Sport

Ç’ndodhi në finalen e Kupës së Botës? FIFA po investigon Nusretin

Shkruar nga Anabel

23 Dhjetor 2022

Ç’ndodhi në finalen e Kupës së Botës? FIFA po

FIFA ka nisur një hetim mbi mënyrën sesi Nusreti, një shef kuzhine i njohur dhe me pseudonimin Salt Bae, hyri në fushë pas finales së Kupës së Botës në Katar.

Kuzhinieri turk, i cili zotëron një varg restorantesh Nusr-Et në qytete përfshirë Londrën, Dubain dhe New York-un, u shfaq duke mbajtur, puthur dhe pretenduar të spërkasë kripë mbi trofeun e Kupës së Botës, madje duke ndërprerë festimet e lojtarëve të Argjentinës pas fitores kundër Francës.

Ç’ndodhi në finalen e Kupës së Botës? FIFA po

Trofeu supozohet të preket ose mbahet vetëm nga një grup i zgjedhur njerëzish, duke përfshirë fituesit e turneut dhe zyrtarët e FIFA-s.

Ç’ndodhi në finalen e Kupës së Botës? FIFA po

Nusreti  shihet gjithashtu duke u përpjekur të tërheqë vëmendjen e kapitenit të Argjentinës, Lionel Messi, pas ndeshjes.

Ç’ndodhi në finalen e Kupës së Botës? FIFA po

FIFA po heton se si ai ia doli të hyjë në fushë pas ceremonisë së shpalljes së Argjentinës kampione bote.

Ç’ndodhi në finalen e Kupës së Botës? FIFA po

Nusret Gökçe u bë viral në rrjetet sociale në vitin 2017, pasi një video tregonte metodën e tij unike të përgatitjes së biftekut dhe hedhjes së kripës.