Bota

Fotoja që shokoi botën: Historia e trishtë dhe tronditëse e foshnjës në Gaza

Fotoja që shokoi botën: Historia e trishtë dhe tronditëse e
Anadolu/Getty Images

Siwar Ashour lindi në mes të luftës dhe urisë në Gaza dhe nuk ka njohur asgjë tjetër. Tani, ajo është në një rrezik të madh për të ndërruar jetë, pa përjetuar kurrë një moment paqeje apo qetësie. Vajza 6-muajshe palestineze, trupi i së cilës i dobësuar ndjeshëm, u shfaq një fotoje në BBC gjatë kësaj jave, duke u bërë simboli i urisë së qëllimshme në Gaza.

Që nga lindja, Siwar kishte një problem me ezofagun që e ka bërë të vështirë për të të pijë qumësht gjiri dhe e vetmja mundësi mbijetimi është pirja e një formule specifike, e cila mungon në mënyrë kritike në Gaza.

Shtëpia e prindërve të saj në al-Nuseirat, në mes të bregdetit të Rripit të Gazës, u bombardua herët gjatë luftës që filloi në tetor 2023 kur Hamasi vrau 1,200 njerëz në Izrael, duke shkaktuar sulmin e pamëshirshëm nga ana e Izraelit, i cili deri më tani ka vrarë më shumë se 52,000 njerëz në Gaza. Ata jetuan për ca kohë në çadra, por ishte pothuajse e pamundur të sigurohej ushqim apo ujë në kamp, i cili gjithashtu u sulmua nga Izraeli.

Familja u përpoq të kthehej në al-Nuseirat për të qëndruar në shtëpinë e gjyshërve të Siwar-it, por edhe ajo u bombardua. Nga ndërtesa kishte mbetur vetëm një dhomë e vetme, të cilën e ndanin me 11 persona të tjerë. Aty lindi Siwar.

“Isha gjithmonë e lodhur. Nuk kishte privatësi dhe nuk mund të pushoja. Nuk kishte ushqim apo ushqyerje të duhur dhe kur e linda, ajo nuk ishte si fëmijët e tjerë. Kur lindi, ishte e bukur pavarësisht dobësisë që dallohej në fytyrën e saj,” tha tha Najwa Aram, nëna 23-vjeçare e Siwar-it, duke vijuar: “Por tani ajo është jashtëzakonisht e dobët. Foshnjat në moshën e saj duhet të peshojnë 6 kg ose më shumë – jo vetëm 2,4 kg.”

Najwa mësoi muajin e kaluar se është shtatzënë me fëmijën e saj të dytë, por jeton me frikën se mund të humbasë Siwar-in para se të lindë vëllai ose motra e saj. Ajo është zhvendosur në Khan Younis për të qëndruar me nënën e saj, por pjesën më të madhe të muajve të fundit e ka kaluar në spital me vajzën e saj të dobët fizikisht.

Fotoja që shokoi botën: Historia e trishtë dhe tronditëse e
Anadolu/Getty Images

Bashkëshorti i saj, Saleh, është i verbër dhe ka mbetur në al-Nuseirat. Bombardimet e pandërprera kanë detyruar familjen të zhvendoset disa herë, si pothuajse të gjitha familjet në Gaza, duke i ndarë ata.

“Edhe pse babai i Siwar-it është i verbër, ai luante shumë me të. Na vizitoi në spital vetëm një herë, pasi nuk mund të lëvizë pa dikë që ta shoqërojë. Ai ka më shumë frikë për të sesa unë – është shumë i lidhur me të”, tha Najëa.

Familja nuk ka asnjë burim të ardhurash dhe varet nga kuzhinat bamirëse për ushqim dhe ndihmë humanitare, por edhe kjo është në mungesë të thellë ndërsa bllokada totale e Gazës nga Izraeli po i afrohet ditës së 70-të.

Philippe Lazzarini, kreu i Agjencisë së Ndihmës së OKB-së, UNRËA, tha këtë javë:

“Uria e krijuar nga njeriu dhe e motivuar politikisht në Gaza është një shprehje e mizorisë absolute.”

Najwa dhe nëna e saj kanë vetëm një thes miell të mbetur, si dhe disa kanaçe.

“Kur të na mbarojnë këto, nuk do të mund të blejmë më asgjë për shkak të çmimeve të larta,” tha Najëa. Edhe më kritike, furnizimet me formulën e veçantë të qumështit që i nevojitet Siwar-it janë gjithnjë e më të vështira për t'u gjetur.

“Edhe unë po vuaj nga kequshqyerja. Megjithatë, përpiqem ta ushqej me gji Siwar-in, por ajo refuzon dhe vazhdon të qajë, duke ma refuzuar plotësisht. Prandaj, jam detyruar të mbështetem më shumë te formula e qumështit. Kur e ushqeja me gji, një kanaçe formulë më zgjaste një muaj. Tani mbaron për më pak se një javë”, u shpreh nëna mes lotësh.

Najwa dhe vajza e saj kaluan pjesën më të madhe të marsit në spitalin në Deir al-Balah, ku kishte një formulë qumështi që dukej se funksiononte, duke e çuar peshën e Siwar-it në 4 kg.

“Vura re që Siwar filloi të buzëqeshte dhe të luante, gjë që më bëri të lumtur dhe më dha shpresë se shëndeti i saj mund të përmirësohej.”

Por ai moment i brishtë shprese u shkatërrua kur ato dolën nga spitali dhe Siwar filloi të humbiste përsëri peshë. Ajo u dërgua në spitalin Nasser në Khan Younis, ku nëna dhe vajza ndodhen ende.

“Mjekët po bëjnë gjithçka që munden për t’u kujdesur për të, por ajo nuk e pranon as formulën që ata i përgatisin. Gjendja e spitalit është e keqe. Ka 6 pacientë në çdo dhomë. Kudo që të shikosh, ka vuajtje. Ka një fëmijë në gjendje më të keqe se Siwar.”

“Ta shoh vajzën time në këtë gjendje çdo ditë më shkakton pagjumësi. Jam gjithmonë e shqetësuar dhe mendoj shumë. Ndonjëherë nuk e përballoj dot ta shoh kështu dhe filloj të qaj. Kam shumë frikë se mund ta humbas. A nuk mund të hapë bota pikat kufitare për të lejuar hyrjen e qumështit, ushqimit dhe ilaçeve? E vetmja gjë që dua është që vajza ime Siwar të jetojë si të gjithë fëmijët e tjerë në botë.”

Dr Ahmed al-Farah, drejtori i ndërtesës së fëmijëve dhe maternitetit në kompleksin mjekësor Nasser, tha se çdo ditë po regjistrohen aty 5-10 raste të reja kequshqyerjeje.

“Po shohim raste të rënda. Kequshqyerja shfaqet te fëmijët në një mënyrë tronditëse dhe jashtëzakonisht të dukshme. Nuk kemi asgjë për t’u ofruar atyre. Ata kanë nevojë për proteina, por nuk ka. Ne përpiqemi të ofrojmë pak qumësht, ndoshta qumësht pluhur, por nuk mund të ofrojmë asgjë më shumë”, tha Farah.

“Për më tepër, mbipopullimi i rëndë në spitale çon në rritje të transmetimit të sëmundjeve mes fëmijëve,” shtoi ai.

Në kompleksin Nasser ka mbetur karburant vetëm për të mbajtur gjeneratorët në punë për edhe 48 orë të tjera. Mjekët kanë ndërprerë energjinë në katet administrative për ta zgjatur pak më shumë, por së shpejti do të duhet të ndalet furnizimi edhe në repartet e mbushura me pacientë.

“Jemi të pafuqishëm përballë nevojave të tyre – nuk mund të ofrojmë ushqim, suplemente, ilaçe, apo vitamina të përshtatshme për gjendjen e tyre. Kam studiuar kequshqyerjen në librat e shkollës së mjekësisë. Mendoja se ajo do të mbetej vetëm teori, diçka që nuk do ta shihnim kurrë në jetën e vërtetë. Por tani, ato përshkrime nga librat janë bërë realitet para syve tanë në Gaza,” tha Farah.

“I bëj thirrje botës të na shohë si qenie njerëzore – ne u krijuam si të gjithë të tjerët”, theksoi ai.

Gaza po përballet me një krizë të tmerrshme humanitare, përpos gjenocidit të vazhdueshëm që Izraeli po bën, me justifikimin se duan të shfarosin Hamasin dhe të mos përsëritet më ngjarja e tetorit 2023. Megjithatë, populli palestinez është duke vuajtur pasojat ekstreme të një lufte, e cila nuk po respekton ligjet dhe të drejtat njerëzore.

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb

The photo that shocked the world: The sad and shocking story of the baby in Gaza

Fotoja që shokoi botën: Historia e trishtë dhe tronditëse e
Anadolu/Getty Images

Siwar Ashour was born amidst war and famine in Gaza and has known nothing else. Now, she is at great risk of dying, never having experienced a moment of peace or tranquility. The 6-month-old Palestinian girl, whose body is severely emaciated, appeared in a photo on the BBC this week, becoming a symbol of deliberate starvation in Gaza.

Since birth, Siwar has had a problem with her esophagus that has made it difficult for her to drink breast milk, and her only option for survival is to drink a specific formula, which is critically lacking in Gaza.

Her parents' home in al-Nuseirat, in the middle of the Gaza Strip's coastline, was bombed early in the war that began in October 2023 when Hamas killed 1,200 people in Israel, triggering the relentless Israeli offensive that has so far killed more than 52,000 people in Gaza. They lived for a time in tents, but it was almost impossible to get food or water in the camp, which was also attacked by Israel.

The family tried to return to al-Nuseirat to stay in Siwar's grandparents' house, but that too was bombed. All that remained of the building was a single room, which they shared with 11 other people. It was there that Siwar was born.

“I was always tired. There was no privacy and I couldn’t rest. There was no proper food or nutrition, and when I gave birth to her, she wasn’t like other children. When she was born, she was beautiful despite the weakness that was evident in her face,” said Najwa Aram, Siwar’s 23-year-old mother, adding: “But now she is extremely thin. Babies her age should weigh 6kg or more – not just 2.4kg.”

Najwa learned last month that she is pregnant with her second child, but lives in fear that she may lose Siwar before her sibling is born. She has moved to Khan Younis to stay with her mother, but has spent much of the past few months in the hospital with her physically frail daughter.

Fotoja që shokoi botën: Historia e trishtë dhe tronditëse e
Anadolu/Getty Images

Her husband, Saleh, is blind and remains in al-Nuseirat. The relentless bombardment has forced the family to relocate several times, like almost all families in Gaza, separating them.

"Even though Siwar's father is blind, he played with him a lot. He only visited us in the hospital once, as he can't move without someone to accompany him. He's more afraid for him than I am – he's very attached to him," Najëa said.

The family has no source of income and depends on soup kitchens for food and humanitarian aid, but even this is in dire straits as Israel's total blockade of Gaza approaches its 70th day.

Philippe Lazzarini, head of the UN Relief and Works Agency, UNRWA, said this week:

“Uria e krijuar nga njeriu dhe e motivuar politikisht në Gaza është një shprehje e mizorisë absolute.”

Najwa dhe nëna e saj kanë vetëm një thes miell të mbetur, si dhe disa kanaçe.

“Kur të na mbarojnë këto, nuk do të mund të blejmë më asgjë për shkak të çmimeve të larta,” tha Najëa. Edhe më kritike, furnizimet me formulën e veçantë të qumështit që i nevojitet Siwar-it janë gjithnjë e më të vështira për t'u gjetur.

“Edhe unë po vuaj nga kequshqyerja. Megjithatë, përpiqem ta ushqej me gji Siwar-in, por ajo refuzon dhe vazhdon të qajë, duke ma refuzuar plotësisht. Prandaj, jam detyruar të mbështetem më shumë te formula e qumështit. Kur e ushqeja me gji, një kanaçe formulë më zgjaste një muaj. Tani mbaron për më pak se një javë”, u shpreh nëna mes lotësh.

Najwa dhe vajza e saj kaluan pjesën më të madhe të marsit në spitalin në Deir al-Balah, ku kishte një formulë qumështi që dukej se funksiononte, duke e çuar peshën e Siwar-it në 4 kg.

“Vura re që Siwar filloi të buzëqeshte dhe të luante, gjë që më bëri të lumtur dhe më dha shpresë se shëndeti i saj mund të përmirësohej.”

Por ai moment i brishtë shprese u shkatërrua kur ato dolën nga spitali dhe Siwar filloi të humbiste përsëri peshë. Ajo u dërgua në spitalin Nasser në Khan Younis, ku nëna dhe vajza ndodhen ende.

“Mjekët po bëjnë gjithçka që munden për t’u kujdesur për të, por ajo nuk e pranon as formulën që ata i përgatisin. Gjendja e spitalit është e keqe. Ka 6 pacientë në çdo dhomë. Kudo që të shikosh, ka vuajtje. Ka një fëmijë në gjendje më të keqe se Siwar.”

“Ta shoh vajzën time në këtë gjendje çdo ditë më shkakton pagjumësi. Jam gjithmonë e shqetësuar dhe mendoj shumë. Ndonjëherë nuk e përballoj dot ta shoh kështu dhe filloj të qaj. Kam shumë frikë se mund ta humbas. A nuk mund të hapë bota pikat kufitare për të lejuar hyrjen e qumështit, ushqimit dhe ilaçeve? E vetmja gjë që dua është që vajza ime Siwar të jetojë si të gjithë fëmijët e tjerë në botë.”

Dr Ahmed al-Farah, drejtori i ndërtesës së fëmijëve dhe maternitetit në kompleksin mjekësor Nasser, tha se çdo ditë po regjistrohen aty 5-10 raste të reja kequshqyerjeje.

“Po shohim raste të rënda. Kequshqyerja shfaqet te fëmijët në një mënyrë tronditëse dhe jashtëzakonisht të dukshme. Nuk kemi asgjë për t’u ofruar atyre. Ata kanë nevojë për proteina, por nuk ka. Ne përpiqemi të ofrojmë pak qumësht, ndoshta qumësht pluhur, por nuk mund të ofrojmë asgjë më shumë”, tha Farah.

“Për më tepër, mbipopullimi i rëndë në spitale çon në rritje të transmetimit të sëmundjeve mes fëmijëve,” shtoi ai.

Në kompleksin Nasser ka mbetur karburant vetëm për të mbajtur gjeneratorët në punë për edhe 48 orë të tjera. Mjekët kanë ndërprerë energjinë në katet administrative për ta zgjatur pak më shumë, por së shpejti do të duhet të ndalet furnizimi edhe në repartet e mbushura me pacientë.

“We are powerless in the face of their needs – we cannot provide food, supplements, medicines, or vitamins appropriate for their condition. I studied malnutrition in medical school textbooks. I thought it would remain just a theory, something we would never see in real life. But now, those descriptions from the textbooks have become reality before our eyes in Gaza,” said Farah.

"I call on the world to see us as human beings – we were created like everyone else," he stressed.

Gaza is facing a terrible humanitarian crisis, in addition to the ongoing genocide that Israel is committing, with the excuse that they want to exterminate Hamas and prevent the event of October 2023 from happening again. However, the Palestinian people are suffering the extreme consequences of a war that is not respecting human laws and rights.