Bota

Kush ishte Papa Françesku: Lideri shpirtëror i katolikëve që theu tabu

Kush ishte Papa Françesku: Lideri shpirtëror i katolikëve

Lideri shpirtëror i katolikëve kudo në botë, Papa Françesku, u nda nga jeta mëngjesin e kësaj të hëne, 21 prill.

Papa Françesku, me emrin e lindjes Jorge Mario Bergoglio, erdhi në jetë më 17 dhjetor 1936 në Buenos Aires, Argjentinë. Ai ishte papa i parë nga Amerika Latine dhe i pari jezuit që iu besua kjo detyrë e lartë krishtare. Ati i Shenjtë u kthye në udhëheqësin shpirtërorë të botës katolike më 13 mars 2013, pas dorëheqjes së Papa Benediktit XVI, dhe mori emrin “Françesku” në nder të Shën Françeskut të Asizit, një simbol i thjeshtësisë dhe dashurisë për të varfrit.

Jeta e tij

Kush ishte Papa Françesku: Lideri shpirtëror i katolikëve

Fillimisht, Papa Françesku studioi kiminë, por më pas iu përkushtua rrugës së meshtarisë, duke hyrë në Urdhrin e Jezuitëve në vitin 1958. Ai u shugurua prift në urdhrin jezuit në vitin 1969. Nga viti 1973-79 ai ishte udhëheqësi më i lartë i urdhrit në Argjentinë. Më pas, u bë peshkop ndihmës i Buenos Aires në 1992 dhe kryepeshkop i qytetit në 1998. Në vitin 2001 u bë kardinal nga Papa Gjon Pali II.

Ai ishte Papa i parë joevropian në 1300 vjet, i pari nga Amerika Latine dhe jezuiti i parë që mbajti këtë post. Jezuitët njihen për angazhimin e tyre ndaj arsimit dhe drejtësisë sociale, duke përfshirë punën në ndihmë të të varfërve dhe të margjinalizuarve.

Papa Françesku shmangu shumë prej zbukurimeve tradicionale të papatit, duke preferuar të jetonte në një shtëpi moderne të Vatikanit, krahas apartamentit madhështor papal në Pallatin Apostolik. Po ashtu, ai zgjodhi të lëvizte me një makinë të thjeshtë familjare, duke dhënë një shembull të jetës modeste.

Ati i Shenjtë bëri 47 udhëtime jashtë Italisë, duke vizituar më shumë se 65 shtete dhe territore, mes tyre edhe Shqipërinë. Megjithatë, ai nuk u kthye më në Argjentinë.

Veprimtaria si Papë

Kush ishte Papa Françesku: Lideri shpirtëror i katolikëve

Papa Françesku inicioi ndryshime brenda Vatikanit, duke theksuar transparencën, llogaridhënien dhe reformën financiare, si dhe emëroi më shumë gra në poste të larta në hierarkinë e tij. Po ashtu, vuri theksin dhe në luftimin e fenomeneve dhe skandaleve që përfshinin kishat, si abuzimet seksuale nga klerikët.

Ndër temat më të rëndësishme që ka trajtuar janë: kriza e migrantëve, ndryshimet klimatike, pabarazitë ekonomike, si dhe ndërtimi i dialogut ndërfetar dhe paqes në botë. Me enciklikën Laudato Si’, ai theksoi përgjegjësinë e njerëzimit për mbrojtjen e mjedisit, ndërsa me Fratelli Tutti promovoi vëllazërinë universale dhe solidaritetin global.

Papa Françesku theu tabu dhe solli një frymë të re në Vatikan për paqen, barazinë dhe të drejtat e njeriut, duke u përpjekur ta bënte Kishën Katolike më të afërt me sfidat e kohës moderne. Me veprën dhe punën e tij, ai la gjurmën e tij në këtë botë, si dhe shembullin që do të ndiqet nga katolikët anë e mbanë botës, ndër breza.

Me burime nga: Reuters

REELS

Copyright @dualipa

*Perzgjedhja bazuar te kenget me te perfolura ne rrjet.

Festat kërkojnë pak më shumë shkëlqim dhe @chantel_online e ka ✨ Zbulo Chantél Christmas Edition - fustane limited edition, të punuara me dorë dhe me shumë dashuri, perfekte për netët festive. 💖

@amitielestudio prezanton koleksionin më të bukur të dimrit: The Sunday Club. Pizhame të buta, elegante dhe perfekte për netët e gjata të sezonit.✨ Setet e satenit vijnë me një ofertë speciale: këllef jastëku + maskë sysh dhuratë. Ndërsa setet e pizhameve pambuk përfshijnë maskën e syve si dhuratë. 🎁 Për më shumë informacion, shkoni në stories / highlights.

Flokë që shkëlqejnë? Yes, please! 💖✨ Festat kërkojnë sparkle dhe flokët e tu po ashtu. Prandaj @barexitaliana_albania të dhuron 30% ulje që flokët të jenë në mood festiv 24/7! ℹ️ Më shumë informacion në stories / highlights.

25 Days of Mystery nga @unsolvedcrimes.al është aventurë, mister dhe atmosferë festive në një paketë të vetme! Një advent krejt ndryshe me 25 zarfa dhe një histori që të kuriozon çdo mëngjes me një provë të re. 🎁 Dhurata perfekte për Secret Santa, çiftet, familjet, adhuruesit e mistereve dhe të gjithë ata që duan pak më shumë emocion këtë dhjetor. ℹ️ Për më shumë informacion, linkun e gjeni në stories / highlights.

Magjia e festave vjen në përmasa të reja! 🎄✨ @hisense.albania prezanton televizorin e parë në botë RGB MiniLED 116” – aty ku inovacioni tejkalon çdo pritshmëri. 📺 Ky model revolucionar shënon një hap të madh drejt së ardhmes së përvojës vizuale në shtëpi, me teknologji që rrit standardet dhe e çon pamjen në një tjetër nivel. ℹ️ Më shumë informacion në stories / highlights.

Për herë të parë në Shqipëri brandi StylPro 💕! Një brand britanik 🇬🇧 inovativ që sjell zgjidhje teknologjike për kujdesin e bukurisë, duke adresuar problematika të përditshme në mënyrë të thjeshtë dhe efektive. @skin.care.albania