Në përpjekje për të krijuar një imazh të rafinuar, njerëzit shpesh e teprojnë – dhe në vend që të lënë mbresa, lënë një shije të çuditshme. Qoftë përmes frazave në frëngjisht, korrigjimit të gramatikës, apo diskutimeve për verë të shtrenjtë, këto sjellje që duken "klas" shpesh i bëjnë të tjerët të mendojnë: “Po lodhet shumë i/e shkreti/a.”
Sepse ka një vijë shumë të hollë mes klasit dhe mendjemadhësisë. Dhe kur ajo kalon, gjithçka e hijshme shndërrohet në ndjesi të sikletshme.
Ja cilat janë 11 sjellje që duken "klas”, por në fakt i bëjnë njerëzit të ndihen keq:
1. Korrigjimi i gramatikës gjatë bisedës
Thuhet “kam ardhur”, jo “kam ardh.” E kuptuam që e njeh gramatikën, por ta thuash në mes të një bisede është një mënyrë perfekte për t’u dukur... arrogant/e. Komunikimi ka të bëjë me lidhjen, jo me përsosmërinë. Askush nuk ka ardhur në darkë për të dhënë provim gjuhe.
2. Përmendja e emrave të famshëm
“Në fakt, unë e kam takuar atë kur ishim në një event privat në Capri…” - Askujt nuk i intereson. Kjo quhet name-dropping dhe tingëllon si përpjekje për t’u dukur i rëndësishëm. Nëse s’ka lidhje me bisedën, thjesht tingëllon sikur po përpiqesh shumë të dukesh dikushi.
3. Të flasësh për rregullat e etiketës në darka të zakonshme
Nëse je në një darkë normale fillon të flasësh për rendin e lugëve si në darkat formale, bëhesh pengesë për shijimin e ushqimit. Eleganca nuk është të tregosh që i di rregullat, por t'i bësh të gjithë të ndihen mirë – edhe nëse përdorin pirunin e ëmbëlsirës për sallatën.
4. Të flasësh vetëm për hobi të shtrenjta
“Bëmë ski në Zermatt, ishte magjike!” – Thënë në një tryezë ku dikush po rrëfen se s’po ia del me qiranë. Hobit e tua janë mrekulli, por lexo pak dhomën. Nëse çdo histori përfshin avionë privatë dhe spa në Maldives, njerëzit do mendojnë që je ose i shkëputur nga realiteti, ose ke nevojë që të të kenë zili tërë kohës.
5. Ekspozimi i njohurive të thella për verën
Nëse një gotë verë e thjeshtë shndërrohet në leksion për nota frutash, me siguri nuk do të ftohesh sërish për darkë. Të dish për verën është super, por kur merr rolin e mësuesit/es, bëhesh lodhës. Thjesht thuaj “është shumë e mirë” dhe bëj një dolli.
6. Të vishesh shumë seriozisht për evente të zakonshme
Je në një piknik me fustan kokteji apo kostum tre pjesësh? Eleganca ka kohë dhe vend. Njerëzit do admirojnë stilin tënd, por nuk do të të përbuzin.
7. Përdorimi i tepruar i frazave të huaja
“C’est la vie”, “Bon appétit”, “Mea culpa” – herë pas here është bukur. Por kur çdo fjali përfshin një shprehje të huaj, fillon të tingëllosh si parodist/e. Për më tepër, mund të jetë acarim për ata që flasin vërtet atë gjuhë.
8. Të mbash stafin pranë gjatë eventeve familjare
Nëse dadoja, shoferi apo kuzhinieri janë të detyruar të jenë aty kur mund të kishin qenë me pushim, mesazhi që jep nuk është “klas” – është “nuk më interesojnë kufijtë personalë”. Edhe mysafirët ndihen në siklet kur shohin dikë që punon në sfond ndërsa të tjerët relaksohen.
9. Minimalizmi ekstrem në shtëpi
Shtëpia e gjitha e bardhë, pa libra, pa ngjyra, pa jetë… më shumë si muze sesa ambient për miq. Njerëzit ndihen në presion të mos lënë as gjurmë. E bukura është relative, por komoditeti është universal.
10. Dekori i kushtueshëm i shtëpisë që përdoret si ekspozitë
Nëse çdo gjë në shtëpi ka një histori prej mijëra eurosh dhe mezi pret të tregosh sa kushton çdo objekt – je më afër një udhëzuesi muzeu sesa një mikpritjeje të ngrohtë. Në vend që të frymëzosh, thjesht bën të tjerët të ndihen jo mjaftueshëm.
Të jesh i rafinuar nuk do të thotë të bësh të tjerët të ndihen inferiorë. Klas është ajo që nuk bërtet “shih sa klas jam!” – por që të bën të ndihesh rehat, i vlerësuar dhe i mirëpritur.
Artikuj të sugjeruar:
- 8 sjellje në tavolinë që ju bëjnë të dukeni të paedukatë
- 9 të vërteta të hidhura pse burrat martohen edhe kur s’janë të dashuruar
- 6 fakte të çuditshme që tregojnë pse dhe si tërhiqemi nga njerëz të caktuar
- 11 gjëra për të cilat burrat stresohen, por grave as që u hyjnë në sy
- 11 gjëra që njerëzit me IQ të lartë bëjnë sikur i pëlqejnë, por në fakt i urrejnë
Burimi: Your Tango