Bota

Konklava në Vatikan: Si funksionon dhe kur do të zgjidhet Papa i ri?

Konklava në Vatikan: Si funksionon dhe kur do të zgjidhet Papa i ri?
Photograph: Riccardo Antimiani/EPA

Të mërkurën (7 maj 2025), kardinalët do të fillojnë të votojnë në Kapelën Sistine për të zgjedhur Papën e ri. Procesi është goxha interesant, ndaj po jua tregojmë.

Kush merr pjesë?

Kardinalët, të cilët janë edhe anëtarët më të lartë të klerit katolik të njohur si “princat e kishës” marrin pjesë në votim. Vetëm ata që janë nën moshën 80 vjeç lejohen të votojnë. Dy prej tyre kanë njoftuar se nuk do të jenë të pranishëm për shkak të problemeve shëndetësore. (Një tjetër kardinal, Angelo Becciu, i dënuar për mashtrim dhe përvetësim në vitin 2022, nuk do të marrë pjesë.) Vatikani ka konfirmuar se të 133 kardinalët që pritet të marrin pjesë kanë mbërritur në Romë.

Më shumë se 50 nga kardinalët votues janë europianë dhe pjesa më e madhe janë nga Italia. 10 të tjerë janë nga SHBA, 23 nga Azia dhe 18 nga Afrika.

Nisja e konklavës

Burrat (të veshur me të kuqe) do të nisen nga rezidenca e tyre në “Casa Santa Marta” drejt Kapelës Sistine. Ata do të dorëzojnë telefonat; kapela tashmë është kontrolluar për pajisje përgjimi dhe janë instaluar pajisje për bllokimin e sinjaleve. Secili do të bëjë një betim për ruajtjen e sekretit.
 
Mjeshtri i ceremonive liturgjike papnore thotë “Extra omnes” (“Të gjithë jashtë”). Të gjithë të pranishmit, përveç kardinalëve votues dhe një numri të vogël zyrtarësh dhe mjekësh, largohen dhe dyert mbyllen.
 
Nuk ka fjalime apo debate brenda Kapelës Sistine. Votimi i parë ka gjasa të bëhet të mërkurën pasdite. Më pas, do të mbahen katër votime në ditë derisa një kandidat të arrijë shumicën e votave.
Dita e tyre nis me meshë. Kardinalët do të ndalojnë për drekë rreth orës 12:30 dhe do të kthehen në Kapelën Sistine pasdite për raunde të tjera votimi. Ata do të luten së bashku në mbrëmje dhe do të kthehen në shtëpinë e mysafirëve “Santa Marta” për darkë. (Në “Santa Marta” ka vetëm 120 dhoma, kështu që është siguruar akomodim shtesë në një rezidencë aty pranë).
 
Nëse nuk ka rezultat pas tre ditësh, kardinalët mund të marrin një ditë pushimi për lutje dhe reflektim.

Si funksionon sistemi i votimit?

Çdo kardinali i caktohet një tavolinë, mbi të cilën ndodhen një stilolaps dhe një grumbull fletësh votimi me fjalët “Eligo in summum pontificem” (“Zgjedh si Papë suprem”) të shkruara në krye. Ata shkruajnë emrin që duan, palosin fletën dhe e vendosin në një enë bronzi.
 
Fletët e votimit numërohen dhe rinumërohen përpara se të shpohen me gjilpërë – nëpërmjet fjalës “eligo” – dhe të lidhen në një tufë. Pastaj digjen. Nëse nuk ka rezultat, shtohen kimikate për të bërë tymin të zi; nëse zgjidhet një kandidat, tymi bëhet i bardhë.
Tymi kalon përmes një oxhaku të instaluar në çati. Zjarrfikësit e Vatikanit janë në gatishmëri nëse ndodh ndonjë incident.
 
Kur tymi i bardhë del nga oxhaku, bien edhe kambanat, duke i sinjalizuar turmës jashtë se “habemus Papam” – “Kemi një Papë (të ri)”.
 
Çfarë ndodh me Papën e ri?
 
Drejtuesi i Kolegjit të Kardinalëve pyesin të përzgjedhurin: “A e pranon zgjedhjen tënde si Papë suprem?” Nëse ai pranon, duhet të vendosë për emrin e tij papnor. Kardinalët do t’i betohen për besnikëri Papës së ri.
Më pas, ai do të çohet në Dhomën e Lotëve, ku do të zhvishet nga veshja e kuqe e kardinalit dhe do të vishet me petkun e bardhë papnor. Zakonisht përgatiten veshje të madhësive të ndryshme (të vogël, të mesme dhe të madhe). Këtë herë mendohet se Vatikani po riciklon veshjet nga konklavat e mëparshme.
 
Papa i ri del në ballkonin kryesor të bazilikës së Shën Pjetrit për të përshëndetur turmën e njerëzve.

Sa do të zgjasë konklava?

Mund të zgjasë nga disa orë deri në javë. Konklava më e gjatë në histori, në shekullin XIII, zgjati dy vjet e nëntë muaj. Që nga fillimi i shekullit XX, shumica e konklavave kanë zgjatur dy ose tre ditë.

Nëse pas 13 ditësh votimi askush nuk ka arritur shumicën prej 2/3 të votave, mbahet një votim vetëm midis dy kandidatëve kryesorë – por gjithsesi kërkohen dy të tretat e votave për t’u bërë Papë. Nëse nuk vendoset, nuk dihet se ç’do të ndodhë.

Ç'ndodh në Vatikan?

Vatikani ka njoftuar se do të ndërpresë valët e telefonave brenda qytet-shtetit gjatë konklavës për zgjedhjen e Papës së ri – pa përfshirë sheshin e Shën Pjetrit.

Zyra e presidencës së Guvernatoratit të Qyetet-Shtetit të Vatikanit deklaroi se “të gjitha sistemet transmetuese të sinjalit të telekomunikacionit për telefonat celularë, që ndodhen në territorin e Vatikanit … do të çaktivizohen që nga ora 15:00 më 7 maj. Sinjali do të rikthehet pas shpalljes së zgjedhjes së Papës suprem,” thuhet në deklaratë.

Megjithatë, çaktivizimi nuk do të përfshijë sheshin e Shën Pjetrit, u tha gazetarëve zëdhënësi i Vatikanit, Matteo Bruni.

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb

Conclave in the Vatican: How does it work and when will the new Pope be elected?

Konklava në Vatikan: Si funksionon dhe kur do të zgjidhet Papa i ri?
Photograph: Riccardo Antimiani/EPA

On Wednesday (May 7, 2025), cardinals will begin voting in the Sistine Chapel to elect a new pope. The process is quite interesting, so we're telling you.

Who is participating?

The cardinals, who are also the most senior members of the Catholic clergy known as the “princes of the church,” take part in the vote. Only those under the age of 80 are allowed to vote. Two of them have announced that they will not be present due to health problems. (Another cardinal, Angelo Becciu, convicted of fraud and embezzlement in 2022, will not participate.) The Vatican has confirmed that all 133 cardinals expected to participate have arrived in Rome.

More than 50 of the voting cardinals are European, most of them from Italy. Another 10 are from the US, 23 from Asia and 18 from Africa.

The start of the conclave

The men (dressed in red) will set off from their residence in the Casa Santa Marta for the Sistine Chapel. They will hand over their phones; the chapel has already been checked for eavesdropping devices and jamming equipment has been installed. Each will take an oath of secrecy.
 
The master of papal liturgical ceremonies says “Extra omnes” (“All out”). All present, except the voting cardinals and a small number of officials and doctors, leave and the doors are closed.
 
There are no speeches or debates inside the Sistine Chapel. The first vote is likely to take place on Wednesday afternoon. Then, four votes will be held a day until one candidate reaches the majority of votes.
Their day begins with Mass. The cardinals will stop for lunch around 12:30 p.m. and return to the Sistine Chapel in the afternoon for more rounds of voting. They will pray together in the evening and return to the Santa Marta guesthouse for dinner. (There are only 120 rooms at the Santa Marta, so additional accommodation has been provided in a nearby residence.)
 
If there is no result after three days, the cardinals can take a day off for prayer and reflection.

How does the voting system work?

Each cardinal is assigned a table, on which are a pen and a stack of ballot papers with the words “Eligo in summum pontificem” (“Elect as supreme pope”) written at the top. They write the name they want, fold the paper and place it in a bronze container.
 
The ballot papers are counted and recounted before being pierced with a needle – through the word “eligo” – and tied into a bundle. They are then burned. If there is no result, chemicals are added to make the smoke black; if a candidate is elected, the smoke turns white. The
smoke passes through a chimney installed in the roof. The Vatican firefighters are on standby in case of an incident.
 
When the white smoke rises from the chimney, the bells also ring, signaling to the crowd outside that “habemus Papam” – “We have a (new) Pope.”
 
What happens to the new Pope?
 
The head of the College of Cardinals asks the chosen one: “Do you accept your election as Supreme Pope?” If he accepts, he must decide on his papal name. The cardinals will swear allegiance to the new Pope.
He will then be taken to the Chamber of Tears, where he will be stripped of his red cardinal's robe and dressed in the white papal vestment. Usually, vestments of different sizes (small, medium and large) are prepared. This time, it is believed that the Vatican is recycling vestments from previous conclaves.
 
The new Pope emerges onto the main balcony of St. Peter's Basilica to greet the crowd.

How long will the conclave last?

It can last from a few hours to weeks. The longest conclave in history, in the 13th century, lasted two years and nine months. Since the early 20th century, most conclaves have lasted two or three days.

If after 13 days of voting no one has reached a 2/3 majority, a vote is held between just the two leading candidates – but a two-thirds majority is still required to become Pope. If it is not decided, it is not known what will happen.