
Kupa e Botës për këtë vit rezervoi shumë surpriza dhe njëra prej tyre ishte pikërisht kualifikimi i Marokut, ekipi i së cilit eliminoi Portugalinë, me rezultatin final 1:0.
Pas Marokut, u kualifikua edhe Franca, e cila eliminoi Anglinë, çka do të thotë se të dyja skuadrat do të ndeshen në gjysmëfinalen e Kupës së Botës.
Gjithsesi, para gjysmëfinales ka festë dhe trazira. Duke marrë parasysh numrin e madh të shtetasve marokenë që jetojnë në Paris, sigurisht edhe banorët vendas, pati festime të mëdha dhe shumë emocion që kaloi nga ekranet ku transmetohej ndeshja, në rrugë.
Tirs de mortier d’artifice et gaz lacrymogène sur les Champs-Élysées. #MARPOR https://t.co/ARI3yiy6l2 pic.twitter.com/HyWWYrNcqc
— Clément Lanot (@ClementLanot) December 10, 2022
Kjo solli edhe arrestimin e të paktën 74 personave, disa prej të cilëve nuk hezituan të përplaseshin me policinë franceze. Kjo e fundit, u detyrua të përdorte gaz lotsjellës karshi turmës.


Tanimë, ndërkohë që skuadrat përkatëse po përgatiten për ndeshjen e gjysmëfinales, policia po merr masat e duhura për të mbajtur nën kontroll situatën, pasi sipas parashikimeve, ndeshja mund të trajtohet si një derbi në kryeqytet.
Artikuj të sugjeruar:
- Cristiano Ronaldo flet për largimin nga Kupa e Botës: ‘Fatkeqësisht, dje ëndrra mbaroi’
- Njerëzit në shok: Eleminohet Brazili nga Kupa e Botës
- Një mace ndërpret konferencën e ekipit të Brazilit dhe shkakton siklet, të qeshura dhe reagime
- 10 njerëzit, 10 ngjarjet dhe 10 fjalët më të kërkuara në Google për vitin 2022!
- Dikush në TikTok thotë se udhëton në kohë dhe na tregon fituesin e Kupës së Botës 2022
- Gjermania dhe Belgjika u eliminuan nga Kupa e Botës 2022 dhe interneti nuk po merr dot veten
- Stéphanie Frappart hyn në histori në Kupën e Botës 2022
- Çfarë ndodhi? Cristiano Ronaldo mendoi që shënoi golin rekord, por jo
- Pse futbollistët e Kupës së Botës mbajnë këto maska ??të çuditshme?