5 gabimet që duhet të shmangësh kur kërkon falje

5 gabimet që duhet të shmangësh kur kërkon falje

Të kërkosh falje është një akt i vogël me peshë të madhe - mund të rregullojë marrëdhënie ose t’i thellojë më shumë plagët. Por shumë njerëz mendojnë se kanë kërkuar falje, ndërkohë që në realitet s’kanë bërë asgjë tjetër veçse e kanë ngatërruar edhe më keq situatën.

Po kërkove vërtet të tregohesh i/e sinqertë dhe të përmirësosh një situatë të pakëndshme, mbaj parasysh këto 5 gabime që bëhen shpesh dhe sigurohu t’i shmangësh.

1. Falje pa përmbajtje: “Më vjen keq që u ndjeve ashtu”

Kjo nuk është kërkesë faljeje. Në fakt, është mënyra më pasive për të shmangur përgjegjësinë. Çfarë ke bërë konkretisht që solli atë ndjesi? Nëse nuk thuhet, nuk ekziston.

Edhe shprehje si “Më vjen keq që të lëndova” mund të jenë të paplota, sepse vendosin emocionin në qendër, jo veprimin e gabuar.

2. Fajësimi i tjetrit: “Më vjen keq që…, por ti duhej të...”

Nëse e fillon me “më vjen keq” por më pas e kalon topin te personi tjetër, s’je duke kërkuar falje - je duke shmangur përgjegjësinë.

Nëse ka gjëra që duhen diskutuar, bëje pasi ke kërkuar falje, jo gjatë faljes.

3. Arsyetime të menjëhershme:

“Më vjen keq, por kam qenë shumë i/e zënë dhe në gjendje jo të mirë. Kam kaluar një periudhë të vështirë.”

Jo, kjo nuk është kërkim faljeje - është justifikim.

Kërkimi i faljes duhet të vijë i pastër, pa “por”. Mund t’i shpjegosh arsyet më vonë, pasi ke treguar që e kupton gabimin.

Provo këtë:

“Të falënderoj që prite kërkesën time për falje. Dua të dish që kohët e fundit kam qenë shumë i/e stresuar, por kjo nuk justifikon veprimin tim. Thjesht doja ta dije.”

4. Mungesë ndjeshmërie për pasojat:

Të kërkosh falje nuk do të thotë vetëm të pranosh gabimin, por edhe të tregosh që e kupton si ndikon ai tek tjetri.

Pyet veten: Si mund të jetë ndjerë ai person? Si ndikoi kjo në marrëdhënien tonë? Nëse nuk je i/e sigurt, mos supozo. Pyet.

5. Kërkimi i faljes me kusht: “Më fal tani!”

Faleminderit për sinqeritetin, por të kërkosh ose të presësh falje në mënyrë automatike është një tjetër gabim. Askush nuk është i detyruar të të falë. Të falësh kërkon kohë, ndjeshmëri dhe dëshirë dhe asnjë nga këto nuk vjen me kërkesë.

Mos thuaj:

“Duhet të më falësh.”

“Do ndihesh më mirë nëse më fal.”

Thjesht kërko falje dhe lëre personin tjetër të vendosë çfarë bën me atë ndjesi. Falja e vërtetë nuk ndodh me ultimatum.

Në fund të ditës kërkimi i faljes nuk është vetëm “më vjen keq”. Është një proces që kërkon qartësi dhe empati. Nëse s’ke ndërmend t’i përfshish këto, ndoshta s’je gati të kërkosh falje!

Burime: Psychology Today

 

 

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb

5 mistakes to avoid when apologizing

5 gabimet që duhet të shmangësh kur kërkon falje

Apologizing is a small act that carries a lot of weight - it can mend relationships or deepen wounds. But many people think they've apologized, when in reality they've only made the situation worse.

If you're really looking to be honest and improve an unpleasant situation, keep these 5 common mistakes in mind and make sure to avoid them.

1. Apology without substance: “I’m sorry you felt that way”

This is not an apology. In fact, it is the most passive way to avoid responsibility. What did you do specifically that brought about that feeling? If it is not said, it does not exist.

Even expressions like "I'm sorry I hurt you" can be incomplete because they focus on the emotion, not the wrong action.

2. Blaming the other person: “I’m sorry that…, but you had to...”

If you start with "I'm sorry" but then pass the ball to the other person, you're not apologizing - you're avoiding responsibility.

If there are things that need to be discussed, do it after you apologize, not during the apology.

3. Immediate justifications:

"I'm sorry, but I've been very busy and not in a good mood. I've been going through a difficult time."

No, this is not an apology - it's an excuse.

The apology should come cleanly, without “buts.” You can explain the reasons later, after you have shown that you understand the mistake.

Try this:

“Thank you for accepting my apology. I want you to know that I have been very stressed recently, but that does not excuse my actions. I just wanted you to know.”

4. Lack of sensitivity to consequences:

Apologizing not only means admitting your mistake, but also showing that you understand how it affects the other person.

Ask yourself: How might that person have felt? How did this affect our relationship? If you're not sure, don't assume. Ask.

5. Conditional apology: “Forgive me now!”

Thanks for your honesty, but automatically asking for or expecting forgiveness is another mistake. No one is obligated to forgive you. Forgiveness takes time, empathy, and desire, and none of these come with a request.

Don't say:

“You must forgive me.”

“You’ll feel better if you forgive me.”

Just apologize and let the other person decide what to do with that feeling. True forgiveness doesn't happen with ultimatums.

At the end of the day, apologizing is not just about saying "I'm sorry." It's a process that requires clarity and empathy. If you're not willing to include these, you're probably not ready to apologize!

Sources: Psychology Today