Bota

Joe Biden diagnostikohet me kancer në prostatë: "(I përhapur) me metastazë në kocka"

Joe Biden diagnostikohet me kancer në prostatë: "(I

Ish-presidenti amerikan, Joe Biden, është diagnostikuar me një formë agresive të kancerit të prostatës, i cili është përhapur edhe në kocka. Zyra e tij bëri një deklaratë në ditën e diel (18 maj 2025), ku tregoi mbi sëmundjen që ka prekur Biden.

Ai dhe familja e tij po shqyrtojnë opsionet e trajtimit. Zyra shtoi se kanceri që ka prekur Biden ka marrë vlerësimin 9 nga 10 në sistemin Gleason, që përdoret për të përcaktuar sa agresiv është kanceri i prostatës. Në rastin e Biden, kanceri është shumë agresiv.

"Të premten, Joe Biden u diagnostikua me kancer në prostatë, i karakterizuar rezultatin 9 Gleason, me metastazë në kocka. Edhe pse kjo tregon një formë më agresive të sëmundjes, kanceri duket të jetë i ndjeshëm ndaj hormoneve, gjë që lejon një menaxhim efektiv. Presidenti dhe familja po shqyrtojnë opsionet e trajtimit me mjekët e tij", thuhej në deklaratë.

Përditësim: Joe Biden, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka treguar se e vlerëson mbështjen që ka marrë dhe se së bashku me të shoqen, kanë mësuar të jenë më të fortë.

"Kanceri na prek të gjithëve", e nis mesazhin ish-presidenti, duke treguar se ai dhe Jill, si shumë të tjerë, kanë forcë. Më tej, vijoi: "Faleminderit që na keni ngritur moralin me dashuri dhe mbështetje".

Kanceri i prostatës është një ndër llojet më të zakonshme të kancerit te burrat dhe shpesh rritet ngadalë, çka do të thotë se ata mund të jetojnë me dekada pa e ditur fare se janë prekur nga kjo sëmundje. Shumica e rasteve të të prekurve nga kjo sëmundje klasifikohen si 'adenokarcinoma acinare', të cilat zakonisht rriten ngadalë, por disa mund të jenë agresive. Diagnostikimi i hershëm përmirëson ndjeshëm normat e mbijetesës.

Edhe pse mosha, obeziteti, prejardhja etnike dhe historia familjare rrisin rrezikun, shkaqet e sakta nuk dihen. Kanceri nis kur qelizat e prostatës zhvillojnë ndryshime në ADN që i bëjnë të rriten dhe shumohen shumë shpejt.

Simptomat

Simptomat mund të përfshijnë:

Ndryshime në urinim
Disfunksion erektil
Gjak në urinë apo në spermë
Dhimbje në kocka ose lodhje (në raste më të avancuara)

Si trajtohet kanceri i prostatës?

Trajtimi varet nga rasti dhe mund të përfshijë:

Kirurgji
Radioterapi
Hormonoterapi
Kimioterapi
Imunoterapi
Ilaçe

Ndërlikimet:

Kur kanceri përhapet, zakonisht shkon fillimisht në kocka. Metastazat në kocka mund të shkaktojnë:

Dhimbje të forta
Fraktura
Ndërlikime në palcën kurrizore
Nivele të rrezikshme të kalciumit në gjak

Menaxhimi i këtyre ndërlikimeve është jetik. Përveç terapive standarde, ekzistojnë edhe trajtime të posaçme për problemet që lidhen me kockat.

Kanceri agresiv i prostatës

Kanceri i prostatës vlerësohet sipas një shkalle të quajtur Gleason, i cili shkon nga 6-10, në varësi të mënyrës se si duken qelizat kancerogjene krahasuar me ato normale.

Një rezultat Gleason 6 ose 7 konsiderohet më pak agresiv; qelizat duken të shëndetshme ose disi të shëndetshme. Këto lloje mund të përhapen më ngadalë.

Një rezultat Gleason 8 ose më shumë tregon agresivitet të lartë; qelizat janë të dëmtuara rëndë dhe shumë të ndryshme nga qelizat normale.

REELS

Sa e mila.

Art dhe dashuri 🤍

Kështu dua të vishem në dasmat e fisit që të mos i flas askujt

Një video që u bë virale së fundmi preku miliona njerëz në mbarë botën, duke kapur një gjest të thjeshtë, por thellësisht domethënës mirësie. Në Shtetet e Bashkuara, mbrëmja e maturës (“prom”) shihet si një moment i rëndësishëm – një festë plot shkëlqim që shënon fundin e shkollës së mesme, me veshje elegante, shoqërues dhe pritshmëri të larta shoqërore. Por për disa nxënës, sidomos ata që ndihen ndryshe apo të lënë mënjanë, ajo natë mund të mbajë edhe një ndjesi vetmie. Kjo ndryshoi kur kapiteni i ekipit të futbollit të shkollës mori vesh se një nga shoqet e klasës së tij do të shkonte vetëm në mbrëmjen e maturës. Pa u menduar dy herë, ai e ftoi të ishte partnerja e tij. Reagimi i saj ishte shumë emocionues. Momenti, i ndarë në një video të postuar nga Jason Kennedy, u përhap me shpejtësi në internet, duke mbledhur miliona shikime dhe mijëra komente që vlerësonin këtë akt.

Hë se thoni se vajzat duan më shumë baballarët 🤨

A keni dëgjuar për Biologique Recherche? Ofron trajtime të personalizuara që rikthejnë ekuilibrin natyral të lëkurës përmes formulave me përqendrim të lartë aktivësh. Bëni një xhiro nga @skiniqclinique dhe provojeni.

@iqos_al Teknologji dhe inovacion në ÇDO dizajn! 😍

Sa të mil 😩

gatuan shpesh dhe shkëlqyeshëm?!!!

Eventi i Lush mblodhi bashkë gocat për të zbuluar mikrobiomën e lëkurës dhe për të krijuar maska të personalizuara, në moment. 🌿✨ Formula unike, ashtu si lëkura jote. 🌸

Joe Biden diagnosed with aggressive prostate cancer

Joe Biden diagnostikohet me kancer në prostatë: "(I

Former US President Joe Biden has been diagnosed with an aggressive form of prostate cancer that has spread to his bones. His office released a statement on Sunday (May 18, 2025) detailing the illness.

He and his family are considering treatment options. The office added that Biden's cancer has a Gleason score of 9 out of 10, which is used to determine how aggressive prostate cancer is. In Biden's case, the cancer is very aggressive.

Prostate cancer is one of the most common types of cancer in men and is often slow-growing, meaning men can live for decades without even knowing they have the disease. Most cases of the disease are classified as 'acinar adenocarcinoma', which is usually slow-growing, but some can be aggressive. Early diagnosis significantly improves survival rates.

Although age, obesity, ethnicity, and family history increase the risk, the exact causes are unknown. Cancer begins when prostate cells develop changes in their DNA that cause them to grow and divide too quickly.

Symptoms

Symptoms may include:

Changes in urination
Erectile dysfunction
Blood in the urine or semen
Bone pain or fatigue (in more advanced cases)

How is prostate cancer treated?

Treatment depends on the case and may include:

Surgery
Radiotherapy
Hormonal therapy
Chemotherapy
Immunotherapy
Medications

Complications:

When cancer spreads, it usually goes to the bones first. Bone metastases can cause:

Severe pain
Fractures
Spinal cord complications
Dangerous levels of calcium in the blood

Managing these complications is vital. In addition to standard therapies, there are also specific treatments for bone-related problems.

Aggressive prostate cancer

Prostate cancer is graded according to a scale called Gleason, which ranges from 6-10, depending on how the cancerous cells look compared to normal ones.

A Gleason score of 6 or 7  is considered less aggressive; the cells appear healthy or somewhat healthy. These types may spread more slowly.

A Gleason score of 8 or higher  indicates high aggressiveness; the cells are severely damaged and very different from normal cells.