Celebrity

Kanye West flet për marrëdhënien me Taylor Swift

Shkruar nga Anabel

15 Shkurt 2024

Kanye West flet për marrëdhënien me Taylor Swift
Getty

Kanye West sqaroi gjithë situatën e aluduar se gjatë Super Bowl ai u detyrua të largohet nga vendi i tij, pasi ishte një radhë para Taylor Swift. Sipas një sqarimi në profilin e tij në Instagram, e vërteta është se largimi ndodhi sepse ai donte të takonte disa miq që ishin ulur diku tjetër dhe askush nuk e largoi nga vendi i tij.

Kanye West flet për marrëdhënien me Taylor Swift
Getty

Dhe si një përgjigje më e shtjelluar ndaj fansave të Swift, ai shpjegoi se nuk i konsideron ata si “armiq”, por nuk i do as si “miq”. “Që ta dini, unë i kam bërë më shumë mirë sesa keq karrierës së Taylor Swift”, e vazhoi ai arsyetimin më tej.

Kanye West flet për marrëdhënien me Taylor Swift
Instagram

Reperi u përball me shumë komente në X (ish-Twitter) nga fansat e Taylor të cilët i referohen shpesh negativisht prej debateve dhe inateve të hershme që ka pasur me këngëtaren.

Kanye West flet për marrëdhënien me Taylor Swift
Getty

Problemet mes Taylor dhe Kanye kanë nisur në 2016-ën kur reperi e përmendi në këngën “Famous” duke thënë në tekst se “ai mund të bëjë seks me Taylor” sepse e bëri atë të famshme.

Më pas, Taylor zbuloi se nuk e ka lejuar kurrë të përdorë emrin e saj në tekstin e këngës.
Debati vetëm degradoi me publikime diskutimesh dhe regjistrime të edituara për vërtetësinë e këtij lajmi dhe më pas me kunja nëpër skenat më të mëdha botërore. Jo më kot kudo ata janë bashkë ka gjithmonë diskutime dhe pritet të ndodhë diçka.

Artikuj të sugjeruar: