Bota

‘Zhdukja’ e kukullës Annabelle shkakton panik: Si qëndron e vërteta?

‘Zhdukja’ e kukullës Annabelle shkakton panik: Si qëndron

Kudo nëpër internet u përhap lajmi se Annabell është zhdukur nga muzeu ku ekspozohej. Kukulla e famshme, e cila supozohet të jetë “pushtuar nga demonët”, është kthyer në një simbol klasik të zhanrit horror, u përfol se kishte dalë nga ‘kutia’ ku qëndronte, gjatë turneut të “Devils on the Run”, i organizuar nga “Shoqata e Re e Anglisë për Kërkimet Psikike” (NESPR).

‘Zhdukja’ e kukullës Annabelle shkakton panik: Si qëndron
 
Spekulimet e pabaza morën dhenë dhe nisën të qarkullonin vërdallë, madje, një zjarr që ra në një platacion në White Castle i shtoi edhe më tepër zërat se në këtë incident kishte ‘dorë’ Annabelle. Megjithatë, nuk ka vend për panik! Dan Rivera, hetuesi i NESPR, hodhi poshtë thashethemet, përmes një videoja në TikTok që i qetësoi njerëzit.

‘Zhdukja’ e kukullës Annabelle shkakton panik: Si qëndron
 
Ai, i ndodhur në muzeun okult "Warren", u shpreh se Annabelle ndodhet në vendin e vet.

“Jam këtu në muzeun okult "Warren" dhe dua t’ju tregoj se kukulla ndodhet këtu. Le të hyjmë brenda dhe ta shohim”.

Ai hyri në dhomë dhe tregoi kukullën në kutinë e saj. “Annabelle nuk ka humbur, është në Chicago”, u shpreh Rivera.
 
Edhe në llogarinë zyrtare të shoqatës në Facebook, u sqarua se Annabelle as nuk është vjedhur dhe as nuk ka humbur, por qëndron e sigurt në vendin e vet.

‘Zhdukja’ e kukullës Annabelle shkakton panik: Si qëndron
 
Kjo nuk është hera e parë që supozohet për një “zhdukje” të Annabelle. Në fakt, në vitin 2020, Tony Spera (dhëndri i çiftit Warren, i cili mori përsipër të kujdesej për kukullën e poseduar) u detyrua të sqarojë zërat që supozonin se kukulla kishte ikur nga mbajtësja e saj.
 
“Jam këtu për t’ju thënë diçka. Nuk e di nëse doni ta dëgjoni apo jo, por Annabelle nuk ka ikur”, u shpreh ai në kanalin zyrtar të familjes.
 
Annabelle i përkiste fillimisht një studenteje, e cila në vitin 1970 konktaktoi me çiftin Warren, pasi kishte vënë re aktivitet paranormal, ku kukulla ishte treguar e dhunshme ndaj saj. Pas inspektimit, çifti doli në përfundimin se kukulla ishte poseduar nga demoni i shpirtit të një vajze të ndjerë.
 
Historia e Annabelle është goxha e famshme. Fillimisht, ajo pushtoi botën e horrorit në “The Conjuring” (2013), për t’u paraqitur më vonë në “Annabelle” (2014); “Annabelle: Creation” (2017) dhe “Annabelle Comes Home” (2019). 

 

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb