Bota

Shifrat tronditëse: Mbi 295 milionë njerëz në botë vuajnë nga uria

Shifrat tronditëse: Mbi 295 milionë njerëz në botë
Getty

Pasiguria akute ushqimore vazhdon të rritet me një ritëm alarmues, me mbi 295 milionë njerëz në rrezik vdekjeje nga uria, zbulon një analizë e re e Raportit Global për Krizat Ushqimore (GRFC).

Përshkallëzimi i konflikteve dhe shkurtimet në ndihmën humanitare, së bashku me ndryshimet e shumta klimatike dhe ekonomike, detyruan vitin e kaluar edhe 13.7 milionë njerëz të tjerë që të përjetojnë pasiguri kronike ushqimore.

Ky është viti i gjashtë radhazi që numri i njerëzve që përballen me “niveli të larta të pasigurisë ushqimore akute” ka ardhur në rritje, duke arritur në 295.3 milionë, sipas raportit.

Kjo shifër përfaqëson pothuajse një të katërtën – 22.6% – e popullsisë së 53 vendeve të analizuara nga ekspertët e GRFC.

“Përshkallëzimi i konflikteve, rritja e tensioneve gjeopolitike, pasiguria ekonomike globale dhe shkurtimet e financimeve po thellojnë pasigurinë ushqimore akute,” thuhet në raport.

Numri i njerëzve që përballen me mungesën më kronike të ushqimit – sipas Klasifikimit të Fazës së Pasigurisë Ushqimore të Integruar (IPC), i mbështetur nga OKB – është dyfishuar në krahasim me vitin e kaluar.

Më shumë se 95% e tyre jetonin në Rripin e Gazës dhe Sudan. Gjithashtu, Haiti, Mali dhe Sudani i Jugut kanë gjithashtu popullata të konsiderueshme që përjetojnë sfida të ngjashme.

Shifrat tronditëse: Mbi 295 milionë njerëz në botë
Getty

Kjo kategori – e përshkruar si “katastrofë” nga IPC – karakterizohet nga uria, vdekja, varfëria ekstreme dhe nivele të larta të kequshqyerjes akute.

Në Sudan, lufta civile në përkeqësim çoi në shpalljen zyrtare të urisë, me më shumë se 24 milionë njerëz që përballen me pasiguri akute ushqimore.

Gjendja gjithashtu u përkeqësua në Rripin e Gazës. Ekspertët, vitin e kaluar deklaruan se gjysma e popullsisë ishte parashikuar të përjetonte skenarin e “katastrofës” sipas IPC.

“Pas mbylljes së të gjitha kalimeve në Rripin e Gazës në fillim të marsit dhe prishjes së armëpushimit dymujor, qasja në ushqim është kufizuar shumë,” thuhet në raport.

Këto paralajmërime u konfirmuan të hënën kur raporti më i fundit i IPC tha se popullsia e Gazës, rreth 2.1 milionë palestinezë, ishte në “rrezik kritik” nga uria, ndërsa bllokada izraelite ndaj ndihmës humanitare vazhdon.

Ekspertët e GRFC identifikuan përkeqësimin e sigurisë ushqimore në 19 vende, kryesisht të nxitur nga konfliktet si në Mianmar, Nigeri dhe Republika Demokratike e Kongos.

Kjo pasiguri, sipas tyre, u shtua nga kriza klimatike, ku përmendet thatësira e pritshme në disa pjesë të Etiopisë, Kenias dhe Somalisë, si dhe problemet e shumta dhe varfëria ekstreme në Afganistan dhe Pakistan.

Ndërprerja e papritur e financimit këtë vit, veçanërisht nga USAID, gjithashtu ka tkurrur shërbimet e ushqyerjes për më shumë se 14 milionë fëmijë në shtete si Sudani, Jemeni dhe Haiti, duke i lënë ata të pambrojtur ndaj kequshqyerjes dhe të ekspozuar ndaj vdekjes.

Burimi: The Guardian

REELS

Mommy & mini edition nga @perla.shop.albania ka “çmendur” rrjetin këto ditë! I krijuar për atë dashuri që s’ka nevojë për fjalë. Shkarkoni aplikacionin Perla në App/Play Store për të rezervuar. P.S.: Kanë menduar edhe për baballarët!🫠

Justin Bieber u ngjit ne skenen e “Grammy” vetem me te mbathura, kitarre dhe vokalin e tij. Kaq i duheshin per te bere nje performance te paharrueshme te hit-it te tij Yukon.

Bad Bunny eshte artisti i pare latin qe fiton Grammy per Albumin e Vitit

Prandaj dhe unë i them vetes, hë se do ma fal dhe këtë herë

U rikthyeeeeee

Gazetarja e njohur Rezarta Reçi eshte ndare nga jeta në moshën 64-vjecare, pas një beteje të gjatë dhe publike me kancerin. E njohur per ciklin jetegjate “Arratia e Peshkut te Kuq” në News24, Reçi në një intervistë të para një viti në Euronews, rrefeu me kurajo se edhe nese sëmundja e mposht, ajo nuk ka peng asgjë në jetë. Source @euronews_albania

Miri dhe makthi i ri🤣

*Po kendon Bruno e dimë, por kenga eshte e Fatjetes

@lavillabyandale mos ndaloni me këto videot 😂😂😂 e fundit lot

Më healthy se Brioshi është Paçja! Kaq ta dini!