mësuesja e tij e dramës në një shkollë private në Amiens, dhe Macron, 47 vjeç, ish-nxënësi që u bë president.

Videoja ku e shoqja e gjuan me shuplakë: Macron tregon si qëndron e

Historia e tyre ka kapërcyer shumë paragjykime dhe është kthyer në një lidhje të fortë dhe publike – por që shpesh është në shënjestër të thashethemeve dhe lajmeve të rreme, madje Brigitte ka ndërmarrë veprime ligjore për lajme të rreme mbi identitetin e saj gjinor.

Pra, si përfundim, jo, Brigitte nuk e qëlloi Macron-in me shuplakë si në një dramë Netflix-i, por po, një video e shkurtër është kthyer në makth për Elysée-n. Thjesht, interneti s’fal. Dhe Macron e di mirë këtë.

Artikuj të sugjeruar:

Burimi: Le Monde