
Derna, Libi

Ekipet e shpëtimit pranë një ndërtesë të shkatërruar si pasojë e stuhisë shkatërrimtare që goditi Libinë. Sipas shkencëtarëve, ndotja e karbonit solli edhe shira më të dendur dhe përmbytje më të madha në Greqi dhe Libi. Gjithashtu, edhe faktorët njerëzorë luajtën rolin e tyre në këtë mot ekstrem që solli edhe fatkeqësi të tilla.
Eagle Pass, Teksas, SHBA

Jose, një emigrant 23-vjeçar nga Venezuela, pushon me mbesën e tij katërvjeçare Ilaea ndërsa kërkon një pikë hyrjeje në SHBA. Ata kalojnë bregun me tela me gjemba të lumit Rio Grande në Eagle Pass.
Zhytomyr, Ukrainë

Një ushtar ukrainas qëndron në pozicion luftarak pranë kufirit me Bjellorusinë, në rajonin Zhytomyr. Gjatë kësaj jave, presidenti Zelensky kreu vizita në SHBA dhe Kanada, për të kërkuar ndihmë ushtarake dhe jo vetëm, si dhe për të dhënë mesazhe optimiste mbi përparimin e luftës.
Derna, Libi

Një djalë i vogël, i cili i mbijetoi stuhisë vdekjeprurëse që goditi Libinë, kërcen dhe luan me vëllezërit e tij në një klasë në shkollën “Um Almoumanen”.
Jeruzalem

Një hebre kryen ritualin Kaparot, në të cilin pulat e bardha sakrifikohen si një gjest simbolik përpara Yom Kippur, në “Ditën e Shlyerjes”.
Wimereux, Francë

Një gomone e dëmtuar dhe e përdorur nga emigrantët dergjet planë plazhit. Ndërkohë, situata e emigrantëve është bërë serioze dhe kostoja e strehimit të azilkërkuesve nëpër hotele në Mbretërinë e Bashkuar është rritur ndjeshëm, deri në 8 milionë paundë/ditë, sipas raportit vjetor të Home Office.
Jerevan, Armeni

Oficerët e policisë ruajnë ndërtesën e qeverisë gjatë përleshjeve të shumta me protestuesit, të cilët i bëjnë thirrje Nikol Pashinyan, kryeministrit armen, të japë dorëheqjen. Mijëra protestues kanë dalë në rrugët e kryeqytetit, pasi Azerbajxhani nisi një sulm ushtarak në rajonin Nagorno-Karabak.
Berlin, Gjermani

Studentët marrin pjesë në një portestë globale. Mijëra aktivistë të klimës në mbarë botën kanë bërë thirrje për t’i dhënë fund djegies së faktorëve që ngrohin planetin, ndërsa shumë vende po vuajnë nga kushtet ekstreme të motit.
Berlin, Gjermani

Njerëzit ecin nën Portën e Brandenburgut pasi aktivistët e klimës së brezit Letzte hodhën bojë mbi kolonat e saj.
Port-au-Prince, Haiti

Njerëzit dalin të armatosur në rrugë duke kërkuar largimin e kryeministrit, Ariel Henry, në Port-au-Prince. Bosi i fuqishëm i bandës së Haitit, Jimmy Chérizier, ka bërë thirrje për një kryengritje të armatosur, me qëllim rrëzimin e kryeministrit.
Piedras Negras, Meksikë

Njerëzit kalojnë urën Puente Negro Ferrocarril ndërsa lundrojnë në lumin Rio Grande për një të gjetur një pikë hyrjeje në SHBA, përmes Eagle Pass.
Andriivka, Ukrainë

Një komandat i njësisë sulmuese, vrapon për t’u pozicionuar në vijën e parë. Brigada e tij njoftoi se kishte rimarrë vendbanimin e shkatërruar nga lufta në jug të vendit.
Goma, Republika Demokratike e Kongos

I afërmi i një prej personave të vrarë në fund të gushtit nga ushtria, kërkon emrin e familjarit në një vend varrimi. Tri javë pas vrasjes së më shumë se 50 civilëve gjatë një përplasje me trupat e armatosur, familjarët e viktimave, më në fund, arritën të varrosnin familjarët.
Kiev, Ukrainë

Banorët e një zone të kryeqytetit shohin dëmet që ka sjellë goditja nga një sulm ajror e raketë.
Lampedusa, Itali

Një varkë e rojes bregdetare italiane transporton emigrantë, si turistë pranë portit të ishullit siçilian. Giorgia Meloni, kryeministrja e Italisë, tha këtë javë se nuk do të lejonte që vendi të bëhej "kampi i refugjatëve të Europës", pasi mijëra njerëz që kërkonin strehim zbarkuan në brigjet e Italisë, duke bërë që Franca të forcojë kontrollet në kufirin e saj me Italinë.
Dakar, Senegal

Një besimtar musliman gjatë ceremonisë së lutjes që kryhet në det. Njerëzit u mblodhën në një ceremoni që kremton lutjen nga themeluesi i vëllazërisë, Cheikh Amadou Bamba. Ai kreu këtë lutje kur i internua në Gabon nga francezët.
Adre, Chad

Një aktiviste suedeze, e cila ia doli t’ia mbathte nga konflikti në Geneina në rajonin e Darfur-it, tregon plagët e saj nga një sulm në kampin ku ajo qëndronte.
Andriivka, Ukrainë

Një ushtarak ukrainas pi një cigare ndërsa fshihet nga granatimet në një bunker në vijën e frontit
Baikonur, Kazakistan

Anija kozmike Soyuz MS-24 që mban ekuipazhin e formuar nga astronauti i NASA-s Loral O'Hara dhe kozmonautët Roscosmos Oleg Kononenko dhe Nikolai Chub, shpërthen drejt Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës nga baza e lëshimit.
Chonburi, Tailandë

Uji i detit bëhet i gjelbër për shkak të lindjes së planktonëve në brigjet lindore të Tailandës. Kjo krijon edhe një “zonë të vdekur ujore” dhe kërcënon jetesën dhe burimin e të ardhurave të peshkatarëve vendas që mbledhin midhje.