Marredhenie

Ndoshta nuk e di, por mund të jesh duke përdorur praktikën e “anarkisë” në lidhjen tënde

Shkruar nga Anabel

7 Qershor 2025

Ndoshta nuk e di, por mund të jesh duke përdorur praktikën e

Ditë e re, një term i ri për marrëdhëniet në internet. Është momenti të njihesh me “anarkinë në marrëdhënie”. Sipas Feeld, aplikacionit të njohur për takime, i cili ndryshe nga platformat e tjera, është për njerëzit që kanë fetishe ose kinks (Fjala "kink" përdoret zakonisht për të përshkruar një preferencë seksuale ose dëshirë që del jashtë normave tradicionale. Mund të përfshijë akte, role apo situata të cilat ndonjë individ i gjen erotikisht stimuluese, por që nuk janë gjithmonë pjesë e seksit "tipik" që shoqëria e konsideron të zakonshëm), si dhe për ata që praktikojnë marrëdhënie jomonogame.
 
Feeld publikoi raportin për takimet dhe duket se “anarkia në marrëdhënie” është një stil goxha i përdorur. Anarkia, në këtë rast, është një stil jotradicional marrëdhëniesh, i cili refuzon normat shoqërore dhe inkurajon krijimin e marrëdhënieve sipas kushteve personale.
 
“Anarkia në marrëdhënie” është një filozofi unike dhe e ndërlikuar për ndërtimin e marrëdhënieve, në të cilën përfshihesh në mënyrë aktive dhe me qëllim, që bazohet në parimet politike të anarkisë. Feeld zbuloi se pasi njerëzit njiheshin me përkufizimin e anarkisë në marrëdhënie, 50% e përdoruesve të aplikacionit dhe 20% e personave që nuk ishin pjesë e Feeld raportuan se e praktikonin tashmë këtë stil para se ta dinin që kishte një term për të.

Çfarë është “anarkia në marrëdhënie”?

Termi u krijua nga Andie Nordgren në një broshurë në vitin 2006 (më vonë e publikuar online). “Anarkia në marrëdhënie” është një stil marrëdhënieje ku nuk ka rregulla apo pritshmëri, përpos atyre që vendosin vetë individët në marrëdhënie. Praktikisht, hedh tutje idetë tradicionale të shoqërisë për marrëdhëniet dhe i përcakton sipas kushteve të tua, me partnerin/en apo partnerët.

“Anarkia në marrëdhënie” është një filozofi ku njerëzit ndjekin vlerat e tyre thelbësore për të krijuar marrëveshje të personalizuara për marrëdhëniet, në vend që të mbështeten në normat shoqërore,” thotë Dr. Heath Schechinger. “Njerëzit që përqafojnë këtë qasje zakonisht vlerësojnë autonominë dhe praktikat mungesën e hierarkisë në marrëdhënie”.

Manifesti fillestar i Nordgren për anarkinë në marrëdhënie përfshin nëntë parime, të cilat mund të personalizohen nga ata që e praktikojnë. Këto përfshijnë ide si: “Dashuri dhe respekt në vend të të drejtës për kontroll”, që nënkupton se ndjenjat apo historia me dikë nuk të japin të drejtë ta kontrollosh atë person; “Beso më shumë”, që sugjeron se në vend që të kërkosh validim nga partneri për të ndjerë siguri në ndjenjat e tij/saj ndaj teje, duhet të zgjedhësh të besosh se nuk të do të keqen dhe thjesht mund të ketë edhe prioritete të tjera.
 
Një parim kryesor i kësaj tipologjie është heqja dorë nga çdo lloj hierarkie, domethënë nga ideja se një marrëdhënie romantike është më e rëndësishme se çdo marrëdhënie tjetër. “Bazohet në idenë se dashuria është e mjaftueshme dhe jo një burim i kufizuar që duhet ndarë me kujdes,” thotë Dr. Donna Oriowo, terapiste e marrëdhënieve.

Pse është komunikimi kaq i rëndësishëm në këtë tipologji marrëdhënieje?

Komunikimi është thelbësor në çdo marrëdhënie, por në “anarkinë në marrëdhënie” është jetik, sepse e ndërton marrëdhënien nga e para. Duhet të shprehësh qartë nevojat, kufijtë dhe pritshmëritë e tua.

“Sa më shumë njerëz të përfshirë, aq më shumë rritet nevoja për komunikim të qartë dhe të shëndetshëm,” shton Dr. Schechinger.

Në marrëdhënie tradicionale, pritshmëritë shpesh bëhen supozime, që kthehen në pakënaqësi, lëndime dhe ndarje. Ky stli marrëdhënieje kërkon që të mos biesh në këtë cikël, por të flasësh që në fillim.
 
Komunikimi me personat jashtë marrëdhënies gjithashtu mund të jetë i rëndësishëm, sidomos nëse ndiheni të keqkuptuar. “Mund të shkoni kundër asaj që shoqëria e konsideron të ‘duhur’, dhe kjo mund të nxisë reagime nga familjarët apo miqtë,” thotë Oriowo.
 
Por mos harro: mënyra si duket marrëdhënia jote është vetëm çështje që të përket ty.

Artikuj të sugjeruar: