Bota

Robert Francis Prevost zgjidhet Papa i ri

Robert Francis Prevost zgjidhet Papa i ri

Vatikani ka shpallur zyrtarisht amerikanin Robert Prevost, me emrin papnor Leo XIV, si Papën e ri, pasardhësin e Papa Françeskut që ndërroi jetë së fundmi.

Kardinali më i lartë në hierarki doli në ballkonin e Bazilikës së Shën Pjetrit dhe bëri shpalljen tradicionale në latinisht: “Habemus Papam” – që do të thotë “Kemi një Papë të ri”.

Prevost është prezantuar si Papa i 267-të i Kishës Katolike këtë pasdite dhe doli në ballkon për të përshëndetur turmën e emocionuar që ishte mbledhur në Sheshin e Shën Pjetrit.

Robert Francis Prevost zgjidhet Papa i ri
Yara Nardi/Reuters

Ky njoftim vjen pasi në orët e pasdites u ngrit tymi i bardhë nga oxhaku i Kapelës Sistine – sinjali që tregon se kardinalët kanë arritur një vendim.

Konklava, e përbërë nga 133 kardinalë, e mori vendimin në ditën e dytë të diskutimeve.



REELS

Leku shkon te leku ore 🤓

Kripë në plagë 🤨

❣️👏

Ju kë do kishit përqafuar? Gruan apo fizioterapistin?

Nuk para marrim materiale nga rrëmujërat e TikTok-ut shqip, por kjo histori na bëri përshtypje, për më tepër që trajton një çështje delikate. Një ditë, ne mësuam se një vajzë, Pranvera Mollaj (30 vjeç), po vuante nga leucemia akute, ishte në prag vdekjeje dhe për shërim nevojitej transplant urgjent i palcës. TikToker-a të famshëm u angazhuan për rastin dhe njerëzit dhuruan në GoFundMe. Totali i mbledhur: 450,000 euro. Tani, ka dalë një teori e re nga një prej donatorëve dhe mbështetësve të saj (Mr. Eli), se e gjitha ka qenë mashtrim. Ai pretendon se ka folur me një mjek në spitalin ku ishte shtruar Pranvera dhe ai ka deklaruar se pacientja është e shëruar plotësisht dhe mund të jetojë normal si gjithë të tjerët. Eli dyshon se paratë e mbledhura po shfrytëzohen nga dy TikToker-a me banim në Dubai. Pranvera, nga ana e saj, e mohon të ketë mashtrim dhe thotë që pasi të dalë nga spitali (në Dubai), do të paraqesë gjithë dokumentacionin. E ëma e Pranverës, në një bisedë me Elin, ka pranuar se do t’u kthejë lekët shqiptarëve që kanë dhuruar, për aq kohë sa transplanti nuk u krye.

Flisni!

“The Passenger” (1975) është një nga filmat më të dashur për Jack Nicholson. Ai madje e ka quajtur “aventurën më të madhe kinematografike” të jetës së tij. Për të mbrojtur këtë vepër që e donte shumë, Nicholson bleu të drejtat e filmit dhe e mbajti për vite jashtë ekranit. Në vitin 2003 nisi negociatat me Sony-n për ta rikthyer sërish për publikun. Filmi ndjek historinë e një gazetari të lodhur, i cili gjatë një udhëtimi merr një vendim të papritur që i jep mundësinë të hyjë në një jetë krejt tjetër. Në fillim duket si liri. Një shkëputje e pastër nga gjithçka prej së cilës ka ikur. Por teksa lëviz në vende të panjohura, ajo jetë e re nis të rëndojë më shumë seç e kishte imagjinuar. Filmi kthehet në një udhëtim të heshtur dhe të ngadaltë mbi identitetin, arratisjen dhe pyetjen nëse mund t’i shpëtosh ndonjëherë vetes. Po, ia vlen ta shikoni!

Ju si do kishit folur? 🤓

Jeni gati për 11 korrik apo jo? 🤭

Robert Francis Prevost elected new Pope

Robert Francis Prevost zgjidhet Papa i ri

The Vatican has officially proclaimed American Robert Prevost, with the papal name Leo XIV, as the new Pope, the successor to the recently deceased Pope Francis.

The highest-ranking cardinal stepped onto the balcony of St. Peter's Basilica and made the traditional Latin announcement: "Habemus Papam" - meaning "We have a new Pope."

Prevost was introduced as the 267th Pope of the Catholic Church this afternoon, stepping out onto the balcony to greet the excited crowd gathered in St. Peter's Square.

This announcement comes after white smoke rose from the Sistine Chapel chimney in the afternoon - the signal indicating that the cardinals have reached a decision.

The conclave, made up of 133 cardinals, made the decision on the second day of discussions.