
Një jetë pasive ndikon në personalitetin, këndvështrimin dhe qasjen tënde karshi botës, si dhe ndjesinë e fuqizimit dhe zhvillimit personal. Përmes disa situatave, mund ta kuptosh nëse ke përballë një person që bën një jetë pasive, apo vetë ti ke rënë pre e pasivitetit.
Si e shohin botën njerëzit që bëjnë një jetë pasive?
Ia lënë në dorë gjithçka fatit
Besojnë se gjërat thjesht ndodhin dhe ti s’mund të bësh asgjë për t’i ndryshuar
Ngatërrojnë dështimin me fatin
Mendojnë se “fati” është çelësi për të pasur sukses në çdo aspekt të jetës
Si komunikojnë njerëzit që bëjnë një jetë pasive?
Komunikimi i tyre karakterizohet nga shprehje që tregojnë hezitim dhe që pothuajse kurrë fraza nuk përfundohet
Kërkojnë shuuuumëë aprovim, për gjithçka që thonë
Japin sugjerime dhe nëse askush nuk ua kërkon
Mendojnë se të tjerët nuk meritojnë shumë merita për arritjet e tyre
Në marrëdhënie me të tjerët
Duan të pranohen dhe ndryshojnë qasjet e tyre që të ndihen pjesë e një grupi
Vendosin nevojat e të tjerëve para atyre personale
Thonë “po” kur duan të thonë “jo”
Kërkojnë ndjesë, edhe nëse ka ndodhur diçka shumë e vogël
Artikuj të sugjeruar: