Bota

Një hap para lirimit: Merret vendimi i rëndësishëm për vëllezërit Menendez

Shkruar nga Anabel

14 Maj 2025

Një hap para lirimit: Merret vendimi i rëndësishëm për

Erik dhe Lyle Menendez do të kenë një mundësi të re për liri, pas 35 vitesh që vuajnë dënimin për vrasjen e prindërve të tyre, vendosi gjykatësi i Gjykatës së Lartë të qarkut të Los Angeles-it, Michael Jesic.

Ai uli dënimin e vëllezërve nga burgim i përjetshëm pa të drejtë lirimi në kusht, duke e bërë të mundur lirimin me kusht. Tanimë, bordi do të vendosë nëse do t’i lirojnë apo jo vëllezërit.

Vendimi i gjyqtarit erdhi pas disa muajsh debatesh e kundërshtimesh mes prokurorëve që mbështesnin ridënimin, duke argumentuar se vëllezërit nuk kishin vuajtur mjaftueshëm dënim për krimet e tyre. Megjithatë, në proces nuk i thirr asnjë dëshmitar dhe prokurorët bënë me dije se kishin mbledhur prova të mjaftueshme nga intervistat me familjarë dhe njerëz që i njihnin vëllezërit që kryen krimin.

Vëllezërit paraqitën edhe video që u dërgonin anëtarëve të familjes, duke qarë dhe duke u ankuar. Shumica e familjarëve, përfshirë hallat dhe xhaxhallarët, mbështetën përpjekjet e tyre për liri.

"Më 20 gusht 1989, unë vrava mamanë dhe babanë tim. Nuk kam asnjë justifikim dhe asnjë arsyetim. Ndikimi i veprimeve të mia të dhunshme mbi familjen time... është i paimagjinueshëm”, u shpreh gjatë seancës Lyle Menendez.

Një hap para lirimit: Merret vendimi i rëndësishëm për

Një vendim i shpejtë

Jesic dha vendimin e tij menjëherë pasi vëllezërit folën. Seanca pritej të zgjaste dy ditë, por Jesic e mori vendimin në një ditë, duke u dhënë vëllezërve shpresë të re pas viteve të apelimeve të pasuksesshme dhe përpjekjeve për të fituar lirinë në një çështje që ka tërhequr vëmendjen publike që prej fillimit të saj.

Vëllezërit u dënuan në vitin 1996 për vrasjen e babait të tyre, Jose Menendez —drejtues i fuqishëm i industrisë muzikore — dhe të nënës së tyre, Kitty Menendez, në shtëpinë e tyre në Beverly Hills në vitin 1989.

Vëllezërit ishin përkatësisht 18 dhe 21 vjeç në atë kohë. Ndërsa avokatët mbrojtës u shprehën se ata vepruan në vetëmbrojtje pas viteve që abuzoheshin nga prindërit, prokurorët thanë se ata i vranë prindërit për të trashëguar një pasuri shumëmilionëshe.

"Nuk po them që ata duhet të lirohen; nuk mund ta vendos unë," tha Jesic. "Por besoj se ata kanë vuajtur mjaftueshëm në 35 vitet e fundit, që të kenë atë mundësi."

Vëllezërit kanë një seancë para bordit të lirimit me kusht më 13 qershor si pjesë e një raporti vlerësimi të urdhëruar nga Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom, i cili vlerëson nëse vëllezërit janë rrezik për shoqërinë. Erik Menendez gjithashtu foli për marrjen e përgjegjësisë për veprimet e tij dhe kërkoi falje ndaj familjes së tij.

Dëshmitarët e mbrojtjes folën për karakterin e vëllezërve

Mbrojtja thirri disa nga kushërinjtë e vëllezërve, një ish-gjykatës dhe një ish-të burgosur për të dëshmuar se vëllezërit jo vetëm që ishin rehabilituar, por kishin ndihmuar të tjerët. Prokurorët i morën në pyetje dëshmitarët, por nuk i thirrën në seancë.

"Të gjithë ne, nga të dyja anët e familjes, besojmë se 35 vjet janë të mjaftueshme," tha Anamaria Baralt, e afërmja e vëllezërit. "Familja jonë i ka falur”.

Diane Hernandez, një kushërirë që gjithashtu dëshmoi gjatë gjyqit të parë të vëllezërve, foli për abuzimin që dëshmoi në shtëpinë e familjes Menendez kur jetonte me ta.

Historia e vëllezërve

Joseph Lyle Menendez, i lindur më 10 janar 1968 dhe Erik Galen Menendez, i lindur më 27 nëntor 1970, janë dy vëllezër amerikanë, të dënuar për vrasjen e prindërve të tyre. Ndonëse ata dëshmuan se e kanë kryer krimin nga frika se i ati do t’i vriste pasi ata e kërcënuar se do të bënin publike dhunën emocionale, fizike dhe seksuale, ndërsa të tjerë aluduan se krimi u krye nga vëllezërit, për të trashëguar pasurinë mijëra dollarëshe të të atit.

Një hap para lirimit: Merret vendimi i rëndësishëm për

Në verën e vitit 1976, kushërira e Lyle dhe Erik, Diane Vander Molen, shkoi në shtëpinë e tyre. Asokohe, Lyle i tregoi se ishte abuzuar seksualisht nga i ati. Vander Molen i tha të ëmës, “Kitty-t”, e cila mori anën e të shoqit, duke thënë se Lyle gënjen. Ajo rikujtoi se prindërit e morën Lyle në një dhomë të veçantë dhe ajo ishte hera e fundit që Diane dëgjoi për akuzat e bëra.

Në vitin 1986, karriera e Jose pësoi një rritje të jashtëzakonshme dhe familja nisi të jetonte në Beverly Hills. Erik kishte një talent të madh në tenis. 2 javë para vrasjes, Erik u regjistrua në “Boy’s Junior National Tennis Championship”. Lyle, nga ana tjetër, nuk kishte rezultate shumë të mira në shkollë dhe u përjashtua për plagjiaturë.

Krimi

Pas krimit, vëllezërit qëndruan në shtëpi, duke pritur policinë, pasi kishin bërë lajmërimin. Kur policia mbërriti, vëllezërit thanë se vrasja u bë gjatë kohës që ata ishin duke parë filmin “Batman” dhe më pas, festivalin “Taste of LA”. Gjatë muajve që pasuan, vëllezërit nisën të bënin një jetë ekstravagante, duke bërë udhëtime, sende të shtrenjta dhe duke mbritur biznese. Ata shpenzuan rreth 700,000 dollarë para arrestimit.

Një hap para lirimit: Merret vendimi i rëndësishëm për

Gjatë procesit të parë të hetimit, policia u mundua të gjente motivet që mund të çonin në vrasjen e Jose dhe Kitty-t, duke e lidhur ngjarjen me ndoshta ndonjë tentativë për vjedhje. Ndërsa hetimi vijonte, u dyshua se djemtë vranë prindërit, me qëllim që t’u merrnin pasurinë. Në tentativë për të marrë një rrëfim nga Erik, policia infiltroi mikun e tij, Craig Cignarelli, i cili drekoi me Erik. Kur Craig e pyeti Erik nëse ai kishte vrarë prindërit, djali e mohoi. Por, Erik e pranoi para psikologut të tij, Jerome Oziel, i cili asokohe ia tha dashnores së vet, Judalon Smyth. Ozel u nda nga Smyth, e cila në nerva e sipër, ia tregoi ngjarjen policisë. Lyle u arrestua më 8 mars 1990, ndërsa Erik u vetëdorëzua 3 ditë më vonë, pasi u kthye nga Izraeli. Të dy djemtë u mbajtën në qeli pa gjyq dhe veçmas.

Një hap para lirimit: Merret vendimi i rëndësishëm për

Në mbrëmjen e 20 gushtit të vitit 1989, Jose dhe Kitty po qëndronin në rezidencën e tyre, kur Lyle dhe Erik hynë me shotgunë. Jose u qëllua 6 herë, ndërsa Kitty, 10 herë. Para gjuajtjes fatale në faqe, ajo u shtri përtokë, duke qarë pa zhurmë. I biri, Lyle, shkoi edhe një herë te makina e vet, e mbushi shotgun-in dhe u kthye për ta vrarë të ëmën.

Vëmendja ndaj çështjes

Çështja e vëllezërve Menendez rrëmbeu vëmendjen e të gjithëve pasi u ndoq drejtpërdrejt në Court TV në vitin 1993. Avokatja e tyre, Leslie Abramson, tha se vëllezërit vranë prindërit e tyre pasi kishin frikë të jetonin gjithë jetën në abuzim. Ata kishin frikë nga i ati abuzues, i cili u cilësua si pedofil dhe “perfeksionist”. Nga ana tjetër, e ëma u përshkrua si një grua egoiste dhe e paqëndrueshme mendërisht, për shkak të varësive ndaj alkoolit dhe substancave narkotike. Nën efektin e tyre, ajo inkurajonte bashkëshortin që të ishte i dhunshëm ndaj fëmijëve.

Fjalët e avokatës u konfirmuan edhe nga dëshmitë e dy familjarëve. Andy Cano, kushëri, u shpreh se djemtë i kishin treguar për sulmet seksuale, të cilat quheshin “masazhe penisi”. Ndërsa Diane Vander Molen, u shpreh se edhe pse i tha së ëmës së djemve, ajo sërish i injoroi fjalët. Si provë fizike u dha një foto, në të cilën i ati i djemve kishte fotografuar organet e tyre gjenitale, kur ata ishin fëmijë.

Një hap para lirimit: Merret vendimi i rëndësishëm për

Erik dëshmoi se disa javë para natës së vrasjes, i tha të vëllait për abuzimet seksuale që po përjetonin, të cilat çuan në zënka të shumta në familje. Vëllezërit, të cilët dëshmuan se i ati kishte kërcënuar se do t’i vriste nëse nuk i mbanin sekret abuzimet. Ata dëshmuan se sherri i fundit ndodhi pak para se të vrisnin prindërit. Lyle dhe Erik morën shotgun-ët dhe më pas, vranë prindërit.

Ata dëshmuan që i ati i kishte përdhurnuar vazhdimisht dhe se abuzimet ishin të tmerrshme. Djemtë thanë se ishin në dijeni të abuzimeve që i ati u bënte të dyve dhe se gjithë kohën kishin jetuar me frikë dhe panik.

Një hap para lirimit: Merret vendimi i rëndësishëm për

Ata u dënuan për vrasje të shkallës së parë dhe për planifikim vrasjeje. Gjykata dha vendimin që të dënoheshin me burgim të përjetshëm, pa të drejtë fjale. Çështja e tyre ka marrë shumë vëmendje dhe në rrjetet sociale, pasi shpeshherë është diskutuar që ata duhet të lirohen, pasi i ati i ka torturuar për kaq shumë vite.

Lyle dhe Erik janë të dy të martuar. Lyle është martuar me Anna Eriksson në një ceremoni të mbajtur në burg. Ata u martuan më 2 korrik 1996. Më pas, u divorcuan, pasi Eriksson zbuloi se ai e kishte tradhtuar me një tjetër grua. Në vitin 2003, ai u martua me Rebecca Sneed, pas disa vitesh të fejuar.

Erik është martuar më 12 qershor 1999 me Tammi Ruth Sccoman, në burgun e Folsom. Tammi dhe ai shprehen shumë të dashuruar me njëri-tjetrin dhe kanë një vajzë.