Gjatë gushtit të vitit 2022, rrjetet sociale shpërthyen nga një bashëpunim të cilin vështirë se njerëzit e kishin marrë me mend: komediani Olsi Bylyku dhe aktori shqiptar i njohur ndëkombëtarisht, Nik Xhelilaj. Të dy, po xhironin një ndër filmat e parë aksion-komedi profesionalë në Shqipëri, një zhanër shumë i pëlqyer në botë, por i paeksploruar më parë në forma dinjitoze në vendin tonë.
Ishin regjisori dhe skenaristi i filmit, Aldo Marku, së bashku me kompaninë e prodhimit Blueberry’s Productions ata të cilët krijuan këtë dyshe për rolet kryesore të projektit. Që prej gushtit, kureshtja ka qenë e madhe rreth detajeve të tjera të prodhimit, historisë që trajton, kastit të plotë si dhe datës së premierës në Shqipëri.
Sot, më në fund u publikua trailer-i i parë i filmit të shumëpritur!
Nëse menduat se Olsi dhe Niku ishin emrat e vetëm të njohur në këtë prodhim, e keni gabim! Kasti i aktorëve përfshin emrat të mirënjohur të kinemasë shqiptare në botë dhe në vend, që nga Arben Bajraktaraj (i njohur më së shumti për rolin e tij si Marko nga Tropoja në filmin “Taken”), tek legjenda Alfred Trebicka, Emiljano Bufazi, Gert Ferra, Klodian Hoxha, Bujar Asqeriu, etj. Sara Kolami rikthehet në ekran si aktore, këtë herë në rolin e Minës, të dashurës coquette në Xhinos. Eva Murati gjithashtu shfaqet në trailer, ndaj dyshimet tona janë që ndoshta do të jetë interesi “romantik” i personazhit të Nik Xhelilaj.
View this post on Instagram
Personazhe të tjerë që identifikuam ishin reperi Solo, Kampioni i Europës në Muay Thai, Ervis Bici, si dhe Besnik Tafallari, i njohur gjithashtu ndërkombëtarisht si sozia e aktorit Jason Statham.
Filmi duket me nota shumë perëndimore, me një imazh dinamik dhe batuta komike. Ne na mbetet vetëm të presim premierën e tij në 12 janar dhe deri atëherë, të ndjekim çdo zhvillim përmes rrjeteve sociale, në profilin zyrtar të filmit në Instagram, policeperkoke.