Bota

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Shkruar nga Anabel

15 Maj 2025

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Putin dhe Trump nuk do të marrin pjesë në bisedimet e paqes Moskë-Kiev

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Presidenti rus, Vladimir Putin dhe presidenti amerikan, Donald Trump kanë bërë të ditur se nuk do të marrin pjesë në bisedimet e para të drejtpërdrejta për paqe midis Rusisë dhe Ukrainës që pritet të zhvillohen të enjten në Stamboll. Në vend të tij, Kremlini ka caktuar një delegacion të përbërë nga këshilltari presidencial, Vladimir Medinsky dhe zëvendësministri i Mbrojtjes, Alexander Fomin.

Putin kishte propozuar më herët zhvillimin e këtyre bisedimeve pa parakushte. Ndërkohë, një zyrtar amerikan ka konfirmuar se Trump, i cili ndodhet në një vizitë në Lindjen e Mesme, nuk do të marrë pjesë, pavarësisht se më parë kishte lënë të hapur këtë mundësi.

Mungesa e liderëve të lartë si Putin dhe Trump ul ndjeshëm pritshmëritë për një përparim të madh të negociatave për përparimin e luftës që nisi në shkurt 2022.

 Komisioni i BE-së humbet çështjen ligjore ndaj Pfizergate

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Pas një debati të gjatë midis Komisionit Europian dhe The New York Times mbi transparencën në lidhje me kontratat e vaksinës Pfizer kundër COVID-19, Gjykata Europiane e Drejtësisë (GJED) vendosi se Komisioni “nuk ka dhënë një shpjegim të besueshëm për të justifikuar mosposedimin e dokumenteve të kërkuara”. 

Komisioni Europian humbi betejën ligjore kundër kompanisë farmaceutike Pfizer, në një çështje të shumëpërfolur që lidhet me kontratat e fshehta për vaksinat anti-COVID-19, të njohura ndryshe si “Pfizergate”. Gjykata e BE-së vendosi kundër Komisionit, duke ngritur shqetësime serioze për mungesën e transparencës në marrëveshjet miliardëshe të pandemisë.

Rasti kishte të bënte me komunikimet private mes presidentes së Komisionit, Ursula von der Leyen, dhe CEO-së së Pfizer, të cilat u përdorën për të negociuar blerjen e vaksinave. Fshirja e mesazheve dhe mungesa e dokumentacionit zyrtar kanë ngritur pikëpyetje mbi etikën institucionale dhe përgjegjshmërinë publike në një nga marrëveshjet më të mëdha të kohëve moderne. Vendimi i gjykatës pritet të ketë pasoja politike dhe ligjore për institucionet evropiane.

Shpërthim kimik në Spanjë, mbi 80 mijë banorë të mbyllur në shtëpi

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Një shpërthim në një depo produktesh kimike në zonën industriale La Red, në Alcalá de Guadaíra pranë Sevillas në jug të Spanjës, ka shkaktuar një zjarr të madh dhe ka detyruar mbi 80,000 banorë të qëndrojnë në shtëpi për shkak të rrezikut të helmimit nga ajri toksik.

Autoritetet raportuan për një person të plagosur, ndërsa të gjithë punonjësit e kompanisë u evakuuan menjëherë si masë parandaluese. Shkaku i incidentit po hetohet ende.

Starmer në Shqipëri për të goditur rrjetet e kontrabandës së emigrantëve

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Kryeministri britanik, Sir Keir Starmer ndodhet në Shqipëri në vizitën e parë zyrtare të një kryeministri britanik në këtë vend, për të prezantuar një plan të ri ndaj rrjeteve të kontrabandës së emigrantëve në Ballkan – një rrugë kyçe drejt Britanisë.

Qeveria britanike ka vënë theksin te goditja e grupeve kriminale që organizojnë kalimet ilegale me gomone përmes Kanalit Anglez, një fenomen që ka arritur nivele rekord këtë vit, duke kaluar shifrën prej 12,000 emigrantësh të paligjshëm.

Në vitin 2022, mbërritjet nga Shqipëria përbënin rreth një të tretën e të gjitha mbërritjeve me varka të vogla - një numër më i lartë se nga çdo vend tjetër.