Moderatori i “Big Brother VIP Kosova”, Alaudin Hamiti, ka reaguar në lidhje me ndërprerjen e transmetimit të drejtpërdrejtë të dy kanaleve të reality show-t.
Në një postim në Instagram, Hamiti shkruan se “e kupton interesimin dhe impaktin” që ka programi, por fton shikuesit që “të mos keqinformojnë sa për klikime”.
Në reagimin e tij, ai bën me dije se ndërprerja e transmetimit ka ndodhur si pasojë e një problemi teknik dhe hedh poshtë pretendimet për dhunë fizike.
Pas bllokimit të kanaleve, shumë ndjekës shkruan se ka ndodhur një përplasje fizike midis Ganiut dhe Bleros brenda shtëpisë. “Aludimet për dhunë fizike që po qarkullojnë në rrjete sociale janë të rreme,” shkruan moderatori.
“Materalin e papublikuar në transmetim të drejtpërdrejtë të BBVK mund ta gjeni në YouTube,” shton ai.