Kim Kardashian ka rritur ndjeshëm sigurinë për katër fëmijët e saj, North, Saint, Chicago dhe Psalm, për shkak të tensioneve të vazhdueshme me ish-bashkëshortin e saj, Kanye West. Sjellja dhe veprimet ofenduese të reperit në rrjete sociale kanë ngritur shqetësime për mirëqenien e fëmijëve, aq më tepër pasi ai nuk ka “kursyer” së ofenduari as vetë nënën e tyre.
Burime për The U.S. Sun bëjnë të ditur se Kim ka ndërmarrë masa të forta sigurie gjatë dërgimit dhe marrjes së fëmijëve në shkollën private që ndjekin në Kaliforni. Në mëngjes, fëmijët shoqërohen nga 3-4 dado me automjet të blinduar, ndërsa shoqërohen edhe nga truproja të armatosur.
“Kim kërkon që fëmijët të jenë të sigurt dhe të kenë një rutinë sa më normale,” tha një burim i afërt me familjen.
Shkolla është mësuar me fëmijët e të famshmëve dhe stafi përpiqet që jeta e tyre e përditshme të jetë sa më normale. Në mënyrë të veçantë, North West, sipas raportimeve, përshkruhet nga stafi si një fëmijë shumë social.
“North është shumë karizmatike dhe po fiton vëmendje për talentet e saj. Nxënësit e tjerë e pëlqejnë dhe duan ta njohin,” – shtoi burimi.
Për të përballuar oraret dhe nevojat e fëmijëve, Kim ka në dispozicion një ekip me rreth 10 dado, burra dhe gra, që kujdesen për fëmijët në mënyrë të pandërprerë, 24/7.
Ndërkohë, Kanye West ka vazhduar të sulmojë Kim-in në rrjete sociale, duke pretenduar se nuk e lejon të shohë fëmijët e tij. Ai ka krahasuar marrëveshjen e kujdestarisë me një regjim "vizitash në burg", duke thënë se nuk e ka parë Saint gjatë gjithë vitit.
Por burime pranë familjes e mohojnë këtë, duke theksuar se West mund t’i shohë fëmijët në çdo kohë, thjesht Kim është shumë e kujdesshme që ata të mos përfshihen në situata kaotike.
“Kanye ka qenë në Los Angeles për disa muaj dhe nuk ka kërkuar t'i shohë ato, përveç North, deri një javë para se të largohej sërish,” – tha një burim për Daily Mail.
Në një nga këngët e tij më të fundit, “Heil Hitler”, Kanye fajëson Kim-in për shpërthimet e tij antisemite, duke pretenduar se ajo e ka kthyer në një “nazist” pasi nuk e lë të shohë fëmijët.
Artikuj të sugjeruar:
- Kanye West dhe Bianca Censori shtrohen në një klinikë rehabilitimi në Spanjë
- Pas telefonatës me fëmijët, Kanye West thotë se ka hequr dorë nga deklaratat antisemitike
- Gjuhë urrejtjeje dhe antisemitizëm: Kënga e re e Kanye West shkakton polemika
- Çfarë?! Kanye West thotë se duhet të kishte pasur fëmijë me Paris Hilton, jo me Kim-in!
- Çfaaarë?! Kanye West thotë se ka kryer marrëdhënie seksuale me kushëririn e tij 6-vjeçar O.o
- Kanye West sulmon familjen Kardashian:
- Bashkëprindërimi s’po ecën! Kim do që të heqë kujdestarinë e fëmijëve nga Kanye